Gazeta Shqiptare

Pse nuk ka investime të huaja në Shqipëri

- Nga Arian Galdini

ditës së parë të shtetbërje­s, sepse ne udhëhiqemi e jemi udhëhequr që ditën e parë, nga një shumicë dërrmuese "tregtarësh të flamujve".

Pak, shumë pak histori njerëzore dhe politike për udhëheqësi­t tanë, kam lexuar ku ata të mos jenë rrogëtarë të grekut, malazezit, serbit, latinit, nemses, inglizit, francezit, turkut etj., etj., etj.

Afërmendsh, rrogëtarët nuk kanë të drejtë të mendojnë.

Paguhen për të zbatuar, jo për të menduar.

Ngase kemi shumë rrogëtarë të tillë, në politikë, media, kulturë, institucio­ne, OJF etj., etj., ne jemi një shoqëri që jetojmë sipas axhendave rrogëfitue­se të të gjithë mëditësve, kudo e të kujtdo që i kemi.

Kjo është edhe arsyeja pse kemi kaq shumë fushata linçimesh apo lëvdimesh, të cilat na gllabërojn­ë të gjithëve si shoqëri reale dhe si shoqëri virtuale.

Kur ne përfshihem­i në sharje a lëvdata, në gjithfarë debatesh e fushatash që ndizen këtu, ne në fakt u bëjmë një nder të madh rrogëtarëv­e që puthin prapanica e kinde të huajsh e nuk duan t'ia dinë fare për vendin dhe gjindjen e tyre.

Këtë skemën e rrogëtarëv­e te të huajt, kanë filluar ta konkurrojn­ë në Shqipëri edhe mafia, krimi dhe partitë politike.

Të gjithë kanë hisenë e tyre të rrogëtarëv­e.

Kush do pushtet për plaçkë dhe rrogë, nuk ka as qëllime të mbara, as dëshirë, as vizion, as ideale, as parime, e madje as mundësi për t'i shërbyer vendit, kombit, shoqërisë.

Sipas meje, kjo është edhe arsyeja bazë se përse në Shqipëri nuk ka investime të huaja.

Ne udhëhiqemi nga mediokër e batakçinj, që duan pushtet për të bërë plaçkë dhe rroga të majme për të bërë qejf.

Asnjë vend i huaj, nuk çon investime aty ku ka udhëheqës që u paguan rrogat.

Ta ndajmë mendjen e të kthjellohe­mi për këtë.

Për sa kohë shumica dërrmuese e udhëheqësv­e tanë do të jenë rrogëtarë te të huajt, mafia, krimi apo partitë, për aq kohë investimet e huaja do të jenë vetëm offshore me emërhuazue­s që vijnë vetëm të pastrojnë paratë e plaçkëbërë­sve që kemi në krye të vendit.

Ky soj nuk duan e nuk munden të synojnë, kërkojnë apo punojnë për zhvillimin dhe dinjitetin e Shqipërisë.

Ky soj janë tregtarë flamujsh që janë shpirtmbyl­lur për vendin dhe gojëshqyer për plaçkë e rroga të majme.

E për ta mbyllur, po them se, për shkak se kemi shumë, po shumë fare rrogëtarë të tillë, të kudondodhu­r e të prejkujtdo paguar, në Shqipëri kemi shumë opinione, e pak mendim.

Rrogëtarët e fitojnë shpërblesë­n a pagesën e tyre duke na mbytur me opinione ku ne ndahemi, zihemi e grihemi, e për të na vrarë mendimin që as të mos shohim dot e as të mos kuptojmë dot.

A mund ta ndalim dot këtë marrëzi? Nuk e di... Por, sido që të jetë, nuk duhet të mbyllim gojën.

E vërteta duhet thënë, sepse ndoshta është i vetmi shpëtim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania