Gazeta Shqiptare

Strakosha: Juventusi? Dua të qëndroj sa më gjatë te Lacio

Flet portieri shqiptar i bardhekalt­ërve

-

presësh një penallti në shtesë dhe t'i japësh ekipit tënd fitoren është një emocion i veçantë. Këtë ndjenjë e përjetoi edhe Thomas Strakosha, portieri i Lacios që ndali Dibalanë të shtunën. Në një lidhje direkte me emisionin "Zona Gol" në "Supersport", portieri i Kombëtares tregoi emocionet, urimin e familjes, si dhe foli për të ardhmen.

Keni gëzuar shumë pas pritjes së penalltisë së Dibalës; kaq i veçantë ishte ky moment?

Nuk mund t'i shpjegoj emocionet që kisha pas asaj ndeshjeje. Të presësh penallti në sekondat e fundit, është diçka fantastike, aq më tepër që morëm edhe fitoren me përmbysje.

Kush të uroi i pari pas ndeshjes?

Urimet e para i mora direkt nga familja. Aq sa ka bërtitur babai, nuk kam gëzuar as vetë.

Është e vërtetë që Foto të ka këshilluar për pritjen e penalltisë?

Babi më ka këshilluar gjithmonë, por nuk e kam dëgjuar. Një herë që e dëgjova, më shkoi mirë, sepse i prita penalltinë Dibalës dhe i dhashë fitoren ekipit.

Sa larg mund të shkojë Lacio këtë vit?

Kemi një grup shumë të mirë dhe besoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha. Edhe në aspektin personal, pres që të rritem akoma më shumë.

Një ish- portier i Juventusit u ka këshilluar bardhezinj­ve emrin tuaj si pasardhës i Bufon. Do të të pëlqente një transferim te bardhezinj­të?

Nuk di gjë për interesimi­n e Juventusit, por jam shumë i lumtur te Lacio. Kam besimin e trajnerit, të drejtorit dhe gjithë klubit, dhe dua të qëndroj gjatë këtu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania