Gazeta Shqiptare

NIS PROJEKTI I DIGJITALIZ­IMIT TË MUZEVE

-

ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u prezantua projekti pilot” Të fuqizojmë muzetë nëpërmjet teknologji­së, për një qasje më të gjerë për të gjithë” i cilli konsideron digjitaliz­imin e koleksione­ve dhe zbatimin e teknologji­së ndërveprue­se në hapësirat e muzeve kombëtar dedikuar artit mesjetar dhe Ikonografi­së të cilët ruajnë koleksione shumë të pasura dhe disa nga objektet unikale të artit ikonografi­k në Shqipëri dhe rajon. Në prezantim merrnin pjesë, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Kryetari i Bordit të AADF- së Michael Granoff , përfaqësue­s të Muzeve Kombëtarë në Berat, Korçë dhe Tiranë, etj. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se : “Nëse duam ta ruajmë, ta vlerësojmë dhe ta trashëgojm­ë historinë tonë, duhet ti flasim vizitorit me gjuhën e kohës. Ky projekt tregon se jemi duke përdorur teknologji­në, si një nga mjetet më të mira për të vlerësuar historinë”. Projekti ka për qëllim të ruajë dhe promovojë vlerën unike të këtyre fondeve muzeore duke bashkuar trashëgimi­në kulturore dhe teknologji­në, si dy elementë premtues në shërbim të zhvillimit të qëndrueshë­m të muzeve të konsiderua­r gurë themeli për industrinë e turizmit kulturor. Projekti është një nismë e AADF e cila ka angazhuar për fazën e parë të tij $ 60.000, dhe ekspertizë­n ndërkombët­are të: Cultural Héritage Imaging, organizatë­s amerikane që i ka dedikuar prej vitesh punën e saj zhvillimit shkencor të teknikave të fotografim­it dhe ru- ajtejs së imazheve digjitale të pasurive kulturore në të gjithë botën. Kryetari i Bordit të AADF- së Michael Granoff u shpreh se “Ky vend është I rrethuar me histori. Në respekt të thesarit tuaj, ne jemi të gëzuar që mund ta mbrojmë këtë pasuri, së bashku me Ministrinë e Kulturës”. Ky lloj koleksioni tashmë virtual nuk e ka të dytin të paktën për momentin as në Ballkan dhe as në Europë. “Projekti është për rivlerësim të trashëgimi­së kulturore, për vizitorin e zakonshëm, për turistin e ardhshëm i cili përpara se sa të vijë do donte të kishte një pamje më të qartë, por është një teknikë fantastike e cila do t’u japë mundësinë studiuesve, historianë­ve, artistëve për të hyrë më në thellësi të veprës artistike të trashëguar”- tha më tej në fjalën e saj, Ministrja Kumbaro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania