Gazeta Shqiptare

“Si u arratis në Budapest, violinisti Arben Spahiu”

Dokumentet te libri “Shkrimtarë­t dhe artistët nën diktatin komunist…” Raporti i diplomatit: Biseda me shokët dhe çfarë i thanë ata para se të niseshin

- Dashnor Kaloçi

Raporti i diplomatit: "Gjatë qëndrimit në Budapest, kur kanë dalë për të blerë diçka nëpër dyqane, Arben Spahiu është shkëputur dhe ka hyrë në një dyqan vetëm për të blerë partitura për violinë. Kur shokët i kanë thënë se ' nuk ka kohë, se do na niset avioni', ai është përgjigjur: ' Shkoni ju, se po të vonohem, do të marr taksi për të kapur avionin e për t'u nisur për në Shqipëri'".

Familja Papavrami ( Jolanda dhe Roberti), e cila në vitin 1986 vendosi dhe qëndroi në Francë, ku studionte prej vitesh djali i tyre i vogël, Tedi, nuk do të ishte precedenti i vetëm kur nxënësit e studentët artistë shqiptarë vendosnin të mos ktheheshin më në atdheun e tyre. Gjendje e vështirë ekonomike e familjeve që ata kishin lënë në Shqipëri, situata gjithnjë e në përkeqësim, si dhe perspektiv­a e zymtë që ata shihnin për të ardhmen e karrierës së tyre artistike e profesiona­le, u bë shkas apo i detyroi disa artistë të njohur që në vitet ' 80 studionin nëpër konservato­rë e shkolla arti në vende të ndryshme të Europës, apo që udhëtonin jashtë për aktivitete kulturore e artistike, të mos ktheheshin më në Shqipëri. Pas Papavramëv­e, diku aty nga viti 1988, një tjetër artiste e njohur shqiptare, Elvira Liçaj Dones, e cila asokohe punonte në Kinostudio­n "Shqipëria e Re" dhe ndodhej jashtë për arsye shërbimi, vendosi të mos kthehej më në Shqipëri. Një vit më vonë, më 1989- ën, një tjetër violinist shqiptar, Arben Fadil Spahiu ( që kishte studiuar prej vitesh në Austri, ku dhe ishte diplomuar në Konservato­rin e Vjenës), po ashtu vendosi që të mos kthehej më në atdhe. Arbeni, apo "Voci" ( siç e thërrisnin ndonjëherë shokët e tij të klasës gjatë viteve të Liceut Artistik "Jordan Misja" në Tiranë për shkak të dialektit të tij dibran), së bashku me Tedi Papavramin dhe Klodiana Skënderin, konsideroh­eshin si nxënësit më të talentuar që kishte nxjerrë "shkolla shqiptare e violinës" që nga krijimi i saj. Gjë e cila e detyroi shtetin shqiptar të asaj kohe që t'i dërgonte ata për studime të mëtejshme jashtë shtetit ( me bursa shtetërore), ku ata dhe qëndruan për vite me radhë, duke perfeksion­uar më tej talen- tin e tyre. Por, nga këta tre violinistë virtuozë, vetëm Klodiana Skënderi iu përmbajt "kontratës" dhe u kthye në Shqipëri pas studimeve, pasi Tedi Papavrami dhe Arben Spahiu vendosën dhe qëndruan jashtë, për të vazhduar më tej studimet, karrierën dhe jetën e tyre larg atdheut. Duke bërë kështu realitet ëndrrën e tyre për të punuar dhe kontribuar në orkestrat më në zë të metropolev­e europiane. Gjë e cila nuk do të kalonte lehtë, për ta personalis­ht dhe për familjet që ata kishin lënë në Shqipëri, që do të përballesh­in me lloj- lloj problemesh me regjimin komunist në fuqi. Ndërsa me historinë e ngjarjes së Tedi Papavramit dhe familjes së tij jemi njohur në një nga shkrimet e para dy muajve (" Gazeta Shqiptare", 2324 gusht 2017), me ngjarjen e arratisjes së Arben Spahiut, i cili prej më shumë se 15 vitesh punon si koncert- maestro në Operën e Mynihut, na njohin me detaje dhe hollësira këto dokumente arkivore, që publikohen për herë të parë dhe janë pjesë integrale e librit "Shkrimtarë­t dhe artistët nën diktatin komunist…", që pritet të dalë së shpejti.

LETRA E MINISTRIT REIZ MALILE PËR KOMITETIN EKZEKUTIV TË PESHKOPISË

Tiranë, më 4 Dhjetor 1989 KRYETARIT TË KOMITETIT EKZEKUTIV TË K. P. P E SH K O P I

( Shokut Ali Kaza)

Qytetari Fadil Spahiu më ka drejtuar një letër dhe më kërkon të mësojë për fatin e djalit të tij, Arben Spahiu, sepse nga Ministria e Arsimit dhe Komiteti i Kulturës dhe Arteve nuk i është dhënë përgjigje. Lutem që i mësipërmi të thërritet nga ana juaj ose nga ndonjë shok ose këdo që të caktoni ju, t'i thuhet se letrën M. P. J. e ka marrë dhe se kthimi i djalit të tij në Atdhe dhe pranë familjes është në dorë të vetë djalit të tij.

Reiz Malile ………………………………… LETRA E BABAIT TË ARBEN SPAHIUT PËR MINISTRIN MALILE

SHOKU MINISTËR Para së gjithash ju kërkoj ndjesë për shqetësimi­n që mund t'ju krijojë letra ime. Në pamundësi për t'ju takuar personalis­ht, jam i detyruar t'ju shkruaj për një prob- lem me shumë rëndësi, që ka krijuar një gjendje të padëshirua­r në familjen time. Unë që po ju shkruaj jam Fadil Spahiu, punëtor, anëtar i PPSH- së, me banim në Peshkopi, babai i Arben Spahiut, i cili, nën kujdesin e Partisë e të shtetit, për gjashtë vjet me radhë studioi në Konservato­rin e Vjenës për violinë. Siç mund të jeni në dijeni, djali im në fund të muajit gusht, mbasi mbaroi pushimet, u nis për Tiranë me qëllim që të fillonte punë atje ku kishte nevojë atdheu. Më datë 1 shtator 1989 njoftohemi se Arbeni, në bazë të dokumentev­e të përpiluara nga Komiteti i Kulturës dhe i Arteve, u nis për në Vjenë me qëllim që të merrte pjesë në një konkurs ndërkombët­ar në Itali. Ne si prind, me shumë emocione prisnim të mësonim rezultatin e këtij konkursi dhe në të njëjtën kohë kthimin e Arbenit, i cili gjithnjë mendonte dhe ishte optimist për të dhënë kontributi­n e tij në orkestrën simfonike të shtetit, mbasi thoshte se në të gjitha mundësitë orkestra jonë të konkurrojë me orkestrat më të mira të Europës. Por pas një muaji e gjysmë, krejt papritmas lindi enigma për Arbenin. Ministria e Arsimit na njofton përse Arbeni nuk paraqitej në detyrë. Ky njoftim na shqetësoi dhe na tronditi pa masë, nuk po kuptonim asgjë. Pyesnim njëri- tjetrin; si ka mundësi që Arbenin e kërkojnë nga ne kur dihej se nuk ishte kthyer akoma nga jashtë? Shoku Ministër: Si prind dhe si shtetas jam shumë i shqetësuar për fatin e jetës së djalit tim. Jam interesuar në Ministrinë e Arsimit dhe në Komitetin e Kulturës dhe të Arteve. Më vjen shumë çudi mbasi të gjithë ngrenë supet dhe më thonë të mos mërzitem, të mos shqetësohe­m! Si mund të fle i qetë kur asnjeri nuk më shpjegon se ku ndodhet djali, çfarë i ka ndodhur dhe kur do kthehet?! Jam i detyruar t'ju kujtoj se kemi 15 vjet që Arbenin e presim dhe e

 ??  ?? Arben Spahiu
Arben Spahiu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania