Gazeta Shqiptare

Vrasja e Çollakut, provat biologjike nuk përputhen me ADN- në e Denis Shtrazës

Avokatët: Shtraza nuk ka lidhje me ngjarjen

-

Gjurmët

e gjakut të gjetura në fashetat e lidhura në duart e Gazmend Çollakut, nuk i përkasin të pandehurit Denis Shtraza. Ky është rezultati i aktit të ekspertimi­t të ADN- së, që u administru­a si provë nga Gjykata për Krime të Rënda në procesin ndaj të pandehurit të vetëm për rrëmbimin dhe vrasjen e 40- vjeçarit. Çollaku u mor peng janarin e vitit të shkuar, dhe pasi u torturua, u hodh i vrarë anës rrugës në Murqin të Krujës, i lidhur këmbë e duar. Në fashetat e përdorura nga pengmarrës­it për t'i lidhur duart, ekspertët konstatuan njolla të ndryshme gjaku nga ato të viktimës. Në aktin e përpiluar në kuadër të kësaj çështjeje, rezultoi se ADN- ja e përftuar nga kampioni i pështymës së të dyshuarit Denis Shtraza, rezultoi e ndryshme nga profili gjenetik që u përftua nga njollat e gjakut që u vërejtën në fashetat me të cilat ishin lidhur duart e viktimës. Në një tjetër akt rezulton gjithashtu se gjaku i gjetur në makinën luksoze tip "Mercedes- Benz", me të cilën dyshohet se udhëtonte Shtraza natën e krimit, nuk është i njëjtë me atë të viktimës Gazmend Çollaku. Të dyja këto akte ekspertimi, sipas avokatëve mbrojtës Alban Qafa e Nexhdet Kambo, vërtetojnë faktin se Shtraza nuk ka lidhje me ngjarjen, por prokuroria pretendon se ka prova që e lidhin të pandehurin me rrëmbimin dhe vrasjen e 40- vjeçarit.

NGJARJA

Në aktin e përpiluar në kuadër të kësaj çështjeje, rezultoi se ADN- ja e përftuar nga kampioni i pështymës së të dyshuarit Denis Shtraza, rezultoi e ndryshme nga profili gjenetik që u përftua nga njollat e gjakut që u vërejtën në fashetat me të cilat ishin lidhur duart e viktimës.

 ??  ?? Denis Shtraza
Denis Shtraza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania