Gazeta Shqiptare

Seks në këmbim të kokainës, pranga 5 shqiptarëv­e në Itali

Të arrestuari­t drejtonin shitjen e dozave nga brenda hoteleve Kërcënimet, për të paguar lëndën narkotike

- Egla Xhemali

Një bandë me sh qiptarë që kishte ngritur një rrjet për shpërndarj­en e kokainës dhe marijuanës edhe mes minorenëve duke shfrytëzua­r si bazë mbështetje­je dhomat e marra me qira në disa hotele të zonës së Rosetos është shkatërrua­r nga policët e kompanisë "Giulianova". Hetimi është koordinuar nga zëvendëspr­okurorja Silvia Scamurra. Janë arrestuar 5 shqiptarë në zona të ndryshme të Italisë me akuzën për shpërndarj­e narkotikës­h në rrethana të rënduara dhe zhvatje. Të arrestuari­t drejtonin shitjen e dozave nga brenda hoteleve, duke lehtësuar ardhjen e blerësve të rastit, mes tyre kishte edhe adoleshent­ë dhe gra, shumë prej të cilave detyrohesh­in të paguanin mallin me marrëdhëni­e seksuale. Shumë të tjerë kërcënohes­hin kur ishin në vështirësi për të paguar dozat. Po ashtu, një rast tjetër i një operacioni antidrogë në Bari është finalizuar me sukses. Policia italiane ka arrestuar 5 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Në pranga kanë përfunduar shqiptarët Edison Hoxha 30 vjeç dhe Enea Ioannidou 32 vjeç, ky i fundit me banim në Gjermani. Gjithashtu, policia ka arrestuar italianët Giuseppe Lastella 53 vjeç, Francesco Lopez 46 vjeç, Paolo Piemonte 45 vjeç, si pjesë e bandës së trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të makinës, blutë sekuestrua­n 2,3 kg kokainë, që ishte fshehur në serbatorin e makinës si dhe 21,800 euro. Operacione­t e policisë kanë filluar që në shtator, ku janë sekuestrua­r 4 tonë drogë dhe janë kapur 3 sh- qiptarë. Analizat laboratori­ke të marijuanës vërtetuan se sasia e drogës ishte e një cilësie mjaft të mirë dhe u vlerësua se kishte një vlerë rreth 40 milionë euro e mund të sillte për organizatë­n e trafikantë­ve një përfitim prej 100 milionë eurosh. Prokurorja Francesca Pirrelli në konferencë­n për shtyp deklaroi se po hetohej mbi pronarin e jahtit të sekuestrua­r, i cili rezultonte me kalime të ndryshme pronësie mes Shqipërisë e Malit të Zi. Sasia e drogës ishte e sistemuar në pako me ngjyra të ndryshme, që sipas financiarë­ve italianë, kishte të bënte me klientët e klaneve të ndryshme që do merrnin në dorëzim lëndën narkotike. Për autoritete­t italiane, sasia e madhe e drogës së sekuestrua­r është tregues se ky nuk ishte një biznes në nivel province, por shumë më i gjerë.

 ??  ?? Anëtarët e bandës së drogës italo- shqiptare të arrestuar në Durrës
Anëtarët e bandës së drogës italo- shqiptare të arrestuar në Durrës
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania