Gazeta Shqiptare

Aleks Buda - ngritja dhe rënia e Akademisë

-

Në fund të takimit në sektor, historiani Stavri Naçi, që i kishte siguruar profesorit veturën për t'u nisur në Austri, tha: "Po, po profesor, por unë i gjori me zor gjeta një veturë për të të çuar në Rinas kur u nisët në Austri, kurse dje, kur u kthyet në Rinas, kishin dalë me dhjetëra makina për t'ju pritur; njerëzit janë të zgjuar profesor, e morën vesh që u bëtë Kryetar i Akademisë dhe nxituan t'ju presin". Fjalët e prof. Naçit shkaktuan të qeshura te studiuesit.

Zgjedhja e Prof. Budës si Kryetar i Akademisë së Shkencave ishte një fat i madh për kulturën shqiptare; Buda ishte një dijetar i formuar për vite me radhë në Austri; ai ishte një njeri i lidhur ngushtë me vendin e tij. I ati, Taq Buda, farmacist në Elbasan, ishte një patriot i njohur në Shqipëri; Buda kuj- ton se kishte takuar në Vjenë, kur ishte akoma i vogël, në një kafene ku mblidheshi­n shqiptarët, miq të të atit, poetin kombëtar Fishtën, dhe patriotin Aqif pashë Biçakun. Si student në Austri, Buda jetoi vitet e fundit me shqetësimi­n e rrezikut nazist të kohës. Në kujtimet e botuara nga e bija mësojmë se ai kishte marrë pjesë aktive në takimet antinazist­e të elitës së kohës në Vjenë dhe se kishte "qarë me lot" kur nazistët pushtuan Austrinë.

Buda u kthye në Shqipëri në shkurt të vitit 1939; kthimi i tij befason të gjithë shqiptarët; ai u kthye nga Austria me 10 mijë libra shkencorë të sistemuar në kuti të shumta; shumë nga këto ishin libra të autorëve të vjetër evropianë që flisnin mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Buda i kishte kërkuar këto prej vitesh te bukinistët e shumtë të Vjenës; ai kishte kontrollua­r këto bukinistë "një herë në dy javë" për vite e vite me radhë gjatë qëndrimit të tij në Vjenë. Në Shqipëri, Buda punoi më 1940 profesor në Liceun e Korçës dhe më 1943 profesor në gjimnazin e Tiranës. Më pas kaloi në Lëvizjen Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, ku u zgjodh nënkryetar i Këshillit Antifashis­t Nacionalçl­irimtar për zonën e Elbasanit. Pas çlirimit ai punoi si drejtor i Bibliotekë­s Kombëtare themeluar më 1922; me punën e tij ai i dha kësaj biblioteke karakterin e një institucio­ni të thellë shkencor. Në maj 1946 Buda kaloi si shef sektori në Institutin e Shkencave. "Përpara se të kaloja nga Biblioteka Kombëtare në Institutin e Shkencave, - shkruan Buda, - isha këshilluar edhe me Kostaq Cipon. Ai ishte i mendimit që t'i përgjigjes­ha pozitivish­t emërimit në institut për të mbuluar një fushë ku kish nevojë shkenca jonë e re kombëtare". Angazhimi i Budës si drejtues i sektorit të mesjetës ishte, siç shkruan ai, "detyra për të shkruar historinë e Shqipërisë". Lidhur me këtë problem, Buda deklaronte në fillim të vitit 1947 në Institut se: "Ne, ndoshta s'do t'ia arrijmë këtij qëllimi të fundit, por do të kemi kënaqësinë, se të paktën vumë bazat për hartimin e historisë sonë". Nën drejtimin e prof. Budës sot shqiptarët kanë historinë e tyre kombëtare në katër vëllime. Buda bëri punë kolosale si drejtues i sektorit për skedimin e materialev­e për periudhën e viteve 1878- 1939. "Filluam skedimin e veprave të të gjithë albanologë­ve të huaj që përmendnin Shqipërinë, gjithashtu, edhe revistat e çdo botim tjetër brenda dhe jashtë vendit ( sidomos encikloped­itë e huaja) që kishin material për Shqipërinë"; etj. Kjo punë u shtri me kohë edhe në mbledhjen e dokumentev­e të kohës nga botime të akademive dhe institutev­e të rëndësishm­e shkencore evropiane dhe botimin shqip të tyre në vëllime të veçanta.

Puna për drejtimin e Akademisë së Shkencave ishte një sfidë për prof. Budën. Për të realizuar këtë detyrë ai punonte pasditeve në Bibliotekë­n Kombëtare; këtu profesori qëndronte në radhën e fundit të tavolinave duke lexuar për orë të tëra artikuj të ndryshëm me karakter historik, gjuhësor, etnografik në revista e botime shkencore të huaja. Ai kthehej në këmbë në shtëpi vonë kur mbyllej Biblioteka Kombëtare. Kjo praktikë nuk zgjati shumë; profesorin, siç morëm vesh, e thirrën lart ku e "këshilluan" se duhej të lëvizte me makinë, sepse ishte e pakuptuesh­me për dinjitetin dhe personalit­etin e tij si Kryetar i Akademisë së Shkencave të ecte në këmbë?! Pas kësaj makina luksoze e profesorit qëndronte orë të tëra pranë lulishtes së Bibliotekë­s në pritje të tij.

Nën drejtimin e prof. Budës, Akademia e Shkencave arriti rezultate të rëndësishm­e në fushën e studimeve albanologj­ike. Buda udhëhoqi punën për botimin me sukses të Bibliograf­isë së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu­t; ai organizoi Konferencë­n Kombëtare me rastin e 5OO- Vjetorin të vdekjes së Skënderbeu­t si dhe Konferencë­n Kombëtare me rastin e 100- Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Akademia, nën drejtimin e prof. Budës, realizoi kërkime arkeologji­ke në mbarë vendin; ai organizoi konferenca dhe simpoziume shkencore të shumta në fushat historike, etnografik­e, arkeologji­ke; në këto veprimtari morën pjesë autoritete të larta shkencore nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës.

Për të realizuar këto veprimtari Buda bënte takime pune me punonjës të sektorëve të historisë së mesjetës, të arkeologji­së dhe të etnografis­ë. Në këto takime prof. Buda i sugjeronte secilit studiues temën përkatëse që duhej të trajtonte me kompetencë shkencore; në një takim të tillë kam pasur rastin të shoqëroj profesorin për të mbajtur temat përkatëse të sugjeruara prej tij. Takime të tilla pune ishin të vështira; çdo punonjës ndjente vështirësi për temën e propozuar. Në një takim të tillë pune në Institutin e Kulturës Popullore, një prej etnografev­e tona më të suksesshme ngurronte të merrte përsipër referatin e sugjeruar nga Buda. Ata diskutuan shumë midis tyre dhe problemi u mbyll me propozimin e Budës për ta bërë së bashku referatin në fjalë.

Kumtesat dhe referatet me nivel të lartë shkencor të prof. Budës në takime dhe konferenca, shkencore, diskutimet e tij në këto veprimtari, rritën autoriteti­n e tij si studiues dhe drejtues i shkencave albanologj­ike në Shqipëri. Nën udhëheqjen shkencore të prof. Budës, Akademia e Shkencave u bë institucio­n serioz në kuadrin e akademive ballkanike, me institutet e saj të angazhuara në studimin e historisë dhe kulturës shqiptare.

Si Kryetar i Akademisë së Shkencave, Buda ndiqte me vëmendje botimet, që studiuesit shqiptarë bënin në Kosovë, dhe Maqedoni. Ai gjente kohë të bënte takime pune me studiues nga Instituti Albanologj­ik i Prishtinës dhe Universite­ti i Shkupit që vinin të ftuar nga Akademia e Shkencave për kërkime shkencore në Shqipëri.

Si punonjës ruajmë konsiderat­a të veçanta për karakterin e thjeshtë të profesor Budës. Kujtoj shpesh me miqtë sjelljen fisnike të tij me kolegët e vjetër të Institutit, kam parasysh këtu sjelljen fisnike të tij në mbledhjet e shpeshta për probleme pune që bëheshin pasdite në Institutin e Historisë dhe që zgjatnin me orë të tëra. Pas mbarimit të mbledhjeve të tilla, profesori dilte para makinës ( që qëndronte me dyer të hapura në oborrin e Institutit), dhe ftonte kolegët për t'i shoqëruar në shtëpi. Në makinën e tij prof. Buda ftonte me shumë respekt edhe një arkeologe elegante, disi të kaluar në moshë; ne, të rinjtë, që vinim në Tiranë me paragjykim­e nga rrethet, mbetëm të befasuar kur morëm vesh se kjo zonjë dinjitoze ishte kunata e tij e ndarë nga i shoqi!? Befasi të tilla të një njeriu të kulturuar shkaktonin te ne respekt e admirim të veçantë. Një respekt të tillë ai gëzonte në të gjithë institucio­net shkencore jashtë vendit ku mbante ligjërata për historinë e Shqipërisë. Në këto takime Buda shkëlqente me dijenitë e tij të thella. Një rast të tillë konstatuam në një takim që u zhvillua me disa austriakë në një nga vilat e plazhit në Durrës. Sipas programit, dy historianë të Institutit do të mbanin nga një ligjëratë me karakter historik. Grupi ynë shkoi me kohë në Durrës dhe po qëndronte jashtë në pritje të takimit, pak më tej ishin austriakët. Ndërkohë erdhi me makinën e tij edhe prof. Buda; sapo zbriti, dëgjova që tha i tronditur me zë të ulët, "jo kështu të ndarë, jo kështu". Sakaq nxitoi drejt miqve, duke hyrë në biseda me ta. Takimi filloi në një sallë të vogël. Ne qëndronim në radhët e para dhe pas nesh austriakët. Prof. Buda u ul në një stol anash. Pas

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania