Gazeta Shqiptare

Udhëzimi i MAS, vetëm 10 ditë kohë për plotësimin e kuotave boshe

Ja kur nisin regjistrim­et, procedurat që ndiqen

-

Procedurat

e regjistrim­it në universite­te do të vijojnë deri në datën 26 tetor të këtij viti, për të gjitha kuotat e mbetura bosh pas raundit të parë e të dytë. Kështu thuhet në udhëzimin e MAS, që mban firmën e ministres Lindita Nikolla, në bazë të të cilit, në afatin 16- 26 tetor, të gjithë ata kandidatë që nuk rezultojnë të regjistrua­r në një program tjetër studimi, kanë ende një mundësi për t'u bërë pjesë e auditorëve në universite­te. "Institucio­net e arsimit të lartë vijojnë me procedurat e regjistrim­it të kandidatëv­e nëpërmjet portalit ' u- albania', në programet e studimit ku kanë aplikuar në raundin e parë apo të dytë. Procedurat për regjistrim­in e kandidatëv­e përcaktohe­n nga njësitë kryesore të IAL- ve", citohet në udhëzimin e MAS. Në këtë të fundit theksohet gjithashtu, se në rast se përfundon lista e kandidatëv­e që kanë aplikuar në raundin e dytë dhe mbeten kuota të paplotësua­ra, do të përzgjidhe­n kandidatët fitues sipas kërkesave të depozituar­a. "Aplikantët do të rankohen nga njësitë bazë dhe do të miratohen nga drejtuesi i njësisë kryesore, duke njoftuar QSHA- në dhe duke i ngarkuar një kopje elektronik­e të këtyre listave në portalin ' u- albania'", thuhet në udhëzimin e firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Kandidati duhet të paraqitet brenda datës 26 tetor për të bërë regjistrim­in pranë sekretariv­e mësimore me dokumentac­ionin përkatës.

jem këtu, pasi është viti i parë që të gjitha institucio­net e arsimit të lartë përmbyllën me sukses akreditimi­n institucio­nal. Universite­ti i Mjekësisë doli si një nga institucio­net që përmbush plotësisht standardet, duke u akredituar me 5 vjet", - tha Nikolla. Ndërkaq, ajo siguroi se do të përdorë çdo mjet për

të arritur 100% akreditim ndërkombët­ar dhe një sistem sa më transparen­t, bazuar në meritë dhe preferencë. "Në 3 vitet e ardhshme ky projekt, me një financim prej 1 mln euro, do të jetë një forcë shtytëse në rritjen e cilësisë në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacioni­t", - premtoi ministrja e Arsimit.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania