Gazeta Shqiptare

BUTRINTI Forumi i Trashëgimi­së ‘ rrëzon’ Kumbaron: Është gërmuar 30 cm, betoni është ndërtim

Gjashtë pikat që kundërshto­jnë mbrojtjen e ministres për ndërtimin në zonë arkeologji­ke A

-

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimi­së ka analizuar e kundërshtu­ar mbrojtjen që ministrja e Kulturës, Mirela Kumabro i bëri projektit të pikës së shërbimit- kafene në Butrint. Përmes një postimi në “Facebbok”, Forumi argumenton se pse ai ndërtim dëmton sitin, jo vetëm duke gërmuar nëntokën, por edhe duke e dyfishuar hapësirën e përdorur nga 64 metra në 157 metra katrorë.

REAGIMI I PLOTË

Pas pesë orësh diskutime në komisionin parlamenta­r, ku ministrja Kumbaro u vendos nën kritika edhe nga vetë deputetët socialistë për skandalin e ndërtimit në Butrintit, duhet theksuar edhe njëherë se ky ndërtim nuk është i paligjshëm. Nëse do të ishte i tillë, do të akuzonim të gjithë sot firmën private. Ndërtimi në Butrint është ligjëruar, licencuar dhe ka mbrojtjen e plotë të Ministrisë së Kulturës, e cila ka përgatitur ligjin, udhëzimet dhe është vetëfirmos­ëse e të gjitha lejeve të dhëna. Për këtë qëllim, Forumi dhe të gjithë zërat publikë po kritikojnë Kumbaron dhe konceptin e saj për zhvillimin e parkut të Butrintit.

Më poshtë disa pika në vijim të seancës së djeshme dhe dokumentev­e të publikuara:

1. Ministrja pranoi se nuk ka përgatitur planin e menaxhimit të parkut të Butrintit, sepse, sipas saj, nuk ka pasur kohë. Që këtu zbulohet nxitimi i saj për të dhënë një leje për biznes privat, me afat disavjeçar, ndërkohë që në planin e menaxhimit mund të propozohet një zgjidhje tjetër. Kjo i ngjan lejeve abuzive për ndërtime që dhanë për 20 vjet kryetarët e bashkive, pa pasur një plan rregullues të qyteteve. Katrahurën urbanistik­e e vuajmë të gjithë sot.

2. Ndërtimi i ri që po ngrihet rreth 50 larg teatrit antik ( apo amfiteatri­t, siç e quan Kumbaro) është një bar- kafe private. Këtë e provon edhe projekti i IMK i publikuar dje nga vetë stafi i Kumbaros “Coffee bar service point”. Ministrja nuk iu përgjigj argumentit të arkeologëv­e se përse kjo kafe nuk ndërtohet jashtë zonës arkeologji­ke, ku mund të evitohen dëmtimet ndaj sitit.

3. Ligji i trashëgimi­së, në nenin 30, pika 3 thekson se “Ne zonat arkeologji­ke “A” është ˜ e ndaluar çdo lloj ndërhyrjej­e me karakter ndërtimor”. Justifikim­i i ministrisë është se nuk po ndërtohet objekt i ri, por vetëm rehabilito­het ndërtesa ekzistuese e vjetër. Dokumentet e oficerit të policisë gjyqësore që ka bllokuar punimet më datë 2 tetor, dëshmojnë se objekti ekzistues ( shtëpia e arkeologëv­e) ka një sipërfaqe prej 64 metra katrorë, ndërkohë që dy shtesat e reja zënë rreth 157 metra katrorë të parkut. Pra, “rehabiliti­mi” zë dy herë më shumë truall se vetë ndërtesa ekzistuese.

4. U justifikua që ndërtimi i ri nuk prek nëntokën dhe bëhet fjalë për “beton të varfëruar”. Projekti i IMK vërteton atë që shikojmë të gjithë me sy, është gërmuar një themel me beton prej 30 cm dhe është vendosur, gjithashtu, një shtresë hekuri. Ministres i duhet shpjeguar që çdo objekt që ka beton dhe hekur quhet ndërtim, pa- varësisht prapashtes­ës “i përkohshëm”. Më poshtë edhe përkufizim­i i ndërtimit në ligjin Nr. 107/ 2014, Për Planifikim­in dhe zhvillimin e Territorit: “Ndërtim” është çdo objekt qe ndërtohet ose instalohet ne ˜ territor, me vendosje te palëvizshm­e apo te ˜ përkohshme, dhe qe zhvillohet nën dhe/ ose mbi toke.”

5. Justifikim­i se ndërtimi i kafes private nuk prek murin antik është një gënjeshtër tjetër. Vetë leja e dhënë nga Ministria e Kulturës dhe IMK e titullojnë punimin: “Rehabiliti­mi dhe ndërtimi i pikave të shërbimit te muri antik”. Projekti dëshmon se ndërtimi i ri modern me bazament betoni po prek murin antik në pjesën anësore të godinës ekzistuese të arkeologëv­e. Edhe fakti i Kumbaros që kjo godinë e ka mbuluar murin antik nga syri i vizitorëve gjatë 70 viteve të fundit, sepse është ndërtuar në periudhën e diktaturës, nuk e zhbën përgjegjës­inë e saj për të mbuluar edhe atë pak pjesë që ka mbetur nga muri. Me këtë logjikë, ministri i radhës i Kulturës, do të shtojë sipërfaqen e kafeve dhe restorante­ve në park, sepse e para që e bëri këtë ishte Mirela Kumbaro.

6. Për sa i përket akuzës për pengimin e gazetarëve që të hyjnë në ambientet e Butrintit, Kumbaro përdori si justifikim Nenin 16, pika 2 të ligjit të Trashëgimi­së, i cili thekson: “Fotografim­i, filmimi ose regjistrim­i kompjuteri­k dhe publikimi i objekteve të trashëgimi­së kulturore, të ekspozuara në muzetë vendore, bëhet pasi të jetë marrë autorizim nga institucio­ni shtetëror, në varësi të të cilit eshtë muzeu. Për objekte të tilla, të ekspozuara në muzetë kombëtare, leja miratohet nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.”

Pra, leja me sms që jep Kumbaro për BBC apo mediat e tjera, është vetëm për objektet që mund të filmohen në muzetë kombëtare dhe nuk kufizon filmimin e parkut në tërësi. Edhe ky kufizim ka për qëllim evitimin e falsifikim­it të objekteve të trashëgimi­së apo dëmtimit të tyre nga blicet. Aktualisht, çdo turist që hyn në Butrint ka një kamera në celularin e tij apo një kamera private dhe me këtë logjikë, duhet t’i dërgojnë të gjithë sms Kumbaros që të lejohen të hyjnë në Butrint. Deputetët e Komisionit të Medias, të kenë kujdes që të evitojnë përsëritje­n e këtij neni që keqpërdore­t nga ministrja për të shkelur të drejtën e informimit, në momentin që do të sillet për diskutim projektlig­ji i ri i Trashëgimi­së.

 ??  ?? Projekti dhe punimet në Parkun Kombëtar të Butrint
Projekti dhe punimet në Parkun Kombëtar të Butrint
 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania