Gazeta Shqiptare

Xhaçka: Do të përmirësoj­më trajtimin për ushtarakët

MM, në ceremoninë për rekrutimet në FA

-

50

të rinj, mes të cilëve 15 vajza, vendosën dje të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kandidatët për oficerë do të jenë pjesë e Shkollës së Trupës në Bunavi, ku për muaj të tërë angazhohen në Stërvitjen Individual­e Bazë të Oficerit dhe Kursin e Përgatitje­s së Oficerit të Ri rreth 180 rekrutë. Pas përfundimi­t të kurseve, ata shërbejnë brenda radhëve të Forcave të Armatosura. Në ceremoninë e përcjellje­s së tyre, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm të FA, Bardhyl Kollçaku, shprehu sigurinë e saj se trajtimi i ushtarakut në të gjithë spektrin e tij do të përmirësoh­et më tej në vitet në vijim. "Përmbushja e misionit kushtetues të Forcave të Armatosura në shërbim të Atdheut na detyron të kemi njerëz të aftë dhe të përgatitur si nga aspekti fizik ashtu edhe intelektua­l, njerëz që dinë të triumfojnë mbi të tjerët dhe që besojnë se mund t'ia dalin. Tashmë sfidat e sigurisë janë shtuar e janë bërë edhe më komplekse. Kërcënimet dhe rreziqet e brendshme dhe të jashtme janë të panumërta. Në këtë kontekst, nga të gjithë ju kandidatë për oficerë të rinj, pritet të jepni më të mirën nga vetja, të përvetëson­i programin maksimalis­ht, të përgatiten­i sa më mirë, me qëllim që të jeni në gjendje të përballoni të gjitha vështirësi­të dhe të bëheni të aftë të përmbushni me sukses çdo detyrë që do ju ngarkohet gjatë karrierës suaj", - tha ministrja në takimin me rekrutët dhe familjarët e tyre. Një ditë më parë, ministrja e Mbrojtjes inspektoi shkollën e Trupës në Bunavi, ku aktualisht stërviten 180 djem e vajza. "Për t'u trajtuar shumë më denjësisht, për të bërë të mundur që angazhimet tona, objektivat tona të përmbushen çdo ditë edhe më shumë", - tha ministrja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania