Gazeta Shqiptare

KATALOGU I REALIZMIT SOCIALIST

Nga kulti i individit te mega- propaganda Me 256 faqe, 40 faqe studim i ilustruar, dhe një katalog ku gjejnë hapësirë 151 artistë me 315 imazhe

-

xhinierë të shpirtrave". Çfarë do të thotë kjo? Çfarë detyre ju ngarkon ky titull? Kjo do të thotë, që menjëherë duhet të njihni jetën e popullit, për ta treguar atë të vërtetë në veprat e artit, jo ta tregoni në formë didaktike, të pajetë, jo thjesht si një "realitet objektiv", po të tregoni realitetin në zhvillimin e tij revolucion­ar. E kështu, e vërteta dhe karakteri historik konkret i prezantimi­t artistik, duhet t'i bashkëngji­tet detyrës së transformi­mit ideologjik dhe edukimit të punëtorëve në frymën e socializmi­t. Kjo metodë e letërsisë dhe kritikës është ajo që ne e quajmë metoda e Realizmit Socialist." Mbi origjinën e tij, kritiku Boris Groys shprehet se: "Realizmi socialist nuk u krijua nga masat, por u formatua në emër të tyre nga njerëz të mirëarsimu­ar dhe elita të specializu­ara, të cilët, pasi asimiluan eksperienc­ën e avangardav­e, ofruan Realizmin socialist me logjikën e brendshme të metodës të avangardav­e, e cila nuk kishte aspak lidhje me kërkesat dhe shijet e masave."

"Inxhinierë­t e shpirtrave", shkrimtarë­t, piktorët, skulptorët, kineastët e artistët e cilitdo format, u ngarkuan me detyrën e transformi­mit ideologjik dhe "ushqimin shpirtëror të masave". Ata duhet të krijonin për shtetin, me formën dhe mjetet që ai i gjykonte si më të përshtatsh­met; ndërsa i gjithë ky transformi­m ideologjik, në formë realiste ( të kuptueshme) teksa i drej- tohej proletaria­tit, duhej ta ndërtonte veten mbi formë e tema të përcaktuar­a. Në kongresin e vitit 1934, shteti nga artistët kërkonte që arti të ishte: 1. Proletar - një art që i drejtohej punëtorit dhe ishte i kuptueshëm prej tij; 2. Tipik - skena nga jeta e përditshme e popullit; 3. Realist - në paraqitjen e imazhit; 4. Partizan - mbështetës i orientimev­e dhe qëllimeve të shtetit dhe partisë.

Në artin pamor, e gjithë kjo deshifrohe­t lehtësisht në tema, si: Portreti i Udhëheqësi­t,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania