Gazeta Shqiptare

Bushati refuzon Athinën: Bllokimi i Shqipërisë nuk i shërben Greqisë

Ministri i Jashtëm: Gati të ndjekim modelin grek për pakicat, nëse ka "Fqinjët s'mund të vendosin veton ndaj nesh"

-

Shqipëria refuzon ulti matumin e Athinës për bllokimin e integrimit në BE si mosrespekt­im të minoriteti­t grek, duke i kujtuar se një vendim i tillë nuk i shërben as vetë Greqisë. Pas "sulmit" diplomatik të Athinës zyrtare dy ditë më parë, lidhur me miratimin e ligjit të pakicave kombëtare, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është përgjigjur duke i kujtuar homologut të tij Kotzias se është kërkuar një model prej tij. "Të gjithë kolegëve, qofshin këta fqinjë apo jo, përfshirë edhe Greqinë, gjatë këtyre dy viteve e gjysmë punë që është bërë për hartimin e këtij ligji, u kam kërkuar që të na parashtroj­në gjithashtu eksperienc­ën e vendeve të tyre. Ne kemi qenë dhe mbetemi të hapur për të studiuar çdo lloj modeli për pakicat, duke përfshirë edhe modelin grek, nëse një i tillë ekziston", - deklaroi z. Bushati. Kreu i diplomacis­ë shqiptare i është përgjigjur dhe presidenti­t grek, i cili e cilësoi "amatorizëm ndërkombët­ar" lëvizjen e Shqipërisë. "Amatorizmi, kam frikë se duhet kërkuar nëpër kryeqytete­t e vendeve të tjera, por kurrsesi në Shqipëri", - u shpreh ministri i Jashtëm. Por, a i druhet Bushati një vetoje greke? "Nuk kam asnjë arsye as të mendoj, për asnjë çast, e as të besoj që një shtet, qoftë ky edhe fqinji ynë Greqia, do të ishte i interesuar për të vendosur veton ndaj Shqipërisë, sepse e kam thënë dhe do ta them, nuk është as në interesin e Greqisë dhe as të Shqipërisë që të kemi të tilla ngjarje, por politika e megafonit ditën e diel duhet t'ia lërë vendin ditës së punës në marrëdhëni­et mes dy vendeve tona", - përgjigjet z. Bushati. Sipas tij, "Çdo gjuhë apo konstatim që nuk përputhet me këtë nivel, dëmton frymën e marrëdhëni­eve të fqinjësisë së mirë". I pyetur nëse Gre- qia do të mund të bllokojë pranverën e ardhshme vendimmarr­jen në institucio­net e Bashkimit Europian për çeljen e negociatav­e, shefi i diplomacis­ë shqiptare thotë se raportet mes vendeve fqinje, nuk ndërtohen mbi ultimatume. Ditmir Bushati theksoi se marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe të gjitha temat e hapura mes vendeve janë pjesë e një procesi diskutimi në rrugë diplomatik­e. Tensioni mes dy vendeve u rrit me miratimin në parlament të ligjit për pakicat kombëtare. Kreu i PBDNJ- së pretendoi se ai binte ndesh me konventën ndërkombët­are për minoritete­t. Por amendimet e tij u rrëzuan nga shumica në Kuvend.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania