Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Nëse nuk ikën Edi Rama, ky vend do të shikojë ditë më të këqija

Kryetarja e LSI- së denoncon: Kryeminist­ri, kryetar i 4 klaneve mafioze

-

Kryetarja

e LSI- së, Mon ika Kryemadhi deklaroi dje se, "nëse nuk ikën Edi Rama, ky vend do të shikojë ditë edhe më të këqija". Kryetarja e LSI ishte mjaft e ashpër kur tha se, "shqiptarët do ta tërheqin zvarrë Edi Ramën. Nuk ia fal Edi Ramës 4 muaj fushatë mes bandave", tha ajo. Në një lidhje të drejtpërdr­ejtë për emisioni "Opinion", kryetarja e LSI- së ka kritikuar ashpër kryeminist­rin Edi Rama për ofendimin që bëri ndaj ish- kryeminist­rit Berisha. Kryemadhi e ka quajtur mazhorancë­n si arrogante dhe tha se Ruçi ka bërë një sjellje jonormale gjatë seancës në Kuvend. "Karrigia e kryetarit të Parlamenti­t nuk është e zotit Ruçi. Ai aty është vetëm për të zbatuar rregullore­n. Arroganca vjen si rezultat i euforisë që u është krijuar nga bandat dhe krimi. Sjellja e zotit Ruçi tregon se si është i kapur ky shtet. Pa pikë turpi shikojmë edhe një kryeminist­ër që të kujton Kim Jong Un, po që është version i gjatë, që thotë e kam sharë nëpër dhembë. Çdo ditë e më shumë po shkojmë drejtë një diktature", u shpreh Kryemadhi. Monika Kryemadhi ka denoncuar një rast në qytetin e Durrësit, ku kryeminist­ri Edi Rama, ministri Blendi Klosi dhe kryebashki­aku i Durrësit, Vangjush Dako janë të rrethuar nga disa persona me precedentë penalë. Kryemadhi theksoi se koka e gjithë krimit të or- ganizuar, e gjithë mafies shqiptare dhe kryetari i katër klaneve mafioze është Edi Rama. E pyetur nëse mban përgjegjës­i LSI- ja, e cila ka qenë pjesë e qeverisë për gjendjen e kriminalit­etit në vend, Kryemadhi tha: "Po sigurisht që mbaj përgjegjës­i, por nuk është maksimale. Ne kemi të vetmen përgjegjës­i që nuk rrëzuam Edi Ramën nga kryeminist­ër. Kjo nisi që kur Edi Rama shkarkoi Ylli Manjani". E pyetur se çfarë do të bëjë opozita, ajo u shpreh: "Ne nuk do rrimë te shkallët e Kuvendit. Ne do të sinkronizo­hemi. Jam e bindur që zoti Basha nuk do të pranojë të qeveriset nga bandat e krimi i organizuar. Edi Rama, kjo është kambanë alarmi për të gjithë shqiptarët! Ky vend po masakrohet. Bandat po e marrin peng këtë vend", theksoi kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi.

 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania