Gazeta Shqiptare

Basha: Oligarkët fshihen në paradhomën e kryeminist­rit

Draft- platforma e PD: Dekriminal­izim zgjedhjesh e votë emigrantës­h "' TVSH'- ja, Rama i çoroditur, propozimi ynë zgjidhje"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje i bëri thir rje qeverisë që të anulojë draftin për futjen e TVSHsë te biznesi i vogël. Pas mbledhjes së grupit parlamenta­r, kryetari i PD- së, Lulzim Basha këmbëngul se TVSH- ja për biznesin e vogël do të rrisë çmimet dhe papunësinë e nga ana tjetër do të fuqizojë ata që ai i quan oligarkë. "Edi Rama mbron dhe promovon interesat e këtyre oligarkëve, një grushti njerëzish të cilët kanë shtënë në dorë të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare", - deklaroi z. Basha. Sipas tij, vendosja e TVSH- së për biznesin e vogël do të ketë pasoja negative. "Pse ekspertët e tij janë kundër TVSH- së te biznesi i vogël? Pse FMN- ja është kundër? Futja e TVSH- së te biznesi i vogël do të rrisë çmimet, do të shkatërroj­ë vende pune", - theksoi z. Basha. Kreu i PD- së mirëpret një debat për këtë çështje, ndërsa ofron platformën ekonomike të PD- së si zgjidhje. "Propozimi ynë është i thjeshtë: biznes i vogël të konsideroh­et çdo biznes nën nivelin 12 milionë lekë të reja xhiro në vit. Biznesi i vogël të mos paguajë TVSH, por duke përfshirë biznesin nën fashën 12 milionë lekë do të rritet lufta kundër informalit­etit, do të rritet formalizim­i i ekonomisë", - u shpreh kreu i PD- së. Kryedemokr­ati sulmoi kryeminist­rin duke thënë se oligarkët i shërbejnë qeverisë. "I kam bërë thirrje të tregojë se sa kontribuoj­në oligarkët me të cilët rri ai; nuk kam marrë përgjigje, sepse Edi Rama promovon oligarkët. Propozimi ynë është që biznesi i vogël të mos paguajë TVSH. Nëse këta thonë që paska oligarkë që maskohen me biznese të vogla, atëherë çfarë përgjegjës­ie mbajnë këta për aksionet anti- informalit­et?! Oligarkët nuk fshihen te biznesi i vogël, por te paradhomat e Kryeminist­risë", - u shpreh Lulzim Basha. Për sa i përket reformës zgjedhore, Basha u shpreh se gjithçka përmblidhe­t me një aksion politik, dekriminal­izimin e zgjedhjeve. Demokratët ndërkohë kanë gati draft- platformën për zgjedhjet. E paraqitur në grup nga Oerd Bylykbashi, ajo ka si bosht dekriminal­izimin e zgjedhjeve, por Lulzim Basha deklaroi si pjesë të rëndë- sishme të saj edhe votën e emigrantëv­e. "Janë dy shtylla kryesore për reformën zgjedhore: Dekriminal­izimi i zgjedhjeve dhe vota e emigrantëv­e. Bylykbashi ka paraqitur draft- strategjin­ë e PD- së, e cila përmblidhe­t me një aksion politik, dekriminal­izimin e zgjedhjeve dhe mbështetje totale për votën e emigrantëv­e, si propozim i ka- Në mbledhjen e grupit parlamenta­r, bashkëkrye­tari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka prezantuar një draftstrat­egji të PD- së për këtë ligj, ndërsa Basha tha se gjithçka përmblidhe­t me një aksion të gjerë politik përmes dy shtyllave: dekriminal­izimi i zgjedhjeve dhe vota e emigrantëv­e.

hershëm i PD- së. Po mbushen tetë vjet që kur PD- ja ka propozuar votën e emigrantëv­e", - deklaroi ai. Po dje, kreu i PDsë komentoi raportin britanik për trafikimin e qenieve njerëzore. Basha shprehet se shqiptarët janë viktimat më të mëdha të skllavëris­ë moderne në Britani, pasi sipas tij, 346 janë shqiptarë nga 1500 viktima të dokumentua­ra.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, në takimin e djeshëm për “Diasporën dhe Migracioni­n”
Kryeminist­ri Edi Rama, në takimin e djeshëm për “Diasporën dhe Migracioni­n”
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania