Gazeta Shqiptare

"Ish- gruaja më rreh, ka një vit që më ka përzënë nga banesa sociale"

"Të zbatohet vendimi i gjykatës, dua të jem pranë dy djemve të sëmurë" Fatmir Murrizi: Shtëpinë e përfituam bashkë, fle jashtë

-

Më rreh ish- gruaja! Ka një vit e gjysmë që më ka përzënë nga shtëpia, ku jeton me dy djemtë. Më ka degjenerua­r në publik, më ka lënë jashtë banesës, nuk kam asnjë mundësi ku të shkoj të strehohem dhe të qëndroj. Ato që ajo thotë në media nuk janë të vërteta, por e bën me qëllim që të më mbajë mua larg prej fëmijëve dhe prej banesës që e kemi përfituar së bashku. Ish- gruaja ka mashtruar opinionin publik, gjykatën dhe policinë, të gjithë i ka mashtruar, me qëllimin e vetëm që të më mbajë mua larg". Kështu deklaroi dje për "Gazeta Shqiptare" Fatmir Murrizi, ish- bashkëshor­ti i Bukurie Dervishit, 44vjeçares e cila po rrit dy djem të sëmurë me hidrocefal­i dhe zhvillim të vonuar mendor në banesën sociale të dhënë nga Bashkia Durrës. Fatmiri pohoi se ka dy urdhra mbrojtjeje nga ish- gruaja, sepse është ajo që ushtron dhunë ndaj tij, por se institucio­net i kanë dhënë asaj të drejtë, pa marrë parasysh situatën e tij. Gjithashtu, ai tha se "16 vjet më parë, kur u martova me Bukurien, ka pasur në pronësi disa dyqane, të cilat i shitëm për të kuruar djalin e madh, që vuan nga sëmundja e hidrocefal­isë, por paratë u mbaruan e djali nuk u shërua. Pasi u mbaruan paratë, nisi edhe sherri". Ndërkaq, 50- vjeçari Murrizi u shpreh se do t'u qëndrojë pranë djemve të tij. Gjykata i ka dhënë të drejtë të jetojë në një prej dhomave të banesës sociale, por ishgruaja nuk e lejon të jetojë në të njëjtën çati me anëtarët e tjerë të familjes. Ai nuk punon, nuk ka banesë, por fle ku ta zërë nata, nuk ka të ardhura dhe nuk ka mundësi as të shohë djemtë. "Nuk jam në gjendje të punoj në këtë situatë ku jam katandisur. Kam punuar ku kam gjetur, tani jam pa punë. Dua vetëm të hyj në shtëpi, pasi kam mbetur rrugëve. Nuk kam ku të shkoj të fus kokën, të lahem apo të rri. Jam durrsak i vjetër, u martova me gruan e gabuar, ndaj dhe kam përfunduar në këtë Më 5 prill të këtij viti, Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit vendosi që Fatmir Murrizi të banojë në një nga dhomat e banesës të përbërë nga 2 dhoma e 1 kuzhinë, dhe konkretish­t në dhomën më të vogël të banesës, që ndodhet në anën e djathtë të hyrjes kryesore të banesës. Ky vendim ka indinjuar Bukurie Dervishin, e cila dje deklaroi se gjykata po e vret për herë të dytë.

 ??  ?? Domart Konjari
Domart Konjari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania