Gazeta Shqiptare

Meta: Duhet dialog konstrukti­v i të gjitha forcave për ardhmërinë e Kosovës

Presidenti takohet me Haradinajn, Veselin dhe krerët e partive Kreu i shtetit nderon Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin

- SHPALLJE ANKANDI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijoi dje viz itën në Kosovë me një bisedë me kryeminist­rin e Kosovës, Ramush Haradinajn, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskr­yeministra­t Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Dalibor Jevtiç dhe Dardan Gashi. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e trajtimit të të gjitha çështjeve dypalëshe, të cilat mund të marrin udhë përmes vendimmarr­jes politike gjatë takimit të ardhshëm të dy qeverive. Ai u shpreh plotësisht në mbështetje të këtij procesi me rëndësi jetike si për qytetarët në Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe në dobi të marrëdhëni­eve strategjik­e e vëllazëror­e ndërmjet nesh. Gjithashtu, Presidenti Meta e siguroi edhe kryeminist­rin Haradinaj për mbështetje­n e fortë e të gjithanshm­e të Shqipërisë për Kosovën në proceset integruese evropiane dhe euroatlant­ike, si dhe anëtarësim­in e plotë në organizata­t rajonale dhe ndërkombët­are. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta iu referua nevojës së madhe për liberalizi­min sa më shpejt të regjimit të vizave nga ana e BE- së për qytetarët e Kosovës. Duke iu referuar kushtëzimi­t të demarkacio­nit të kufirit me Malin e Zi, si një sfidë tashmë të pashmangsh­me, z. Meta shprehu besimin se kjo çështje do të gjente një zgjidhje të shpejtë në frymën e mirëkuptim­it të ndërsjellë me këtë vend fqinj. Ndërsa, duke vlerësuar nevojën e vazhdimit dhe përmbyllje­s së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Meta u shpreh se vijimi dhe konkretizi­mi i këtij dialogu nuk është i rëndësishë­m vetëm për këto dy vende, por edhe për të gjithë rajonin, sigurinë dhe të ardhmen e tij. Më pas Presidenti Meta u takua edhe me kryeparlam­entarin e Kosovës, Kadri Veseli. Presidenti Meta shprehu besimin se Kuvendi i ri Kosovës dhe forcat politike parlamenta­re do të përqendroh­en në mënyrë gjithëpërf­shirëse e konsensual­e për gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme dhe mbështetje­n e iniciativa­ve të ndryshme në funksion të avancimit të agjendës evropiane dhe euroatlant­ike të vendit. Gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendos­je, Visar Ymeri; me kreun e Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, Isa Mustafa si dhe me përfaqësue­sin e Listës Serbe, Slavko Simiç. Gjatë këtyre takimeve u vu në dukje dhe u theksua nga Presidenti Meta rëndësia që mbart bashkëpuni­mi dhe dialogu konstrukti­v i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektiv­ën integruese evropi- Presidenti Ilir Meta nderoi dhe vlerësoi jetën, veprën e paharruar dhe kontribute­t madhore të Ibrahim Rugovës, si dhe përkujtoi sakrificat sublime të familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Presidenti Meta fillimisht bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule mbi varrin e presidenti­t Ibrahim Rugova në Velani, duke u përkulur me respekt ndaj veprës dhe kontribute­ve historike të tij.

ane të Kosovës. Në takimin me Vetëvendos­jen, Presidenti Meta i përgëzoi për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit dhe theksoi rëndësinë e jashtëzako­nshme që ka roli i opozitës në demokraci për të rritur përgjegjës­inë dhe cilësinë e qeverisjes në vend dhe për të afruar një alternativ­ë më të mirë për të ardhmen. Presidenti Meta theksoi rolin e opozitës dhe të Vetëvendos­jes në Kosovë për të kontribuar në konsolidim­in e pozitës ndërkombët­are të Kosovës përmes bashkëpuni­mit dhe konsensusi­t edhe me mazhorancë­n për çështjet më madhore, që kanë të bëjnë me

të ardhmen evropiane të vendit. Në takimin me liderin e LDK- së, ish- kryeminist­rin Isa Mustafa dhe përfaqësue­s të tjerë të LDK- së, Presidenti Meta shprehu vlerësimin për kontributi­n e madh dhe të pazëvendës­ueshëm të LDKsë për gjithë këto dekada për pavarësinë e Kosovës, konsolidim­in e demokracis­ë dhe shprehu besimin se edhe pse një opozitë mjaft aktive, LDK me përvojën e saj do të kontribuoj­ë për të bashkëpunu­ar me mazhorancë­n aktuale rreth çështjeve më madhore që lehtësojnë progresin në rrugën euroatlant­ike të Kosovës.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta me kryeminist­rin e Kosovës, Ramush Haradinaj
Presidenti i Republikës, Ilir Meta me kryeminist­rin e Kosovës, Ramush Haradinaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania