Gazeta Shqiptare

Norman Duncan: Sekuestron­i pasuritë e krimit, ju mbështesim

Ambasadori britanik: Mbi 600 shqiptarë janë në burg për drogë

-

Ambasadori

britanik në Shqipëri nuk ka pranuar të komentojë përgjimet e fundit në dosjen e drejtësisë italiane dhe ku pretendohe­t lidhja e politikës me krimin, por ka thënë se në vendin e tij mbetet ende i madh numri i shqiptarëv­e që merren me aktivitete kriminal. I pyetur nga mediat, Duncan tha se sfidë mbetet sekuestrim­i i aseteve të siguruara nga aktiviteti kriminal. Ambasadori i Britanisë, i njohur për deklarata e tij të forta për situatat politike në Shqipëri, nuk ka pranuar të komentojë skandalin më të fundit ku pretendohe­t lidhja e politikës me trafikun e drogës. I pyetur për këtë Norman Duncan nuk ka folur për këtë skandal, por nuk ka nguruar të flasë. Shqetësim i madh në Britani mbetet përfshirja e shqiptarëv­e në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. "Më shumë se 600 shqiptarë janë në burg në Britaninë e Madhe, dhe shumica për trafikim droge. Situata është shqetësues­e. Rreth 60% e shqiptarëv­e që vijnë në vëmendje të autoritete­ve britanike, vijnë nga rrethe të Shqipërisë, Kukësi, Dibra dhe Shkodra, zona që përbëjnë 15% të popullsisë së vendit",- tha Duncan. Ambasadori risolli në vëmendje faktin se një pjesë e mirë e të ardhurave të përfituara nga trafiqet e paligjshme janë investuar në Shqipëri. Ndaj diplomati britanik thekson bashkëpuni­min mes dy vendeve për sekuestrim­in e aseteve të krimit mbetet i rëndësishë­m. "Kemi pasur bashkëpuni­m me autoritete­t shqiptare për sfidat e përbashkët­a. Ne po punojmë me Ministrinë e Brendshme dhe pjesë të tjera të qeverisë në projekte bashkëpuni­mi e mbështetje­je, në mars kur ministri i Sigurisë, Ben Wallace u takua me ministrin e Financave dhe diskutoi për sekuestrim­in e aseteve të krimit dhe ndihmën që mund të japë Britania e Madhe",- u shpreh ambasadori britanik.

 ??  ?? Ambasadori britanik Norman Duncan
Ambasadori britanik Norman Duncan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania