Gazeta Shqiptare

Edi Rama: PD- LSI nuk duan shtet serioz, ne mbajmë përgjegjës­i

Kryeminist­ri flet pas tryezës së opozitës: Fronti i vjetër i gjithë në "çadër" "S’jemi të pagabueshë­m, kemi edhe ne dru të shtrembër"

-

Kryeminist­ri Edi Rama e cilësoi dje "fronti i vjetër" tryezën e partive të opozitës, ndërsa dekalroi se maxhoranca merr përgjegjës­i për çdo gjë që nuk është bërë mirë. Në një reagim të tij, pas tryezës së organizuar nga PD e LSI, Rama u shpreh: "Asgjë e re nga fronti. Asgjë e re nga fronti i vjetër, përveç faktit që sot nuk janë më ca në "çadër" e ca me "çadrën", po janë të gjithë brenda në "çadër", me po ato maska që as skuqen, as zverdhen kur i marrin shqiptarët për budallenj; me po atë paaftësi për të marrë përgjegjës­i mbi vete, për katandisje­n e institucio­nit të opozitës në një sharëtore publike; me po atë hipokrizi të skajshme të tërë këtyre viteve, si në pushtet e si në opozitë, ku vazhdojnë me po atë këngë të vjetër, të cilën e dëgjojnë vetëm shurdhët me veshët në rregull!". Sipas Ramës, drejtuesit e opozitës "S'duan as shtet serioz, as drejtësi të drejtë, as luftë me krimin e me plagët e trashëguar­a prej pushtetit të tyre të vjetër. Duan vetëm pushtet për vete, në një shtet si ai që na lanë copa e çika katër vjet më parë, me një drejtësi që komandohet prej pushtetit të tyre dhe një ekonomi që rritet vetëm në oborrin e tyre të pushtetit".

"Ne jemi ndryshe dhe po luftojmë përditë që të bëjmë shtet, punë, mirëqenie për Shqipërinë që duam. Nuk jemi aspak të pagabueshë­m. Nuk jemi aspak të paprekur nga sëmundjet e një çereksheku­lli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkuesh­mëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë",- vijoi më tej, kryeminist­ri. "Por,- u shpreh Kryeminist­ri,- ndryshe nga këta të frontit të "çadrës" së vjetër, ne marrim përgjegj? si për Shqipërinë dhe mbajmë përgjegjës­i për çdo gjë që nuk e bëjmë mirë apo që del në dritën e realitetit si problem i yni". "Sot, kur e tërë opozita me kuç e me maç, u zhyt si front në çorbën e dy kriminelëv­e të arrestuar në Itali, është dita të kujtojmë se në 20 vitet e fundit, ka patur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, shumë herë jo. Por, ndryshe nga paraardhës­i im, nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e siste-

mit të drejtësisë dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën",- bëri të qartë kreu i qeverisë. "Paraardhës­i im në qeveri e çoi Shqipërinë buzë greminës vetëm e vetëm për të mbrojtur djalin dhe vajzën e tij. Lideri i sotëm i opozitës përdori një raport mjekësor për

të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion. Por ne nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi ata që punuam dhe luftuam për vetingun dhe reformën në drejtësi ( Ju kujtohet mirë besoj që të gjithë këta të frontit i kishim kundër e na bënë qepaze në syt? e

Amerikës e të Europës se nuk e donin as reformën, as vetingun!). Ne sot jemi plotësisht të angazhuar që vetingu të bëhet deri në fund dhe drejtësia e re më në fund të vendoset, për të gjithë, pa asnjë dallim",- nënvizoi Rama. "Ndërkohë na vjen shumë mirë që të mbledhurit në front,

nuk e përmendin më kanabisin si problem aktual. Dhe ndryshe nga ata që duan të përdorin muhabetet e kriminelëv­e, në luftën e tyre të dëshpëruar për pushtet, ne do të vijojmë luftën e nisur tanimë kundër rrjeteve kriminale dhe aseteve të përfituara nga krimi",- u shpreh Rama. "Për

aq kohë sa jemi në vijën e parë të luftës, kemi marrë parasysh edhe plagët, por edhe baltën, që sjell kjo betejë aspak e lehtë. Por ama ne nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë krimin dhe kriminelët deri në fund, për Shqipërinë që duam",- e mbylli reagimin e tij, kryeminist­ri.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Tryeza e partive të opozitës
Tryeza e partive të opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania