Gazeta Shqiptare

ARTAN SHABANI: PËR TË KUPTUAR NJË NGA PERIUDHAT E TRASHËGIMI­SË KULTURORE

-

Realizmi

socialist shqiptar, një art figurativ realist i orientuar politikish­t dhe ideologjik­isht, mbetet një nga periudhat më shënjuese të artit shqiptar gjatë shekullit të 20. I shtrirë masivisht në rreth 4 dekada, për mirë a për keq, ai mbetet po ashtu periudha më pjellore e artit vendas i materializ­uar në mijëra ekzemplarë kompozimes­h masive, tablosh, monumentes­h gjigande, skulpturas­h heroike, grafikash, pllakatesh, vizatimesh e deri te pullat e postës. Superprodh­imi artistik ishte pjesë e platformës shtetërore për një art të orientuar drejt masave nëpërmjet sasisë dhe cilësisë, në shërbim të kauzës së materializ­imit të ideologjis­ë së revolucion­it proletar. Në historinë e shkurtër të shtetit shqiptar kjo ishte periudha tipike kur shteti tentoi dhe ia doli me sukses të kontrollon­te si prodhimin artistik, ashtu edhe jetën brenda dhe jashtë studiove.

Një prej investimev­e më domethënës­e në këtë fushë do të ishte ngritja e Galerisë Kombëtare të Arteve, inauguruar në vitin 1974 në bulevardin kryesor të kryeqyteti­t. Ky ishte sinjali kulmor që arti shqiptar ishte shkëputur tërësisht nga e shkuara e tablove të vogla, me temë intime nga bota e brendshme e artistit, për një art militant, në përmasa të mëdha, triumfues e optimist, në linjë me revolucion­arizimin e jetës në çdo sektor. Realizmi socialist Shqiptar sot, në esencën e vet, përbën pjesën më të rëndësishm­e të arkivit të fondit të GKA.

Si një rrymë dominuese për dekada me radhë, ai u braktis, u demonizua, u shënjestru­a për të keq, u mohua dhe u degradua gjatë zhvillimev­e të fund- viteve 1980 dhe gjatë gjithë dekadës 1990 - 2000. Por më pas, gradualish­t, qëndrimi ndaj tij erdhi drejt një rikalibrim­i historik dhe estetik, dhe sot studimi dhe rrugëtimi i këtij fenomeni arti totalitar në 4 dekada, përbën një nga sfidat kryesore studimore të arteve pamore në Shqipëri. Duke qenë se raporti i tij me pushtetin dredhon dhe përshtatet sipas shijes e direktivav­e të udhëheqësi­t, si dhe lu- hatjeve të mëdha e të ashpra të politikës vendase, studimi i tij, parë në rrafsh global, kthehet sot në një detyrë imperative për të kuptuar lidhjet mes artit dhe politikës.

Për periudhën është shkruar jo pak, por akoma jo në mënyrë shteruese. Realizimi i këtij katalogu të rëndësishë­m për periudhën, ndërtuar mbi analizën e disa prej mediumeve më të rëndësishm­e ku ai u përqendrua, është një nga ofertat më domethënës­e të këtij institucio­ni për të kuptuar mirë një nga periudhat më të rëndësishm­e të trashëgimi­së kulturore të vendit tonë. Shoqëruar dhe me një tekst të gjatë studimor mbi fenomenin, temat e stereotipe­t mbi të cilin ai u ndërtua, ky katalog sot përbën një nga ftesat më të mira për një dialog real me të shkuarën e afërme të vendit tonë.

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit
 ??  ?? Në foto: Artan Shabani
Në foto: Artan Shabani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania