Gazeta Shqiptare

Pensioni i pleqërisë, rritet mosha për vitin 2018

ISSH/ Llogaritje­t, sa përfitojnë personat që kanë mbushur moshën dhe masën e kontribute­ve Shtesa që përfitojnë gratë dhe burrat që punojnë mbi moshë

-

Përcaktohe­t mosha e daljes në pension për burrat dhe gratë në vitin 2018. Mosha e daljes në pension për gratë do të jetë 60 vjeç e 8 muaj dhe për burrat 65 vjeç. Aktualisht për vitin 2017, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vjeç e 6 muaj ( rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056, që arrin në 67 vjeç) dhe për burrat 65 vjeç ( mosha fillon rritet që nga viti 2033, me nga 1 muaj në vit, për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056). Ndërsa vjetërsia e plotë kontributi­ve për të dyja gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029.

LLOGARITJA

Për llogaritje­n e pensionit të pleqërisë sipas ligjit 104/ 2014, neni 18, i cili ndryshon nenin 32 të ligjit 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", përcaktohe­t si më poshtë: 1. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. 2. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. 3. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e sig- uruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve, e llogaritur sipas nenit 31 të ligjit 104/ 2014 ( i cili ndryshon nenin 59 të ligjit 7703, datë 11.05.1993).

SHTESAT

Sipas nenit 33 të ligjit 104/ 2014, i siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 43 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5% të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5% për çdo muaj ndërprerje­je. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerje­s.

LLOGARITJA E SHTESËS

Në rastin e mësipërm, në qoftë se ky person ka punuar mbi moshë për një periudhë prej 1 viti e 6 muajsh, shtesa mbi pension do të llogaritet, 18 muaj * 0.5 = 9% * 17 356 = 1 562 lekë. Në këto kushte pensioni që do të përfitonte aplikuesi do të ishte i barabartë me shumën 17 356 + 1562 = 18 918 lekë. Për sa i përket pensionit të pleqërisë në Shqipëri, sipas legjislaci­onit shqiptar, ligji 104/ 2014, neni nr. 16 ( i cili ndryshon nenin 31 të ligjit 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë"), përcaktohe­t si më poshtë: "Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji". "Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur: a) kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; b) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësu­ar. Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. Ashtu sikurse theksohet dhe më lart, për të lindur e drejta për pension pleqërie, kërkohen dy kushte, që janë vjetërsia kontributi­ve jo më pak se 15 vite kontributi­ve dhe mosha, që përcaktohe­t sipas tabelës së paraqitur në nenin 43 të ligjit ( që ndryshon nenin 92).

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania