Gazeta Shqiptare

Arrestohet në portin e Durrësit turku i kërkuar për terrorizëm

Tentoi të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikua­r, prokuroria: Të lihet në burg Gjykata: Të paguajë 150.000 lekë që të lirohet

-

Pak ditë pas arrestimit të shtetasit turk Mu hammed Aydogmus, bashkë me familjen në port, pasi u kapën me pasaporta false, policia e Durrësit ka dhënë detajet lidhur me rastin. Pas hetimeve të kryera në bashkëpuni­m më Zyrën e Interpolit Tiranë, u evidentua se 39- vjeçari Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar për organizatë terroriste nga Gjykata e Lartë kriminale turke. Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracioni­n Durrës bënë arrestimin e përkohshëm të tij, duke kryer të gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimi­n drejt Turqisë.

ARRESTIMI

Muhammed Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua më datë 08.10.2017, ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshor­tes së tij. Kjo pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta, të cilat dyshohej se ishin të falsifikua­ra. Mësohet se më datë 11.10.2017, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkohshëm të tij, pasi kërkohej nga shteti turk për organizatë terroriste.

VENDIMI GJYQËSOR

Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës me datë 09.10.2017 mësohet të ketë shkuar kërkesa e prokuroris­ë për vleftësim të ligjshëm të arrestimit dhe caktim masë sigurimi personal, atë të "Arrestit në burg" ndaj Muhamed Yasir Aydogmus. Gjithashtu, prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë "Ndalim dhe detyrim qëndrimi në një vend të caktuar" ndaj shtetases Nermin Aydogmus e dyshuar për veprën penale "Falsifikim i letërnjoft­imeve i pasaportav­e ose i vizave" dhe "Kalim i paligjshëm i kufijve shtetërorë". Ndërkohë ndaj shtetasit turk, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrance. Gjithashtu, vendosi masën e sigurisë "arrest në burg", për shkak të rrezikut të ikjes, por ai mund të qëndrojë në gjendje të lirë, duke paguar një garanci pasurore. Konkretish­t i arrestuari Muhammed Yasir Aydogmus do të qëndrojë në gjendje paraburgim­i deri në pagimin e garancisë pasurore në shumën prej 150.000 lekë, deri më datën 14.10.2017. Ndërkaq ndaj shtetases turke Nermin Aydogmus, u caktua masa e sigurisë "Detyrim për t'u paraqitur para policisë gjyqësore".

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

 ??  ?? Muhammed Aydogmus
Muhammed Aydogmus

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania