Gazeta Shqiptare

22 mijë studentë, për herë të parë në auditor

Nis viti i ri akademik 2017- 2018, urimet nga krerët e lartë, kritikat dhe premtimet Tre ciklet e nivelit bachelor presin 150 mijë të rinj

- Voltiza Duro

Mbi 22 mijë studentë janë ulur për herë të parë në auditorë, duke nisur kështu vitin e ri akademik 2017- 2018, për ciklin e parë të studimeve bachelor në mbarë vendin. Nga Universite­ti Bujqësor i Tiranës, kryeminist­ri Edi Rama ka uruar studentët, duke theksuar se ky vit do t'i hapë rrugë një procesi transformi­mi rrënjësor për një mësimdhëni­e më të mirë. "Zgjodhëm ta uronim fillimin e vitit të ri akademik në këtë universite­t, pasi dëshirojmë që këtu të vazhdojmë t'i hapim rrugë një procesi transformi­mi rrënjësor. Bashkë me disa pedagogë vizituam kantierin e universite­tin. Pedagogët janë të kënaqur, unë jo shumë, pasi ka ende shumë punë për t'u bërë. Këtu nuk mund të ketë makina që vendosin të parët mbi njerëzit, apo nuk mund të ketë më shumë kafene se aula. Këtë territor ta kthejmë në një oaz", - u shpreh kryeminist­ri i vendit. Gjithashtu, Rama tha se ky universite­t do të pësojë ndryshime drastike, pasi një vit më parë kjo hapësirë ishte një katrahurë. "Përpara një viti ishim këtu dhe s'u besoja syve se çfarë katrahure ishte kjo hapësirë. Me një ndërhyrje të parë është krijuar një bazë për të vendosur rregull. Nuk do ketë asnjë aktivitet nëse nuk është në harmoni me ato të studentëve", - theksoi kryeminist­ri nga Universite­ti Bujqësor. Dje, rreth 150 mijë studentë startuan vitin e ri akademik në 3 ciklet e studimit në nivelin bachelor.

MINISTRJA E ARSIMIT

Por, ky vit, nis pas publikimit të raportit të agjencisë britanike, e cila bëri vlerësimin e institucio­neve arsimore në vend në bazë të standardev­e që plotësonin

këto të fundit. Një ndër universite­tet e renditura më mirë ishte dhe Universite­ti i Mjekësisë, me 5 vite akreditim, nga ambientet e të cilit ministrja e Arsimit dhe Rinisë, Lindita Nikolla uroi studentët. "Uroj mbi 22 mijë e 200 studentët që ulen për herë të parë në bankat e universite­teve. Kam zgjedhur të

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania