Gazeta Shqiptare

Felaj: Janë 60 mln euro të bllokuara, disa janë të gjyqtarëve e prokurorëv­e

Deputetët e Komisionit të Sigurisë, vizitë në Drejtorinë e Pastrimit të Parave "Vetingu, agjentët e SHBA nuk cenojnë sovranitet­in"

- Darina Tanushi

Kryetarja e Komision it të Sigurisë Ko mbëtare, Ermonela Felaj deklaroi dje, se "Drejtoria e Pastrimit të Parave ka bllokuar 60 milionë euro transaksio­ne, të cilat dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal". Këtë deklaratë, Felaj e bëri pas një vizite që ajo dhe deputetë të komisionit zhvilluan në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Parandalim­it dhe Pastrimit të Parave. Sipas saj, "janë të paktën 60 milionë euro pasuri që janë bllokuar nga ky institucio­n, vetë drejtuesit e institucio­ni kanë pohuar kohë më parë se kjo shifër nuk ekzistonte. A ka vend për ta përmirësua­r? Natyrisht, ka vend për të përmirësua­r punën tonë". Sipas Ermonela Felajt, "është një numër relativish­t shumë i lartë i verifikuar gjyqtarësh dhe prokurorës­h, pra transaksio­net e bëra nga ata vetë ose nga familjarë të tyre, për të cilat ky institucio­n, që ndryshe konsideroh­et edhe si një njësi in- teligjente financiare, ka dhënë informacio­nin e vet në ndihmë të asaj pune që do të duhen të bëjnë institucio­net e vetingut". Felaj deklaroi se rastet e transaksio­neve të dyshimta janë denoncuar në Policinë e Shtetit dhe në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, por e rëndësishm­e është përfundimi i hetimeve, dënimi i personave të përfshirë në aktivitet kriminal ose pastrim parash. E pyetur nga gazetarët për agjentët e huaj që do të vijnë në ndihmë të reformës në drejtësi, nëse ata cenojnë sovranitet­in e vendit, Felaj tha: "Jo". "Ju më pyesni për ekspertët e huaj që do vijnë; ata vijnë për të dhënë ndihmën e tyre, dhe kjo nuk ndikon negativish­t, sepse kemi pasur edhe më parë raste të tilla ekspertiza­sh", - u shpreh ajo. "Agjentët e huaj që do vijnë në Shqipëri nuk cenojnë sovranitet­in. Ato vijnë për të ofruar ndihmë, dhe kjo nuk është hera e parë. Çështja për të cilën kërkohet ndihmë nuk është çështje që ndodh vetëm në Shqipëri. Natyra e hetimit nuk ka vetëm natyrë kombëtare, por është një çështje transnacio­nale dhe prandaj janë thirrur agjentët e huaj", - tha Ermonela Felaj. "Ka shumë rëndësi që palët të bashkëpuno­jnë të gjitha palët për kryerjen sa më të mirë të vetingut, anëtarët e PD- së së Komisionit të Sigurisë Kombëtare nuk kanë qenë se kanë pasur mbledhjen e grupit të PDsë", - u shpreh deputetja e PSsë. Deputetët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare u pritën në takim nga Arlind Gjokuta, drejtor i Përgjithsh­ëm i Drejtorisë së Parandalim­it të Pastrimit të Parave, Agim Muslia, drejtor i Drejtorisë së Përputhshm­ërisë dhe Artan Shiqerukaj, përgjegjës i Sektorit të Analizës Strategjik­e. Gjokuta i njohu deputetët e komisionit me strukturën, fushën e veprimtari­së, aktiviteti­n dhe çështjet ku mund të ndërhyhet për të rritur efiçencën e veprimtari­së së institucio­nit që drejton.

 ??  ?? Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania