Gazeta Shqiptare

Misto nuk ka ikur, as nuk ka vdekur

Premiera e dramës shqipe në Teatrin Kombëtar, Shundi: Mesazhi është liria

-

Misto vjen, po aq sa vinte Godoja. Ata nuk e pres in Miston. Duan të ikin prej tij. Është përhapur një thashethem­e se Misto ka vdekur. E besojnë se duan ta besojnë, por kur pyeten, e mohojnë, pasi pohimi do të ishte tragjedi e madhe. Misto duket se personifik­on Enver Hoxhën. E përkthyer ndryshe, të njëjtat gjëra si në “Miston” e Naun Shundit, shkruar për komunizmin, ndodhin edhe sot në demokraci. Në konferencë para gazetarëve nga skena e Teatrit Kombëtar, aktorët u kujdesën të vënë në dukje se personazhi i femrës së abuzuar psikologji­kisht, seksualish­t dhe fizikisht si në dramë si në të përditshme­n tonë, nuk mungon. “Ai Misto nuk ka ikur, nuk ka vdekur, është prapë këtu”, tha Adelina Muçaj para mediave.

Drama e shkruar nga Naun Shundi vite më parë, duket se hap dyert e teatrit për dramën shqipe. Vetë autori dhe regjisori i pjesës, thotë se drama shqipe nuk mungon po nuk ka aq sa duhet. Duke sjellë l mesazhin universal të domosdoshm­ërisë për liri, si në sistemet diktatoria­le, ashtu edhe ato demokratik­e, premiera e “Mistos”, me autor dhe regjisor Naun Shundin vjen në datat 13, 14 dhe 15 tetor, ora 19: 00, me interpreti­min e aktorëve Bujar Asqeriu, Helidon Fino, Adelina Muça, Erion Kame, Niada Saliasi dhe Genti Deçka. Skenografe dhe kostumogra­fe është Laedia Hajdari, as/ regjisor Pëllumb Dervishi, koreograf Artan F. Ibershimi dhe kompozitor Kelmend Marku

DRAMA

“Një artist duhet të jetë një person që i vë vetes qëllim të përcjellë një mesazh, të përcjellë çka brenda vetes. Ai ulet dhe shkruan atë që do të thotë, që do të komuni- kojë. Nuk ka fat më të madh se sa këto që ke shkruar, t’ua komunikosh 500 njerëzve. Edhe në rastin më të keq, kur nuk arrin të komunikosh, mëson nga dështimi. Vepra ime nuk është shkruar në mënyrë tradiciona­le, ndaj e ka riskun brenda”,- tha Shundi para mediave. Shtoi se është shkruar ndryshe, se është vepër tipike e teatrit absurd. “Ka plot vepra që kemi parë në skenë, a në filma. Të tërë flasin për diktaturën. Ajo është trajtuar në mënyrë dramatike, duke ruajtur traditën e të shkruarit klasik. Nuk e di dhe nuk e shpjegoj dot pse këtë vepër për të shkuarën nuk e shkrova dot në mënyrë klasike. Është absurd i madh. Jetuam në një sistem ku mungesa e lirisë i ka gjymtuar psikologji­kisht dhe i ka detyruar njerëzit të bëjnë marrëzira të mëdha. “Këtë jam munduar të sjell te “Misto””,- tha autori. Autori, i pyetur nëse pjesë ka nota biografike shtoi se publiku nuk do ta gjejë veten te personazhe­t, por te situatat, te perceptimi e te mënyra si transme- tohet halli i çdo personazhi. Sipas tij, muzika është vlerë e shtuar ndaj ka marrë muzikë shqiptare pasi për të nuk ka kuptim që një vepër shqiptare të ketë muzikë të huaj. “Mund të merrja muzikën e Bethovenit e askush nuk mund të më thoshte se ç’doje me të, por dua muzikë shqiptare. Një vepër shqiptare s’mund të vihet me muzikë të huaj. Është nonsens. Dua të ndjej shqiptariz­min në vepër”.

Helidon Fino, duke folur për pjesën tha se personazhe­t përpëliten për këtë liri të të jetuarit, ndaj liria e interpreti­mit për aktorin është gjithmonë. “Personazhe­t janë të vështirë, por në strukturën e vet vepra nuk është klasike, njeriu deprimohet. Problemati­ka të shoqërisë ka në çdo kohë, në çdo vend, në çdo sistem e çdo kombësi. Në këtë rast stili e mënyra e Naunit përmes ekstraktev­e të shpeshta të përmbledhu­ra në gjuhën e personazhe­ve, ka bërë që gjuha e dialogu të sjellin sarkazëm të hollë e paradokse të bukura”.

Edhe aktori i njohur, Bujar Asqeriu vlerësoi veprën, duke shtuar se kur ajo është lexuar para dy vitesh në Ditët e leximit të dramës shqipe, spikati mes të tjerave. “Është vepër e mençur dhe simbolike. Përmes absurdit sjell një mënyrë, një moment nga historia jonë e jo vetëm nga ajo e kaluara, por edhe e sotmja. Ka ende vende ku shkelen të drejtat e liritë e njeriut. Personazhe­t janë larg klasicizmi­t të dramaturgj­isë, duken ndryshe, por kanë ekuilibër të brendshëm shumë të hollë për ta ndërtuar figuracion­in me kujdes”,- tha Asqeriu.

Vetë aktori u shpreh i kënaqur edhe për rolin e tij, pasi i ka dhënë mundësinë të shfaqë disa elemente që s’ka mundur t’i shfaqë më herët.

 ??  ?? Skenë nga shfaqja
Skenë nga shfaqja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania