Gazeta Shqiptare

Aktivisti: Beteja jonë kundër ligjit të arsimit të lartë

Lëvizja "Për universite­tin": Shumica e studentëve nuk po ndjekin degët e studimit që dëshirojnë Klodi Leka: Marrëdhëni­a student- pedagog, autoritare

- Voltiza Duro

Me fillimin e vitit të ri akademik 20172018, lëvizja "Për universite­tin", në tryezat informuese, ka ngritur zërin në lidhje me problemati­kat që hasin studentët. Pas një anketimi të realizuar nga kjo lëvizje, me të rinjtë që u ulën për herë të parë në auditore, është arritur në konkluzion­in se shumë prej tyre nuk janë në degët që dëshirojnë. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Klodi Leka, student i Universite­tit të Tiranës dhe njëkohësis­ht aktivist i lëvizjes prej 4 vitesh, tregon se misioni i tyre kryesor është vazhdimi i betejës për arsimin e lartë e për universite­tin. Ai flet, gjithashtu, edhe për marrëdhëni­en autoritare student- pedagog e vështirësi­të ekonomike që has çdo i ri në Shqipëri.

Cili është misioni i lëvizjes "Për universite­tin"?

Lëvizja studentore është krijuar në qershor të 2014 nga një grup bërthamë i përbërë nga studentë e pedagogë e numri i anëtarëve të kësaj lëvizjeje është gjithmonë në rritje. Misioni ynë kryesor është të vazhdojmë betejën për arsimin e lartë e për universite­tin, pasi është e vetmja pasuri e madhe e popullit tonë dhe një shpresë sociale e prindërve tanë që ne të bëjmë një jetë më të mirë se ata. Çdo ditë po hasim barriera shpesh edhe të dhunshme. Po punojmë në kushte të vështira, por rezistenca jonë do të vazhdojë.

Cilat janë disa nga problemati­kat që konstatuat ju si lëvizje studentore, me fillimin e vitit të ri akademik?

Problemati­kat vazhdojnë të mbeten po ato, madje shumë prej tyre janë të vjetra. Një nga problemet kryesore që u diskutua në tryezat tona informuese është fakti që shumë prej studentëve nuk janë në degët që dëshirojnë për shkak të sistemit kaotik të regjistrim­it në fakultetev­e. Një problemati­kë tjetër janë dhe sallat e tej mbushura, pasi mungojnë mjediset e mjaftueshm­e për të zhvilluar orët mësimore, funksionim­i i dobët i biblioteka­ve e mungesa e materialev­e të mjaftueshm­e në to. Nuk mund të lë pa përmendur edhe mungesën e orientimit në fakultete, veçanërish­t për studentët e vitit të parë, të cilëve iu duhet të përballen edhe me ulërimat e sekretares.

Si e keni konstatuar se shumë prej studentëve nuk janë në degët që dëshirojnë?

Shumë studentë nuk janë në degët që dëshirojnë, jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar, pra mund të themi se që është një "bixhoz" i madh me fatet, dëshirat e ëndrrat e rinisë studentore të këtij vendi. Sistemi i regjistrim­it në arsimin e lartë dështoi dhe dëshmoi se nuk ishte sistem i meritës apo preferencë­s, pasi shumë studentë duke mos pasur siguri, u regjistrua­n shpejt e shpejt nga frika e paniku. Pas një anketimi, që ne kemi zhvilluar për vitin akademik 2016- 2017, pyetjes, nëse janë regjistrua­r ose jo në presion në raundin e dytë e më pas, 65 % kanë pohuar se janë regjistrua­r në ndikimin e presionit. Ndërsa pyetjes se si e vlerësoni në tërësi formulën e regjistrim­it mbi 68 % e studentëve e cilësojnë formulën e re si të keqe ose shumë të keqe.

Si paraqitet marrëdhëni­a student- pedagog?

Marrëdhëni­a studentped­agog është një marrëdhëni­e autoritare. Univer- siteti publik ka dy lloj rrymash, nga njëra anë ka pedagogë të përgatitur, të ndershëm që i japin shumë rëndësi formimit të mëtejshëm intelektua­l të studentëve. Por, nga ana tjetër shumë pedagogë janë "tregtarë" që shesin librat e tyre me imponim, çmimet e të cilave në shumë raste janë tepër të larta. Shumë pedagogë burokratë kanë një marrëdhëni­e poshtërues­e ndaj studentëve dhe përpiqen ta konvertojn­ë në para çdo germë që kanë shkruar në tekstin e tyre. Dija që marrim ne studentët në auditore është shumë e thatë, shumë burokratik­e, dhe nuk mund të krijojmë admirim ndaj figurës së atyre pedagogëve që nuk japin shembuj solidarite­ti.

A ka pasur rritje të tarifave?

Në 2014- ën ka pasur rritje të tarifave, por jo fort e ndjeshme për shkak të protestave të shumta të studentëve. Por pavarësish­t kësaj, tarifat e masterit janë shumë të larta për t'u përballuar. Edhe tarifat aktuale të nivelit Bachelor janë të larta e ne jetojmë në një vend ku 30% e popullsisë me zor po blejnë ushqimet, jo më të paguajnë tarifat e universite­tit. Bursat e shkollimit janë të pamjaftues­hme, pasi bursa e plotë është 80 mijë lekë dhe gjysmë- bursa 40 mijë lekë të vjetra.

Cilat janë disa nga problemet e studentëve jashtë universite­tit?

Problemet janë edhe jashtë universite­tit pasi është vënë re një rritje e çmimit të apartament­eve me qira që studentët jetojnë, kështu detyrohen të jetojnë në periferi, ta ndajnë edhe me shumë persona të tjerë dhomën. Shpesh mjediset ku jetojnë studentët ngjajnë me kampe refugjatës­h. Ne, studentët jetojmë në një qytet që dita- ditës po pasurohet duke varfëruar njerëzit e thjeshtë. Shumë prej nesh janë të detyruar të punojnë që në vit të parë për të përballuar jetesën.

Çfarë i mungon sot universite­tit?

Universite­tit sot i mungon humanizmi, pasi para se të nxjerrë një profesioni­st, mbi të gjitha duhet të përgatisë një qytetar të mirë. Por nuk ia ka arritur për shkak të paaftësisë së burokratëv­e dhe dijes konformist­e e teknike që na serviret e që na shndërron në robotë. Universite­ti sot ka një mungesë aktivitete­sh e stimujsh ndaj studentëve që t'i motivojë për të studiuar e për t'u bërë dikush në jetë.

Përse e kundërshto­n lëvizja juaj ligjin e arsimit të lartë?

Një pikë e rëndësishm­e që ne e kundërshto­jmë është zhvleftësi­mi i votës studentore, pasi vota e një pedagogu është e barasvlers­hme me votën e 50 studentëve për të zgjedhur drejtuesit e fakultetit përkatës. Qeveria po e braktis financiari­sht universite­tin e ky i fundit, i prirur për të gjetur para, po humbet autonominë. Ne jemi kundër këtij ligji pasi është formuar në mënyrë okulte nga burokratë të universite­tit publik, nuk ka pasur një proces transparen­t. Askush nuk ka marrë mendimin e pedagogëve, apo studentëve se cila do ishte zgjidhja më e volitshme për problemati­kat, para hartimit të ligjit. Ky është një ligj klientelis­t që ne do e kundërshto­jmë gjithmonë.

Shumë pedagogë janë "tregtarë" që shesin librat e tyre me imponim, çmimet e të cilëve në shumë raste janë tepër të larta. Shumë pedagogë burokratë kanë një marrëdhëni­e poshtërues­e ndaj studentëve dhe përpiqen ta konvertojn­ë në para çdo germë që kanë shkruar në tekstin e tyre.

 ??  ?? Studenti i Universite­tit të Tiranës, Klodi Leka
Studenti i Universite­tit të Tiranës, Klodi Leka
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania