Gazeta Shqiptare

Duka: Dua Europianin dhe rikthimin e TKZ- së në stadium

Kreu i FSHF- së bën analizën e eliminator­eve në një takim me gazetarët. Vlerëson vendin e tretë Për presidenti­n, Panuçi e ka kaluar "klasën"

-

Në një bashkëbise­dim me gazetarët pas mbylljes së eliminator­eve për Botërorin "Rusi 2018", presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, bëri një bilanc të ekipit kombëtar, pas renditjes të tretët në grup. "Dy ndeshjet e fundit mund të mbylleshin më mirë nga pikëpamja rezultatit, por në këtë edicion përkufizim­in duhet ta japin më mirë ata që mbështesin ekipin kombëtar, por në total do ta konsideroj­a një edicion pozitiv. Kemi zhvilluar 10 ndeshje, kemi arritur një vend në klasifikim, më të mirin e Shqipërisë. Pengjet janë dy ndeshje, ajo me Izraelin në shtëpi dhe sfida e fundit me Italinë, ku mund të merrnim një pikë".

Duka u shpreh i kënaqur edhe për punën e trajnerit të ri, Panuçi që sipas tij ka bërë maksimumin gjatë kësaj periudhe që ka drejtuar kuqezinjtë. "Në të tërën gabimet nuk kanë qenë të mëdha. Ka qenë një paraqitje e mirë, ndoshta një lojë jo e mirë, por futbolli është cinik. Duhet ta shohim në lojën e dhuruar dhe rezultatet dhe në total është një punë e kënaqshme. Fatkeqësi e tij dhe e stafit të tij që kishte dy kundërshta­rë shumë të fortë dhe pse ndoshta e meritonim një pikë me Italinë". Nga edicioni i ardhshëm do të fillojë dhe Liga e Kombeve, një kompeticio­n që jep një mundësi shtesë për kualifikim­in në Europian dhe Shqipëria aktualisht gjendet në vazon C. Numri 1 i FSHF mendon se Shqipëria i ka shanset për të qenë sërish prezente në Europian, por dhe për të qenë një vazo më lartë. "I kam hedhur një sy ndarjes së grupeve të Nation League dhe mendoj se objektivi Shqipërisë është jo grupi c, ku gjendemi, por grupi B. Në asnjë rast nuk mund të mendojmë të jetë në C. Ne kemi mundësi reale për të marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshm­e dhe në ndonjë rast, në Botëror. Ndeshjet e fundit kanë konfirmuar se Shqipëria është ekip i fortë dhe kompetitiv".

Një çështje e nxehtë në media ka qenë dhe mungesa e afrimit të një lojtari si Lilaj nga Kategoria Superiore, por presidenti i FSHF- së shprehu besimin se rritja e cilësisë në Superiore do të sjellë dhe afrimin e më shumë futbollist­ëve pranë Kombëtares, edhe pse këto janë çështje ekskluzive të trajnerit.

"Janë zgjedhje të trajnerit. Kemi shpesh raste kur lojtarë të nivelit të lartë, sepse konkurrent­i tij është akoma më lartë, ndaj janë zgjedhje që varen nga momenti dhe pozicioni. Jo vetëm Lilaj, por edhe të tjerë mund të afrohen dhe në ndeshjet e nëntorit trajnerit do të provojë". Në këto eliminator­e u krijua dhe një krisje me ' Tifozët Kuq e Zi', duke bërë që ky grupim të mungojë në stadium në ndeshjet brenda të ekipit. Për Dukën është e rëndësishm­e që të gjithë të tejkalojnë problemet për një qëllim të përbashkët, mbështetje­n e Kombëtares. "Problemi që kemi pasur gjatë këtij edicioni është bojkot i ' Tifozave Kuq e Zi'. Arsyet kryesore nuk varen nga Federata e Futbollit dhe nuk dua të fajësoj një institucio­n tjetër, sepse bëjnë detyrën e tyre. Ai që dëmtohet është ekipi. Duhet të tejkalosh dhe diçka që mund të të ketë cenuar, si në rastin e Tifozave Kuq e Zi. FSHF është organizatë sportive dhe nuk siguron kontrollin apo jo të njerëzve në stadium. Mund të kesh drejtë, por qëllimi është dhe më i madh. E kanë mbështetur gjithmonë dhe uroj të ketë përfunduar ai bojkot dhe të fillojmë mbarë edicionin e ardhshëm".

Në fund dhe një opinion për kombëtaren e u- 19 që pësoi 3 humbje në 3 ndeshjet e eliminator­eve të saj, mbi të gjitha një me rezultatin e thellë 1- 7 me Norvegjinë. "Prisnim më shumë nga U- 19, pasi rezultatet nuk ishin të mira dhe do të ketë diku nga fundi nëntorit një lloj analize e do të vihen detyrat për të ardhmen".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania