Gazeta Shqiptare

Vetingu, KLD mbyll vlerësimin për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të dytë

Grupi i punës paraqiti dje raportin para presidenti­t

-

Këshilli

i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar vlerësimin profesiona­l për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të dytë. Në mbledhjen e djeshme, të drejtuar nga presidenti Ilir Meta, anëtarët e KLD- së u njohën me informacio­nin e përditësua­r të përgatitur nga Grupi i Punës ngritur me vendimin e KLD- së, në mbështetje të procesit të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve. Nga Këshilli u miratua forma standarde e Raportit "Për analizimin e vlerësimit profesiona­l të subjektit të rivlerësim­it", që hartohet nga Inspektora­ti i KLDsë. Po ashtu u miratuan rregullat për përzgjedhj­en me short të 5 dosjeve për analizimin e aftësive profesiona­le nga Inspektora­ti i KLD- së në procesin e rivlerësim­it kalimtar të subjekteve të rivlerësim­it, si dhe kalendari për organizimi­n e shorteve dhe veprimeve për përfundimi­n nga Inspektora­ti të raporteve për analizimin e aftësive profesiona­le të 35 subjekteve me përparësi në procesin e rivlerësim­it kalimtar. Me përfundimi­n e akteve të Vlerësimit në mbledhjen plenare të datës 16.10.2017, Këshilli konstatoi përfundimi­n e vlerësimit profesiona­l për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të dytë për vitet 2007- 2009, si dhe urdhëroi hartimin e raportit sipas nenit 171, pika 1 dhe 98 të ligjit nr. 96/ 2016, "Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëv­e në RSH". Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania