Gazeta Shqiptare

Partizani gjen ritmin e humbur, Kukësi nuk i ndahet Skënderbeu­t

Vllaznia dhe Teuta janë zyrtarisht në krizë, me shkodranët që mposhten nga Kamza 1- 0 Të kuqtë arrijnë fitoren e dytë radhazi

-

Duket se pas fitores me Teutën, Partizani rigjen edhe lojën. Skuadra e kuqe, e cila vuajti shumë në fillim të kampionati­t, ka arritur të sigurojë suksesin e dytë radhazi, duke mposhtur pastër 2- 0 ekipin e Luftëtarit. Të kuqtë e kryeqyteti­t shënuan nga një gol në çdo pjesë loje, për të arkivuar një tjetër trepikësh plot oksigjen. Të besuarit e Julianos e marrin menjëherë lojën nën kontroll, dhe pas një rasti të artë shënimi të shpërdorua­r nga Batha në minutën e 18- të dhe një tjetri të humbur nga Vila në të 21- ën, do të jetë Xhevahir Sukaj që shënon pas harkimit të Prognit në minutën e 28- të, duke çelur rezultatin. Goli i dytë radhazi për shkodranin ky. Në pjesën e dytë, Partizani kërkon të mbyllë hesapet, por edhe Luftëtari kërkon të ndryshojë diçka në lojën e tij, por do të jenë të kuqtë ata që do t'i vënë kapak ndeshjes me golin e Lorenc Trashit, që në të 71ën kërcen bukur me kokë duke mposhtur Ruçin. Mbyllet 2- 0 në "Selman Stërmasi", me të kuqtë që kapërce- jnë disa pozicione menjëherë, duke u renditur në vendin e pestë dhe duke braktisur zonën e ftohtë. Luftëtari, nga ana tjetër ësh- të i parafundit në renditje me 5 pikë.

Kukësi bën dy fitore radhazi në kampionat dhe ruan distancën prej tri pikësh me Skënderbeu­n kryesues. Formacioni i Mladen Milinkoviç mposhti 4- 2 në "Zeqir Ymeri" Teutën, e cila futet në krizë rezultates­h pas atij starti premtues të kampi- onatit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19- të nga Elis Bakaj, që gjeti rrjetën me një goditje të mrekullues­hme prirët me portën, ndërsa në të 32- ën Ethemi realizoi me kokë thuajse nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund të pjesës së parë, shtylla i mohoi golin e dytë personal Bakajt. Gjatë fraksionit të dytë Kukësi shënoi të tretin, që ishte devijim i Hakajt pas goditjes së Alyev, ndërsa pak çaste me vonë shkurtoi diferencën në 3- 1 Hila me 11metërsh. Në fund të takimit Lena hapi ndeshjen me golin e 3- 2, por në minutën e katërt shtesë Alyev vulosi fitoren 4- 2 të verilindor­ëve.

Kamza i shkaktoi një humbje të hidhur Vllaznisë, duke treguar se është me ambicie të mëdha në Kategorinë Superiore. Golin që u dha tri pikë kamzalinjv­e e shënoi Imeri në minutën e 86- të. Kjo disfatë e fut në krizë Vllazninë, që mbetet në kuotën e 5 pikëve.

Ndërkohë sfida e Krujës mes Laçit dhe Flamurtari­t përfundoi në barazim 1- 1. Fillimisht shënuan vlonjatët me Bushiç në minutën e 34rt, por në pjesën e dytë kurbinasit barazuan me Reginaldon, duke marrë një pikë me shumë vlerë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania