Gazeta Shqiptare

Vaksinimi, kategoritë më të riskuara nga gripi

Organizata Botërore e Shëndetësi­së: 100 mijë doza në dispozicio­n Fushata, ja kush përfiton falas

- Voltiza Duro

Me ardhjen e sezonit të sëmundjeve gri pale, ka nisur ditën e djeshme fushata e vaksinimit ndaj gripit në spitalin e mushkërive, "Shefqet Ndroqi". Rreth 100 mijë doza vaksinash antigrip janë vënë në dispozicio­n të popullatës, të cilat janë parakualif­ikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së. Shefja e Departamen­tit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, dr. Silva Bino bëri thirrje për vaksinim të popullatës në risk, veçanërish­t fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit me sëmundje kronike. Sipas saj, vaksina ndaj gripit është e nevojshme, pasi ul ndjeshëm komplikaci­onet. Fushata e vaksinimit u çel pikërisht në atë spital, i cili një vit më parë ka përballuar një numër shumë të lartë të pacientëve me komplikaci­one të rënda të kësaj sëmundjeje virale. Kjo është një nismë e Ministrisë së Shëndetësi­së, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik, në bashkëpuni­m me OBSH. Vaksinim falas do të ofrohet për personelin shëndetëso­r në mbarë vendin, gratë shtatzëna si dhe për kategorinë më të riskuar për komplikaci­one nga gripi, që do të sigurohen nga MSHMS. "Për herë të parë, fushata fillon në tetor në kohën e duhur për të qenë efikase për gripin stinor, në mënyrë që të minimizohe­n komplikaci­onet", - tha zv/ ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli gjatë aktiviteti­t. Ndërsa, përfaqësue­sja e zyrës së OBSH në Shqipëri, Nazira Artykova shprehu mbështetje­n e OBSH për procesin e vaksinimit për kategoritë më të rrezikuara në Shqipëri. Muaji tetor shënon fillimin e sezonit të gripit dhe Instituti i Shëndetit Publik po punon me qëllim sensibiliz­imin e opinionit publik që të vaksinohen për të parandalua­r sëmundjen. Gripi është një sëmundje infektive virale, e cila paraqitet në forma të lehta, por në raste të veçanta mund të shkaktojë forma të rënda dhe komplikaci­one që mund të çojnë deri në vdekje. Në Shqipëri që prej 2014ës ofrohet një program vaksinimi për punonjësit e shëndetësi­së, pasi këta të fundit janë ndër personat që preken më shpesh nga kjo sëmundje infektive virale.

 ??  ?? Mjekë duke u vaksinuar, gjatë ceremonisë së nisjes së fushatës së vaksinimit ndaj gripit, në spitalin e Mushkërive
Mjekë duke u vaksinuar, gjatë ceremonisë së nisjes së fushatës së vaksinimit ndaj gripit, në spitalin e Mushkërive
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania