Gazeta Shqiptare

Lotaria Amerikane, aplikimet para 18 tetorit të pavlefshme

Ambasada amerikane: Fotoja e përdorur për DV- 2019 nuk shkakton penalizim "Shtyhen regjistrim­et, afatet e reja që janë përcaktuar"

- Voltiza Duro

Aplikimet për Lo tarinë Amerikane do të rifillojnë nga e para në 18 tetor të këtij viti, ndërsa regjistrim­et e bëra para kësaj date konsideroh­en si të pavlefshme. Ky njoftim është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane, ku bëhet me dije se periudha e aplikimeve do të shtyhet deri në 22 nëntor 2017. Disa ditë më parë, qytetarët nuk kanë mundur dot të aksesojnë në faqen e regjistrim­it DV2019, pasi ishte jashtë funksionit. Por ambasada ka sqaruar të gjithë të interesuar­it duke shpjeguar se ky problem nuk prekte vetëm Shqipërinë. "Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrim­it për Lotarinë DV- 2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrim­et e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsiderat­ë. Ne na vjen keq për shqetësimi­n e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojs­hmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritet­in e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrim­it për këtë vit ( DV- 2019)", - thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. Nëse kandidati ka aplikuar para datës 18 tetor, duhet të ribëjë regjistrim­in pasi i pari është i pavlefshëm, por nuk ka problem nëse për- doret sërish e njëjta fotografi për DV- 2019. "Periudha e re e regjistrim­it për Lotarinë DV- 2019 do të hapet të mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18: 00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17: 00 ora lokale e Shqipërisë",- citohet në njoftim.

KRITERET

Sërish ambasada amerikane thekson faktin që i interesuar­i duhet të ketë arsimin ose përvojën e punës si një ndër kriteret kryesore për të fituar. Gjithashtu, vë në pah se tek aplikimi duhen përfshirë patjetër bashkëshor­ti/ ja dhe çdo fëmijë nën moshën 21 vjeç e të pamartuar. Ndërsa të gjithë studentët që ende po ndjekin studimet në formularin e aplikimit nuk duhet të përzgjedhi­n "University degree", por opsionin "Some university courses" pasi nuk janë diplomuar. Ashtu siç është bërë me dije më parë nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit, përzgjedhj­a do të jetë krejtësish­t e rastësishm­e dhe kryhet nga Qendra Konsullore në Kentucky, SHBA. Çdo aplikuesi i vendoset një numër dhe kompjuteri në Qendrën Konsullore Kentucky përzgjedh numrat, pa asnjë dallim. Më pas shikohen aplikimet që kanë kryer regjistrim më shumë se një herë dhe skualifiko­hen. Pasi personi rezulton i përzgjedhu­r dhe i caktohet data e intervistë­s, është oficeri konsullor që shqyr- Tarifa e aplikimit për vizë për një person është 330 dollarë, vizita mjekësore shkon 205 dollarë dhe pasi kandidati ka marrë vizën 220 dollarë është shuma që duhet paguar për lëshimin e green card. Por, gjithashtu, bëhet me dije se këto tarifa mund të pësojnë ndryshime që nuk varen nga ambasada.

ton çështjen e tij/ saj dhe merr vendimin final për vizën, bazuar në kualifikim­in dhe pranueshmë­rinë për vizë të aplikantit.

TARIFAT

Në faqen zyrtare në "Facebook", Ambasada Amerikane sqaron aplikantët se, nëse arrijnë të përzgjidhe­n tarifa e aplikimit për vizë për një person është 330 dollarë, vizita mjekësore shkon 205 dollarë dhe pasi kandidati ka marrë vizën 220 dollarë është shuma që duhet paguar për lëshimin e green card. Por, gjithashtu, bëhet me dije se këto tarifa mund të pësojnë ndryshime që nuk varen nga ambasada. Vetëm aplikimi për lotarinë është falas.

 ??  ?? Njoftimi i ambasadës amerikane
Njoftimi i ambasadës amerikane
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania