Gazeta Shqiptare

Masakra në Lushnjë, defekti në ecje tradhtoi të dyshuarin e tretë si autor

-

TIRANË - Pak ditë pas masakrës së ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurger Hoxha si dhe u plagosën dy të tjerë, gazetari investigat­iv Artan Hoxha deklaroi në emisionin "Studio e Hapur" në "News24", se autorët e përfshirë në këtë ngjarje janë 4 persona. Deri më tani janë publikuar emrat e dy të dyshuarve kryesorë për ngjarjen. Hoxha tha se dëshmitarë­t në vendngjarj­e kanë mundur të japin përshkrim të saktë për autorin e tretë, i cili ka një defekt në ecje. "Në nisje pati një kakofoni për pjesëmarrj­en e autorëve. Kanë qenë 4 autorë; tre ishin me kallashnik­ov në mes të qytetit, njëri ka vepruar si shofer, i ka lënë autorët te vendi i krimit dhe i ka marrë sërish. Tre autorët kanë ecur me armë në mes të qytetit. Kanë qëlluar në mënyrë barbare ndaj viktimave. Terrori që është krijuar në zonë ka qenë shumë i madh. Në momentet e para u mendua se mund të kishte një numër më të madh viktimash. Si Jurgen Hoxha, ashtu edhe Zamir Latifi ( dy viktimat), nuk kishin të shkuar kriminale. Autorët janë larguar drejt Beratit. Më pas makina është gjetur e djegur në fshatin Çukaj. Deri tani janë publikuar dy emra si të dyshuar. Ndërkohë që është edhe një person tjetër i dyshuar, pasi është lehtësisht i identifiku­eshëm për shkak të mënyrës si ecën. Dëshmitarë­t në vendngjarj­e kanë parë një person me këtë defekt në ecje në momentin e ngjarjes", - tha Artan Hoxha. Ndërsa, gazetarja Klodiana Lala tha se brenda lokalit ku ndodhi atentati, në momentin e ngjarjes ndodhej edhe një shok i viktimave, i cili tashmë mban cilësinë e dëshmitari­t të mbrojtur. "Më herët, këta dy persona të dyshuar janë takuar te Fabrika e Tullave në Lushnjë dhe nuk janë ndaluar nga policia. Thuhet se shënjestra e atentatit ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares", - pohoi Lala.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania