Gazeta Shqiptare

Durim Keçi rrezikon të mos ekstradohe­t në Itali

Një javë më parë u arrestua në Durrës, avokati Ilia Ilia: Mungon garancia në dosje "I forti" i Shijakut, i përfolur si mik i politikanë­ve

-

Durim Keçi, i njohur si "i forti" i Shijakut dhe i përfolur si miku i politikanë­ve të të gjitha ngjyrave, rrezikon të mos ekstradohe­t drejt Italisë nëse autoritete­t e këtij vendi nuk japin garanci se do ta gjykojnë nga e para. Ndryshimet e fundit ligjore në Kodin e Procedurës Penale, që kanë hyrë në fuqi më datë 1 gusht të këtij viti, detyrojnë Ministrinë e Drejtësisë t'i drejtohet shtetit kërkues dhe të marrë garanci për rigjykim të çdo shtetasi shqiptar të dënuar në mungesë. Durim Keçi, në vitin 2014 është dënuar nga gjykata e Xhenovës, me 9 vite e 7 muaj burgim, për akuzat e pjesëmarrj­es në organizatë kriminale, shfrytëzim prostituci­oni, trafik droge apo shkatërrim prone. Nga të dhënat rezulton se shijakasi është arrestuar vite më parë në Itali në kuadër të operacioni "Kanun", të ndërmarrë nga karabinier­ët në zonën e Bergamos, bazuar në denoncimin e dy vajzave nga Katundi i Ri në Durrës. Për arsye procedural­e ai është liruar nga paraburgim­i dhe pas kësaj është rikthyer në Shqipëri. Ndërkohë, në shte- tin fqinj ka vijuar gjykimi në mungesë i Keçit, në përfundim të të cilit është cilësuar fajtor. Avokati Ilia Ilia konfirmoi për "News24" se mungon garancia në dosje, çka përbën shkak thelbësor për refuzimin e ekstradim- it. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e kontaktuar nga "News24" nuk dha asnjë shpjegim për çështjen në fjalë. Durim Keçi u arrestua një javë më parë në Durrës, pasi ishte në kërkim nga Interpoli që prej vitit 2016. I pashpjegua­r mbetet fakti që urdhër- arresti ndërkombët­ar ndaj tij nuk ishte ekzekutuar edhe pse autoritete­t shqiptare kishin dijeni për ekzistencë­n e tij prej afro një viti. Shijakasi u shndërrua në emrin më të diskutuar ditët e fundit dhe u bë objekt debatesh të forta në parlament. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, teksa hidhte akuza të forta në drejtim të mazhorancë­s për lidhje me kriminelë, publikoi foto të Keçit me deputetë socialistë. I menjëhersh­ëm ishte reagimi i kryeminist­rit Rama dhe Taulant Ballës, të cilët treguan në parlament, foto të Durim Keçit te çadra e protestës së demokratëv­e.

 ??  ?? Durim Keçi
Durim Keçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania