Gazeta Shqiptare

Krimet e Rënda nisin hetimin pasuror të vëllezërve Habilaj

Moisi dhe Florian Habilaj hetohen si zotërues të 23 tonëve kanabis të bllokuara në Vlorë Dyshime për pasuri të krijuar nga droga

-

Kur kanë kaluar vetëm 3 ditë nga arrestimi në Itali i 39- vjeçarit Moisi Habilaj, Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur hetim pasuror ndaj vëllezërve dhe disa prej familjarëv­e të tij. Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se hetimi ndaj tyre ka nisur në kuadër të ligjit Antimafia, për shkak se kanë dyshime se pasuria e tyre mund të jetë përfituar nga aktiviteti kriminal brenda apo edhe jashtë vendit tonë. "Dyshohet se kjo familje ka prona të shumta të paluajtshm­e dhe llogari bankare të krijuara nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës", thanë burimet. Ndërkaq, po të njëjtat bu- rime sqaruan se vëllezërit Habilaj janë nën hetim nga prokuroria që prej vitit të shkuar. Hetimi nis pas bllokimit të një sasie prej rreth 23 tonë kanabis në Treblovë e Vezhdanish­t të Vlorës, në të cilin është përfshirë edhe Antimafia e Leçes. Kjo dosje është hetuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda, ku një javë më parë dosja në ngarkim të të arrestuarv­e u dërgua për gjykim. Pjesë e kësaj dosjeje është edhe një oficer policie, tashmë i shpallur në kërkim. Zotërues të këtyre parcelave mes fshatrave Treblovë e Vezhdanish­t ( parcela të asgjësuara verën e 2016) dyshohen të kenë qenë vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj. Por, Krimet e Rënda e kanë veçuar dosjen e Habilajve nga grupi tjetër i paraqitur tashmë në gjykatë. Hetuesit tashmë janë duke punuar për zbërthimin e mënyrës se si funksionon­te kjo organizatë kriminale e kultivimit dhe trafikimit të lëndës narkotike kanabis sativa, e cila është nga më të sofistikua­rat që ka hetuar ndonjëherë Prokuroria sh-

Prokuroria e Katanias i nisi hetimet në vitin 2013 dhe iu deshën 4 vjet për të dokumentua­r veprimtari­në kriminale, që kryhej nga vëllezërit Habilaj. Në dosjen ku bëjnë pjesë përgjimet mes tyre, por edhe mes pjesëtarëv­e të tjerë të këtij grupi kriminal, përmendet në të paktën dy raste edhe emri i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Ky i fundit ka pranuar se Habilajt janë kushërinjt­ë e tij të 10- të, por në përgjime evidentohe­j fak- ti se Moisi Habilaj i shprehej mikut të tij, Sabaudinit, se 30 mijë euro duhej t'ia çonte Saimirit. Lidhur me këto fakte, tashmë pritet që edhe dosja në të cilën përmendet ish- ministri Tahiri të bashkohet me dosjen ku u arrestuan 7 persona dhe u

shpallën në kërkim dy të tjerë, mes tyre edhe punonjësi i policisë në vendin tonë. Mësohet se hetues të Krimeve të Rënda kanë kontaktuar me homologët italianë dhe se janë në pritje të letër- porosive dhe dosjes së plotë të hetuar nga Antimafia. Por, burime sqaruan se bashkëpuni­mi mes tyre kishte filluar që në verën e vitit të shkuar, me sekuestrim­in e kanabisit në parcelat mes fshatrave Treblovë e Vezhdanish­t të Vlorës.

 ??  ?? Të arrestuari­t në Itali
Të arrestuari­t në Itali
 ??  ?? Florian Habilaj
Florian Habilaj
 ??  ?? Moisi Habilaj
Moisi Habilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania