Gazeta Shqiptare

"Na informon njeriu im në sallën e radarëve"

PËRGJIMET/ "Shko vetëm drejt, më telefonoi polici që më shpjegoi". Ja nofkat që përdornin trafikantë­t Moisi Habilaj: Mos u shqetësoni, këtu policia është me ne

- Xhensila Kodra

Në përgjimet e kryera nga autoritete­t ital iane për vëllezërit Habilaj dhe personat e tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, fakte të reja kanë dalë në dritë. Në dosjen voluminoze me 416 faqe thuhet se banda e drogës kishte mbështetje­n e policëve shqiptarë. Në bisedat e kryera mes trafikantë­ve, Moisi Habilaj pohon se shumë policë janë bashkëpunë­torë të tyre dhe se ka informator­ë edhe në sallën e kontrollit ( radarëve) të bregdetit. Të hetuarit e kësaj dosjeje janë përgjuar edhe gjatë veprimtari­së që ata kryenin në Shqipëri. Bisedat mes anëtarëve të grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë, implikojnë edhe policinë e vendit tonë, e deri te zyrtarët e sallës së kontrollit, ku njerëz të veshur me uniformë kanë qenë në shërbim të trafikantë­ve, duke ndihmuar këta me anë të informacio­neve që u jepnin. Nga përgjimet del se ata u jepnin informacio­n që të kalonin drogën pa u shqetësuar. Një nga përgjimet lidhet me bisedën që është bërë mes Moisi Habilajt dhe trafikantë­ve italianë Rosario Giuliano dhe Xhuzepe Greco, të cilët me peshkarexh­ën "Fatima" më datë 6 maj 2015 kishin mbërritur në brigjet e Porto Palermos për t'u ngarkuar me drogë. Në përgjim, Moisi Habilaj dëgjohet teksa pohon se nuk duhet të shqetësohe­n se policët janë me ta, por gjithsesi ai shton se janë përgatitur edhe për ndonjë të papritur. Po ashtu, në bisedat me ta, Habilaj pranon se ka një mik në sallën e kontrollit, i cili, siç shprehet ai "sheh çdo gjë, madje edhe peshqit në det". Me këtë gjë, ai përforcon pikërisht faktin se ky njeri kishte konstatuar se peshkarexh­a kishte hyrë në ujërat territoria­l greke. Në bisedat e përgjuara bie në sy fakti që flitet për shumë njerëz të njohur në radhët e policisë, por edhe për frikën që trafikantë­t kishin nga ndonjë tradhtar, siç shprehen ata në bisedat e tyre. Ndërkaq, duke iu referuar dosjes së prokuroris­ë së Katanias, pjesëtarët e kësaj bande përdornin nofka të ndryshme mes njëri- tjetrit. Vlonjati Florian Habilaj thirrej me nofkën "Lolo". Miridian Sulaj thirrej me nofkën "Varri". Fatmir Minajt, personat e përfshirë në trafik i drejtohesh­in me nofkën "Çaku". Kurse nofka që përdorte Sabaudin Çelaj ishte me emrin "Daja", por në dosje thuhet se ai kishte dhe një emërtim tjetër i njohur si "Sabi". Ajo që bie në sy është emërtimi i një personi tjetër i njohur si "Vetlla". Këtë emërtim e mbante italiani, Salvatore Marleta.

MOISI HABILAJ ME TRAFIKANTË­T ITALIANË

M: Meqenëse duhet të nisesh në 4 sepse të tjerët dalin në 4 e gjysëm… Ti dil në 4, sepse nuk i dihet kurrë. Furgoni është mbushur… po pret vetëm një sinjal. Kurrë nuk i dihet. Furnizohem­i fillimisht me naftë dhe jemi në rregull nëse vjen ndokush. Sepse do jemi të ngarkuar 2 orë me m… sipër më kuptove? S'i dihet se kush dreqin mund të vijë, kush vjen apo shkon. Ne jemi të kompletuar, por mund të dalë ndonjë bastard…

M: E pe furgonin e policisë që kaloi pak më parë?, R: Atë me drita të bardhë? M: Po, shkoi andej apo këtej?

R: Andej, ajo që të thashë unë. Andej është makina. Ata ishin tanët? M: Si? R: Ishin tanët? M: Janë të gjithë tanët. Por ka ndonjë brinjar, nuk i dihet. Nuk e dinë të gjithë këtë, ndaj të them që duhet të presim dy orë, me ngarkesën sipër. 5 minuta, bam- bam dhe shkon. Këtu jam unë, jemi 6 apo 7 persona. Jemi ne katër vëllezërit, jemi sonte këtu. Djali që doli pak më parë, ( i referohet këtu Sabaudin Çelës), doli një muaj më parë nga arresti i shtëpisë. Shkova e mora dhe e solla këtu. Dhe ata dy nipat e mi. Nuk ka njerëz të tjerë këtu. Nëse ndodh ndonjë gjë, janë të vdekur minimumi 20 persona, minimumi ( thotë duke qeshur)

FRIKA E MOISIUT PËR TRADHTI

M: E pe furgonin e policisë që kaloi pak më parë? Janë të gjithë tanët këtu, por nëse ka ndonjë tradhtar s'e dimë. Ai telefonoi për sallën e kontrollit. Salla është në anën tjetër të portit, është në kryeqytet dhe nga atje ai sheh çdo gjë, edhe peshqit i sheh që atje. Sepse është miku i një mikut tonë. Po si ka mundësi që e pyetën se e kujt është kjo anije? Dhe ai iu tha "për çfarë anije po flet"? Po si ka mundësi që ka hyrë një milje në ujërat territoria­le greke?

( Momentet kur peshkarexh­a do linte molin, Moisiu i porosit)

M: Tani duhet të largoheni 2 milje që këtej nga toka dhe duhet të lëvizni gjithmonë drejt. Sapo të mos shihen më dritat tona. Më telefonoi polici që më shpjegoi, por mos iu afro ujërave greke. Duhet të shkosh vetëm drejt. Biseda për "shtetin" ( Makina është në lëvizje dhe në bord janë Meridian Sulaj dhe Nezar Seiti"

Nezar: Do vij në mëngjes të lë këtë gjë në shtëpi.

Meridian: Unë nuk mund të vij se mund të kishim ikur edhe bashkë.

Nezar: Jo s'mund të vish, e ke harruar?

Meridian: Jo dreqin, s'mund të vij

Nezar: Të merrja unë nuk ishte problem, po nuk vonohemi mos ki merak. Nuk e kapim fundjavën. Meridian: E di e di. Nezar: Kur të shkoj në Shqipëri.

Meridian: Dhe nuk të kanë dërguar gjë të kanë thënë.

Nezar: Më tha sot Lolo ( Florian Habilaj) Meridian: Jo. Nezar: "Nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit". E kam telefonin në shtëpi dhe nuk na telefonojn­ë më atë të degës së brendshme ( se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme) kur kalojnë këta të policisë, "po kalon sigurimi i shtetit".

EUROT NË KOSOVË

Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë Sulaj: Hee, për atë ( Flasin duke ulur zërin.) Seiti: Nuk e arrij dot në kohë, sepse ai mbyllet në orën 14: 00. Nga ora 08: 00 deri në 14: 00 për shembull nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro… ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë. Sulaj: Janë preciz vlla Seiti: Ai atje… në Prishtinë… ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksio­nin… ka fituar 14 mijë euro, 100%. Sulaj: I merr ai? Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksio­n, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo… jo… unë s'kam të bëj… unë marr lekët cash… kam bërë marrëveshj­en që në Milano… për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë… sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash. Sulaj: Po… Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt … dhe të marr në një orë 140 mijë euro…

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata…

Seiti: Nuk ka kështu… jo prit nesër… jo sa ke… merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim ne paratë kështu… se paratë t'i marrin e t'i sekuestroj­në kështu siç i marrim ne.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dosjes ku Moisiu flet për të njohurit e tij në sallën e radarëve
Faksimile e dosjes ku Moisiu flet për të njohurit e tij në sallën e radarëve
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania