Gazeta Shqiptare

Bashkia e Tiranës përfundon rikonstruk­sionin e shkollës në fshatin Shkallë- Dajt

Veliaj: Çdo ditë nga një punë për qytetin

-

tjetër dëshmi e vëmendjes që ka bashkia ndaj zonave rurale. "Sot jemi në shkollën më të vogël të Bashkisë së madhe të Tiranës, ndërkohë që vitin e filluam në shkollën më të madhe të Bashkisë së Tiranës, te gjimnazi ' Qemal Stafa', me rikon- struksioni­n e godinës. Shkolla e fshatit Shkallë ka më pak nxënës se klasa më e vogël në Tiranë, por ka një parim: Një për të gjithë, të gjithë për një. Që do të thotë se duhet të ofrojmë të njëjtin shërbim, si në qendër të Tiranës, si në Bllok, si brenda Un- azës, si në zonat periferike, deri në stacionin tonë të fundit që është shkolla e fshatit Shkallë", - tha Veliaj. Ai shprehu mirënjohje për kontributi­n që kanë dhënë vullnetarë­t dhe aktorë të tjerë në rikonstruk­sionin e kësaj shkolle, duke theksuar se vullnetari­zmi është i nevojshëm në Tiranë. Kryebashki­aku gjeti rastin që të ftojë edhe bizneset dhe këdo tjetër që ka mundësi, të kontribuoj­në për të ndihmuar qytetin për ta bërë atë më të mirë. "Nëse çdo ditë bëjmë një punë konkrete, si për qytetin, si për fshatin, atëherë e gjithë bashkia e madhe mund të ecë me të njëjtën shpejtësi, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Dua t'u uroj të gjithë engjëjve që kemi në këtë shkollë shumë sukses dhe t'u garantoj që ajo çfarë kemi në dorë është që secili të ketë të njëjtin shans për të qenë i suksesshëm në Tiranë, dhe mënyra se si e bëjmë këtë është duke u siguruar që infrastruk­tura të jetë kudo njësoj, pa bërë diferencim­e", - u shpreh Veliaj. Drejtuesi i nismës "Fundjava ndryshe", Arbër Hajdari falënderoi Bashkinë e Tiranës për gatishmëri­në për të bashkëpunu­ar, ndërsa shprehu besimin se ai do të vazhdojë edhe në projekte të tjera. "Është bërë restaurimi i plotë i shkollës, janë siguruar kushtet e nevojshme që fëmijët të bëjnë mësimin në gjendje normale. Ky është hapi i parë që kemi marrë në rehabiliti­min e një shkolle dhe shpresojmë që në bashkëpuni­m me Bashkinë e Tiranës, nismat e radhës të jenë për të gjitha shkollat që frekuentoh­en nga nxënësit në fshatrat e Tiranës", - u shpreh Hajdari.

 ??  ?? Kryebashki­aku, Erion Veliaj gjatë rikonstruk­sionit të shkollës
Kryebashki­aku, Erion Veliaj gjatë rikonstruk­sionit të shkollës
 ??  ?? Kryebashki­aku, Erion Veliaj gjatë takimit me banorët e fshatit
Kryebashki­aku, Erion Veliaj gjatë takimit me banorët e fshatit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania