Gazeta Shqiptare

Trafikonin 3.5 tonë drogë e armë nga Shqipëria në Itali, kapen 3 shqiptarë

Policia italiane: Organizata qarkulloi mbi 20 mln euro nga trafiku i marijuanës e armëve Kushëri me Tahirin? Arrestohet Moisi Habilaj

-

Policia italiane ka sh katërruar një organi zatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, të cilët akuzohen se kanë trafikuar 3.5 tonë kanabis sativa si dhe kanë kryer edhe trafik armësh. Operacioni për arrestimin e 7 personave u bë mëngjesin e djeshëm. Sipas mediave italiane, mësohet se në kuadër të operacioni­t të koduar ' Erë trëndafili', në mesin e 7 të prangosurv­e janë 3 shtetas shqiptarë, ndërsa 4 të tjerët janë shtetas italianë. Këta persona u vunë në pranga në Sicili, ndërsa në kuadër të këtij operacioni u sekuestrua­n edhe 20 mijë euro cash. Shqiptarët e arrestuar janë Moisi Habilaj 39 vjeç, Maridian Sulaj 29 vjeç dhe Fatmir Minaj 55 vjeç, ndërsa italianët që përfunduan në pranga janë Antonio Riela 46 vjeç, Vincenzo Spampinato 44 vjeç, Gianluca Passavanti 37 vjeç dhe Angelo Busacca 37 vjeç. Ndërkaq, njëri prej shqiptarëv­e të arrestuar është një emër i njohur në Shqipëri. Bëhet fjalë për vlonjatin Moisi Habilaj ( në foto me rreth), njeriun që sipas opozitës është kushëriri i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe se po sipas tyre, ai trafikonte drogë me "Audin" e ministrit.

HETIMET

Hetimet për këtë grup kanë zbuluar se gjatë viteve të fundit, kjo organizatë kriminale ka mundur të transporto­jë mbi 3.5 tonë marijuanë nga bregdeti shqiptar drejt Italisë. Një pjesë e kësaj sasie, në disa raste është sekuestrua­r gjatë dërgesave. Po ashtu, mediat italiane raportuan se anëtarët e kësaj organizate kriminale dispononin edhe armë e municione të tipit kallashnik­ov, të cilat i kanë transportu­ar edhe ato. Po sipas policisë italiane, kjo organizatë ka qarkulluar mbi 20 milionë euro nga trafiku i drogës dhe armëve, ku kanabisi ishte destinuar për në Catania, Ragusa dhe Siracusa. Mësohet se pjesë e hetimit ka qenë edhe ndalimi e sekuestrim­i i një peshkarexh­e dy vite më parë, që vinte nga bregdeti shqiptar me 900 kg marijuanë, si dhe qindra municione.

REAGIMI

Gazetari Artan Hoxha tha dje në studion e emisionit "Studion e Hapur" në "News24", se Moisi Habilaj i përket grupit që ka akuzuar kohë më parë ish- oficeri i policisë Drian Zagani, tashmë azilant në Zvicër, që akuzoi se pikërisht ky grup kryente trafik duke përdorur makinën e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. "Moisi Habilaj i përket grupit të rrjedhjes së poshtme të Vjosës ose grupit Labëria, që përfshin Vlorën, Tepelenën, disa zona periferike të Gjirokastr­ës. Është një grup që s'ka nisur sot, ka bërë trafik të narkotikëv­e me avion, më rezulton të jenë ndër të parët", - tha ai.

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar burimeve nga Prokuroria shqiptare tha se priten arrestime nga radhët e policisë shqiptare si të lidhur me

Moisi Habilajn. "Një informacio­n nga një burim i imi nga Prokuroria, që është e sigurt që nga pala italiane ka një sërë drejtuesis­h të kupolës së Policisë së Sh-

tetit që dyshohen të përfshirë me këtë grup që janë në hetim nga pala italiane. Autoritete­t shqiptare duhet të presin ardhjen e dosjes në Shqipëri, prokuroria sh-

qiptare duhet të presë dosjen e Italisë. Duke u nisur nga kjo, unë mendoj se shumë shpejt do kemi edhe zyrtarë të policisë të arrestuar", - tha Lala.

 ??  ?? Të arrestuari­t në Itali ( në rreth) Moisi Habilaj
Të arrestuari­t në Itali ( në rreth) Moisi Habilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania