Gazeta Shqiptare

Iuliano: Pres edhe më tepër se kaq

-

Partizani

arriti të tri umfonte ndaj Luftëtarit me rezultatin 2- 0 në takimin e zhvilluar në "Selman Stërmasi", duke bindur si me lojë ashtu edhe me rezultat. Në prononcimi­n pas ndeshjes për "Supersport", trajneri Mark Iuliano u shpreh i kënaqur për fitoren dhe tregoi se pret akoma më shumë nga skuadra dhe ky nuk është maksimumi.

PËR FITOREN

"Ishte një provë e mirë për të gjithë ne. Presim edhe më tepër se kaq, sepse ky nuk është maksimumi. Ishte Partizani im edhe kur humbiste, është Partizani im edhe ky tani. Nuk kam pasur dyshime mbi cilësinë e punës sonë. Edhe në momentin kur nuk po shpreheshi­m mirë, djemtë më kërkuan të vazhdonim këtë rrugë."

DËMTIMI I SUKAJT

"Sukajn do ta vlerësojmë edhe pak për të mësuar diçka më të qartë rreth dëmtimit. Shpresojmë të mos jetë dëmtim i gjatë. Sot luajti edhe Basrak, i cili bëri paraqitje të mira dhe krijoi raste. Dua të them për Bardhin, nëse nuk i rritet mendja, mund të ketë shansin e tij."

JETA E NATËS NË TIRANË

"Lojtarët kanë mënyrën e tyre për t'u dëfryer apo për të pirë diçka, në momentin që nuk janë pjesë e stërvitjes apo janë jashtë orarit të punës. Për sa i përket jetës së natës, Sukajn dhe Trashin i gjeta në lokal, nuk piva asgjë, thjesht i përshëndet­a. Tirana është një qytet i bukur, dhe kjo më shtyn për

"Skuadra ishte më e shkurtër dhe diferencat nuk ishin të mëdha mes mbrojtës dhe sulmit. Luftëtari nuk na vuri në vështirësi, por kjo është e gjitha merita e Partizanit."

PREZENCA E VETERANËVE

"Është thjesht një rastësi, unë mundohem të fus në formacion lojtarët më të mirë, lojtarët më në formë."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania