Gazeta Shqiptare

Kompensimi i pronave, 500 milionë lekë më pak për ish- pronarët

Projektbux­heti 2018/ Qeveria do të mbledhë nga taksa mbi pronën 21 mln euro më shumë Plani i Financave për të rritur të ardhurat me 200 milionë euro

-

Ministria e Finan cave po i jep "dorën e fundit" projektbux­hetit për vitin 2018. Qeveria pret të realizojë të ardhura në sasën 200 milionë euro më shumë se në 2017 dhe rreth 21 milionë euro prej tyre do të vijnë nga taksa mbi pronën. Një zë i rëndësishë­m në buxhet është kompensimi i pronave. Fondi special parashikoh­et të jetë në 1.5 miliardë lekë, apo 500 milionë lekë më pak se në 2017- ën për kompensimi­n e pronarëve. Sipas ligjit në fuqi për kompensimi­n e pronave pagesat do të kryhen sipas rendit kronologji­k. Agjensia e Trajtimit të Pronave ka shqyrtuar dosjet nga viti 1993- 1995. deri tani është kryer pagesa epër gjyshmën e dosjeve që kanë marrë një vendim njohjeje. Pjesa tjetër pritet të kompensohe­t vitet në vijim.

TAKSA

Qeveria ka bërë publik planin për të ndryshuar taksimin mbi pronën nga fikse, në bazë të vlerës. Në projektbux­hetin 2018, pritshmëri­a për të ardhurat nga taksa e pronës është rritur ndjeshëm në raport me programin afatmesëm të Financave. Arkëtimi nga taksa e pronës pritet të rritet me 54%, për të arritur në 8.1 miliardë lekë në raport me pritshmëri­të e 2017- ës. Pra, shqiptarët do të paguajnë rreth 60 milionë euro taksë për pronën, apo rreth 21 milionë euro më shumë se këtë vit. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, të ardhurat nga taksa e pronës pritet të arrijnë në 0.5% të PBB- së, në linjë me rekomandim­et e Fondit Monetar Ndërkombët­ar.

PROJEKTBUX­HETI

Ministria e Financave ka hartuar tabelat paraprake të buxhetit të vitit 2018. Sipas planit, totali i të ardhurave për vitin 2018 pritet që të arrijë 464.3 miliardë lekë ( rreth 3.4 miliardë euro), me një rritje prej 6.4% në krahasim me aktin normativ 2017, apo rreth 200 milionë euro më shumë se të ardhurat që pritet të mblidhen këtë vit. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, të ardhurat pritet të arrijnë që në vitin 2017 një nivel rekord prej 28.1% të PBB- së dhe ky nivel pritet që të ruhet edhe përgjatë vitit 2018. Parashikim­i i fundit zyrtar për rritjen ekonomike, sipas programit afatmesëm të qeverisë është për një rritje prej 4.1% dhe një inflacion prej rreth 2%, çka nënkupton që projektimi real për rritjen e të ardhurave, duke hequr rritjen ekonomike dhe inflacioni­n është minimal. Të ardhurat tatimore, të cilat sigurojnë 91.5% të totalit të të hyrave në buxhet, pritet që të rriten me 6.7% (+ 26.8 miliardë lekë), për të arritur në 425 miliardë lekë.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, që do të sjellin 63% të totalit të buxhetit, pritet të rriten me 5.9% ( 17.8 miliardë lekë), duke arritur në 317.2 miliardë lekë. TVSHja si gjithmonë do të mbajë peshën kryesore në të ardhurat nga tatimet e doganat, duke siguruar 47.5% të tyre. Në vlerë absolute, të ardhurat nga Tatimi i Vlerës së Shtuar pritet të arrijnë në 150.7 miliardë lekë, me një zgjerim vjetor prej 6.8% në raport me pritshmëri­në e këtij viti. Qeveria ka në plan që këtë vit të zgjerojë skemën e TVSH- së edhe tek biznesi i vogël. Megjithatë, në buxhet, plani për TVSH- në mbetet në 9.1% të PBB- së, njësoj si në vitin 2017. Sipas draftit, të ardhurat nga tatim- fitimi do të arrijnë në 33.4 miliardë lekë, me një pritshmëri për një zgjerim të ndjeshëm prej 14.4% me bazë vjetore. Ndërkohë nga akciza pritet të grumbulloh­en 50.4 miliardë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 7.9% në raport me pritshmëri­të e 2017- ës. Tatimi mbi të ardhurat personale pritet të ketë një rritje modeste prej 3% për të arritur në 37.3 miliardë lekë. Qeveria ka bërë publik planin për të ulur tatimin mbi pagat e larta nga 23% në 18%, por deri tani nuk ka sinjale se kjo do të ndodhë brenda vitit 2018.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania