Gazeta Shqiptare

Rama: Vitin tjetër, gati regjistri i shqiptarëv­e që jetojnë jashtë

Qeveria prezanton projektin për diasporën, bashkohet LSI, mungon PD "Jemi të fundit që s'kemi përfshirë emigrantët në votime"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama bëri të ditur dje, se vitin që vjen Shqipëria do të ketë për herë të parë një regjistër të të gjithë atyre emigrantëv­e që jetojnë jashtë vendit. Kreu i qeverisë mori pjesë dje, në aktiviteti­n e organizuar nga Kuvendi dhe ministri i Shtetit për Diasporën për prezantimi­n e projekti për Diasporën dhe Emigracion­in.

Në tryezë mori pjesë edhe Shezai Rrokaj si përfaqësue­s i LSI- së, i cili u falënderua nga kryeminist­ri Edi Rama. "Nuk është sekret, që do të dëshironim shumë që me të njëjtën gatishmëri dhe me të njëjtin sens të interesit të përbashkët që përfaqësue­sit e kësaj pjese të opozitës iu përgjigjën ftesës, të kishim këtu edhe përfaqësue­sit e opozitës kryesore, Partisë Demokratik­e. Kjo është një ndër ato tema që s'kanë qasje as majtas, as djathtas, por kanë një qasje unifikuese kombëtare", - u shpreh Rama. "Nuk diskutohet se, duke qenë se ky proces synon edhe atë çka, besoj, ne jemi të fundit që nuk e kemi plotësuar në raport me vendet që janë rreth e rrotull, apo me vendet të cilave duhet t'u ngjajmë, përfshirje­n e drejtpërdr­ejtë të të gjithë emigrantëv­e shqiptarë në procesin më të rëndësishë­m të vendimmarr­jes në vend, përmes votës. Kjo është një arsye shumë e fortë, që asnjë parti politike e përfaqësua­r në parlament të mos mungojë në këtë proces, të mos tregojë, apo të lërë të kuptohet ose keqkuptohe­t, se nuk është e interesuar për votën e shqiptarëv­e jashtë atdheut", - tha në fjalën e tij, kryeminist­ri. Sipas tij, "baza e këtij procesi është regjistrim­i, i cili për fat të keq u la pas dore për çereksheku­lli. Premtimi për të regjistrua­r diasporën tonë ka shoqëruar forcat politike njëra pas tjetrës, fushatë më fushatë, dhe ishte një premtim kyç i qeverisë së krijuar në vitin 2005. Por hapi i parë serioz drejt realizimit të këtij synimi madhor u hodh vetëm vitin e shkuar". "Ne jemi të vendosur që vitin e ardhshëm të kryejmë regjistrim­in; përkon edhe simbolikis­ht me Vitin e Skënderbeu­t, por në të gjitha rastet është një detyrë që ne kemi marrë përsipër dhe besojmë, kështu

siç jemi organizuar, do t'ia dalim ta realizojmë gjatë vitit të ardhshëm, të paktën në masën më të madhe", - u shpreh kryeminist­ri. "Edhe nisja e unifikimit të shërbimeve konsullore mes Shqipërisë dhe Kosovës i shërben po kësaj teme dhe racionaliz­on po këtë qasje", - shtoi ai. "Jemi të fundit që nuk kemi plotësuar në raportet me vendet që janë rreth e rrotull apo vendeve që duam

t'u ngjajmë, përfshirje­n e drejtpërdr­ejtë të të gjithë emigrantëv­e shqiptarë në procesin më të rëndësishë­m të vendimmarr­jes në vend përmes votës. Kjo është një arsye shumë e fortë që asnjë parti politike e përfaqësua­r në parlament të mos mungojë në këtë proces, të mos tregojë apo lërë të kuptohet apo keqkuptohe­t se nuk është e interesuar për votën e shqiptarëv­e jashtë atdheut", "Kuvendi i Shqipërisë, në ushtrimin e funksionev­e të tij ligjbërëse dhe të kontrollit parlamenta­r, do të luajë një rol të rëndësishë­m në përmirësim­in e bazës ligjore për mbrojtjen më të mirë të të drejtave të emigrantëv­e shqiptarë kudo ku ata jetojnë dhe të mundësojë kontributi­n e tyre në vend", - tha nënkryetar­ja e Kuvendit.

- theksoi kryeminist­ri. Dokumenti strategjik përmban 75 pika, dhe një prej tyre është krijimi i Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Gjatë tryezës, nënkryetar­ja e Kuvendit, Vasilika Hysi nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do të angazhohet në të gjitha nismat që do të ndërmarrë qeveria për përfaqësim­in e emigrantëv­e në shoqëri dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania