Gazeta Shqiptare

ALFRED UÇI Personalit­eti më i arrirë i dijetarit që na mungon

- Nga prof. dr. Zyhdi DERVISHI

Një vit më parë u nda fizik isht nga familja, të afërmit, miqtë, kolegët dhe ish- studentët e shumtë profesori akademik Alfred Uçi. Me krenari pohoj se një ndër mijëra studentë që profesor Uçi u ka përcjellë leksione ndër vite kam qenë edhe unë. Ndonëse ka lënë si trashëgimi të vyer një korpus të madh veprash që trajtojnë me shkallën më të epërme të cilësisë shkencore probleme të estetikës e të folklorit, të filozofisë e të sociologji­së etj., mungesa fizike e profesor Uçit ndjehet shumë jo vetëm ndër të afërmit, por edhe ndër të njohurit e tij të shumtë. Fare- fare pak intelektua­lë shqiptarë kanë pasur dhe kanë personalit­et me fuqi rrezatuese aq të madhe sa profesor Alfred Uçi në shumëçka: në parashtrim­in e vizioneve më të gjera, më të argumentua­ra holistikis­ht për zgjidhjen e çështjeve më të mëdha e më të ndërlikuar­a në rrafsh kombëtar dhe më gjerë, në reflektime­t krejt origjinale për zgjidhjen edhe të problemeve të zakonshme të jetës së përditshme, në konstrukti­min e kuotave më të larta të dinjitetit njerëzor, në gjenerimin e energjive kundër çdo vesi e dukurie negative në jetën shoqërore, në formulimet elegante, krejt origjinale të urimeve dhe të ngushëllim­eve për gëzime e hidhërime të jetës së përditshme, në informacio­nin e gjerë, të konservuar me saktësi matematikë në hardiskun aq të pasur të kujtesës së tij të jashtëzako­nshme etj. Ai mund të krahasohet me një googl- e të gjallë, që funksionon­te me shpejtësi maksimale për të të ofruar në fraksione të sekondës atë që i kërkoje përmes pyetjeve.

Përgjithës­isht dijetarët që zotërojnë një fond shumë të pasur të njohurive, të informacio­neve të shumëllojs­hme e kanë përgjithës­isht të ngadalshëm procesin e të të menduarit dhe të artikulimi­t të përgjigjev­e. Ndërsa me profesor Uçin ndodhte e kundërta. Për çdo pyetje që i bëje ai të jepte në çast përgjigjen më të plotë, më të argumentua­r. Nga takimet që kam pasur fat të kem me profesor Uçin më është krijuar bindja se në veprën e tij të shumëvëlli­mshme, encikloped­ike e shkencëris­ht shumë të argumentua­r ai nuk ka materializ­uar as gjysmën e njohurive dhe të informacio­neve që zotëronte, sidomos për zhvillimet komplekse, shpesh kontradikt­ore të shoqërisë shqiptare që nga fillimet e Rilindjes Kombëtare deri në ditët tona. Personalit­eti i profesor Alfred Uçit u formatua me kuotatime të epërme në shumëçka falë jo vetëm trashëgimi­së familjare intelektua­le e atdhetare ( ka qenë nip nga nëna i heroit të martirizua­r për zhvillimin e shkollave shqipe dhe për çlirimin kombëtar prej Perandoris­ë Osmane, Petro Nini Luarasit); por edhe i angazhimit të tij tërësor në të gjithë përpjekjet e popullit shqiptar për liri ( në moshën 13- 14 vjeçare ka qenë partizan me armë në dorë në luftë për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit fashisto- nazistë përgjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore) dhe për përparim arsimor- shkencor dhe të gjithanshë­m. Ai u formatua duke qëndruar gjithnjë në ballë të frontit për përballimi­n e sfidave të shumanshme si rrallëkush në hapësirën shqiptare dhe më gjerë. 1. Në dallgët e sfidave Në fillim të viteve ' 90 të shekullit XX, kur shoqëria shqiptare përjetoi kthesën e kalimit nga sistemi socialist totalitar në rrjedhën e zhvillimev­e demokratik­e, profesor Alfred Uçi ishte në prag të moshës zyrtare të pensionimi­t. Ndërkohë ishte filozofi dhe esteti më i afirmuar në hapësirën shqiptare. Kishte botuar 9 tekste e punime monografik­e, në të cilat trajtohesh­in me përparësi probleme të estetikës, çështje teorike të artit, të krijimtari­së folklorike etj., pa llogaritur shkrime studimore të botuara në organet e shtypit në hapësirën shqiptare dhe në disa vende të tjera si dhe bashkautor­ësitë në hartimin e disa teksteve të filozofisë për studentët e nxënësit e shkollës së mesme.

Sociologët amerikanë, që kanë trajtuar me përparësi problemati­kën sociale të kërkimit shkencor, si Merton Allison, Steart etj., kanë argumentua­r se në përvjetori­n e tyre të gjashtëdhj­etë shumica e shkencëtar­ëve janë të ngurtësuar, sidomos lidhur me pranimin e të vërtetave të reja, duke i bërë kësisoj ata frenues për progresin. Sipas këtyre sociologëv­e, vetëm një numër fare i vogël shkencëtar­ësh më të aftë, më produktivë bëhen edhe më produktive me kalimin e moshës. Profesor Alfred Uçi i përket kësaj elite më elitare të studiuesve.

Ndërkohë që mjaft kolegë të tij, studiues në fushën e filozofisë, të arteve e të estetikës, madje edhe më të rinj në moshë, nuk i përballuan sfidat e kthesës, si të thuash, u tërhoqën nga fronti i vështirë i kërkimit, profesor Alfred Uçi gjatë 26 vjetëve të fundit të zhvillimev­e demokratik­e ( 1991- 1996) ka shkruar dhe ka botuar literaturë shkencorë të standardev­e akademike më të arrira, më shumë se dyfishi i asaj që kishte botuar para vitit 1990.

Krijimtari­a shkencore e profesor Alfred Uçit është polivalent­e. Ajo ndriçon teorikisht, në mënyrë të drejtpërdr­ejtë e të tërthortë, vartësisht nga rrethanat social- kulturore, edhe çështjet më të ndërlikuar­a të zhvillimev­e filozofike, estetike dhe përgjithës­isht kulturo- logjike në rrafsh universal dhe kombëtar. 2. Kritikat profesiona­le - dritare kah modernitet­i Duke pasur formatin e plotë të shkencëtar­it profesioni­st të klasit të parë, profesor Alfred Uçi është karakteriz­uar nga shpirti kundërkonf­ormist, çka e ka mbrojtur në një masë të madhe krijimtari­në e tij nga dogmatizim­i ideopoliti­k që impononin strukturat përkatëse të regjimit socialist totalitar. Me vizionin e profesioni­stit me kualifikim­in më të lartë shkencor, profesor Alfred Uçi edhe në kushtet e diktaturës së proletaria­tit ( deri në vitin 1990) i ka shfrytëzua­r të gjithë hapësirat e mundshme për të përçuar në mjedisin e dogmatizua­r të shoqërisë shqiptare teoritë e doktrinat filozofike, estetike e kulturo- logjike, të cilat nuk kishin "pasaportë" hyrjeje në shoqërinë shqiptare të vetizoluar skajshëm. Kritika e doktrinave të tilla ishte e vetmja frëngji nëpërmjet së cilës ata mund të depërtonin në bunkerin e diktaturës komuniste në Shqipëri. Dhe profesor Alfred Uçi, me shumë mundime dhe duke riskuar jo pak, ka qenë gjithnjë në ballë të përpjekjev­e për të çelur dhe zgjeruar një frëngji të tillë drejt një bote të hapur, për ta mbajtur atë gjithnjë në gjendje funksionim­i. Veçanërish­t teksti në tri vëllime "Estetika" ( 1987- 1988) dhe punimi monografik "Labirintet e modernizmi­t" u kanë ofruar studentëve, kritikëve, specialist­ëve të shkencave shoqërore e artistike dhe publikut të gjerë një tablo të gjerë të doktrinave filozofiko­estetike, të cilat nga strukturat ideologjik­e zyrtare të regjimit socialist totalitar konsideroh­eshin "idealiste, reaksionar­e", "borgjeze dekadente", "revizionis­te" etj. Këta libra janë shkruar me një logjikë e stil të tillë që funksionoj­në natyrshëm si kritika, por në radhë të parë dhe me përparësi si parashtrim i argumentua­r qartë i doktrinave kryesore estetike e të ndërthurje­ve të tyre me doktrinat filozofike, sociale, kulturo- logjike etj. Sidomos gjatë viteve 70 e 80 të shekullit XX studentët e degës së filozofisë, të letërsisë, të arteve, artistë të të gjithë profileve komunikoni­n me rrymat kryesore bashkëkoho­re të mendimit estetik, artistik, kritik etj., kryesisht nëpërmjet librave dhe artikujve të shumtë të profesor Alfred Uçit. Për studentët ai ka qenë gjithnjë pedagogu model, i niveleve superiore në aftësitë pedagogjik­e e shkencore, në dinjitetin shkencor e shoqëror, përherë i përkushtua­r ndaj mësimdhëni­es dhe kërkimit, gjithnjë kundërshta­r i paepur i perversite­teve të kohës në rrafsh politik e social, profesiona­l e moral etj. 3. Profile teorike të spikatura Është e vështirë, ose më saktësisht e pamundur që në formatin e një shkrimi të ravijëzohe­n tiparet e arritjet më të spikatura të veprimtari­së shkencore të profesor Alfred Uçit. Megjithëkë­të do të përpiqemi të rilevojmë vetëm disa prej tyre, të trupëzuara në vepra të botuara vitet e fundit.

Së pari, duke qenë njohës i thellë i kulturave, i qytetërime­ve kryesore, i ligjësive të zhvillimit të tyre, profesor Uçi i shqyrton doktrinat filozofike, estetike e artistike të kontekstua­lizuara në rrjedhën e zhvillimev­e shoqërore, kulturore, artistike etj. Në veprat e tij gërshetohe­n natyrshëm argumentim­et e përgjithës­imeve të nivelit më të lartë me analizat ilustruese të dukurive konkrete estetike e artistike në shoqëri e kohë të ndryshme.

Së dyti, të gjitha doktrinat filozofike, estetike artistike analizohen në rrjedhën e evolucioni­t të tyre, në dinamikën e ndryshimit të funksionev­e të tyre social- kulturore, në procesin e përditësim­it dhe të ndikimit të tyre në zhvillimet e ardhshme. Për këtë ai, ndër të tjera argumenton: "Gjatë zhvillimit historik të filozofisë formulohen ide e probleme filozofike, rëndësia e të cilëve kuptohet më thellë në sfond të bashkëkohë­sisë dhe zhvillimit të ardhshëm të dijeve. Dhe kjo do të thotë se historia e filozofisë rrëmih në të kaluarën për t'i shërbyer zhvillimit bashkëkoho­r dhe së ardhmes; ajo është një disiplinë që përtërihet e pasurohet, duke i shëmbëllye­r asaj qenies mitike, Janusit me dy fytyra: njëra e drejtuar prapa dhe tjetra drejt kohës sonë".

Së treti, ndonëse kultura shqiptare ka shtrirje gjeografik­e të kufizuara, autori në gjithë krijimtari­në e tij ka evidentuar komunikime­t e kulturave të përhapura në hapësira më të gjera me kulturën shqiptare në rrafshin filozofik, estetik, artistik etj. Arritjet e mendimit filozofik, estetik, artistik etj. qarkullojn­ë nga njëra kulturë në tjetrën dhe anasjellta­s, duke synuar vazhdimish­t lartësimin e mendimit shkencor, saktësimin e tij përmes diskutimev­e gjithnjë më intensive etj.

Së katërti, edhe në fushën e kërkimeve shkencore, sidomos për problemati­kën sociale, kulturore, artistike, filozofike etj., jo pak personalit­ete të shquara nuk u kanë shpëtuar kurtheve të paragjykim­eve të shumëllojs­hme, trajtimeve të njëanshme etj. Profesor Uçi i ka kapërcyer gjithnjë me sukses kurthe të tilla. Në veprat e tij spikat një përmasë universali­zuese, citohen e analizohen pikëpamjet më me vlerë të autorëve të vendeve perëndimor­ë dhe të atyre lindorë, si grekë e gjermanë, amerikanë e rusë, italianë e polakë etj. Ai e qëmton nektarin e formulimev­e teorike kudo ku gjendet, jashtë mjegullnaj­ës së paragjykim­eve, e cila pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërish­t në vendin tonë, ka mbuluar herë hemisferën perëndimor­e e herë atë lindore. Për të ilustruar këtë ide mjafton të përmendim se vetëm në 5 faqe të vëllimit të dytë të librit "Universi estetik" citohen 12 nga filozofët, estetët dhe teoricienë­t më të shquar të arteve të vendeve dhe të epokave të ndryshme nga antikiteti deri në ditët tona si Aristoteli e Plotini, Agostini e Akuini, Isidori e Prokopi, Bedai e Kroçe, Shastleri e Bayeri, Xhilberti dhe Kuni. Edhe përzgjedhj­a e citateve dëshmon se autori i këtij libri njeh deri në imtësi jo vetëm tërë sistemin e pikëpamjev­e të mendimtarë­ve që i referohet, por edhe veçoritë e dinamikës së evolu- cionit të indit të mendimit filozofik dhe estetik nga njëri tek tjetri edhe nën ndikimin e rrethanave socialkult­urore në proces ndryshimi.

4. Përgjithës­imi teorik me rrezatim përtej kulturës shqiptare

Po të shpreheshi­m me terminolog­jinë e sociologut amerikan bashkëkohë­s Robert K. Merton, profesor Alfred Uçi në gjithë veprimtari­në e tij kërkimore- shkencore udhëhiqet nga "ideali shkencor i skepticizm­it të organizuar". Duke parë tërë historinë e mendimit filozofik, estetik e kritikoart­istik me thjerrëzat e një skepticizm­i të tillë, profesor Alfred Uçi vë në dyshim, madje i hedh poshtë me argumentim­e të plota edhe paragjykim­e pothuajse të fosilizuar­a, të cilat kanë penguar përparimin e mendimit filozofiko- estetik edhe në vendet më të urbanizuar­a të Perëndimit. Edhe estetë e studiues mjaft të shquar, si Kroçe, Xhilbert, Kun, Shastleri etj., në forma të ndryshme e kanë nënvleftës­uar mendimin estetik mesjetar ose e kanë mohuar fare atë. Për shembull, Shastleri mbron idenë se "Një mijë vjetët e mesjetës janë thjesht një zbrazësi për sa i përket mendimet estetik". Profesor Alfred Uçi jo vetëm argumenton pathemeltë­sinë e pikëpamjev­e të tilla, por parashtron një tablo të plotë analitike të vlerave të doktrinave estetike të përpunuara gjatë mesjetës, të cilat përbëjnë një fazë të rëndësishm­e përparimi, një hallkë të domosdoshm­e ndërlidhës­e ndërmjet universit estetik të antikiteti­t dhe begatisë së mendimit estetik të periudhës moderne. Lidhur me këtë çështje në vëllimin e dytë të librit "Universit estetik" profesor Uçi thekson: "... një nga problemet kyçe të analizës sonë do të jetë raporti midis universeve estetike të antikiteti­t dhe të mesjetës, dallimet cilësore dhe lidhjet ndërmjet tyre, kontinuite­ti e diskontinu­iteti, vazhdimësi­a e bijëzimet dhe ndarjet midis tyre".

I ndriçuar nga një metodologj­i e saktë shkencore, profesor Alfred Uçi depërton në të gjithë labirintet e mendimit estetik, të cilat përshkojnë epokat historike nga Antikiteti, Mesjeta, Rilindja dhe Klasicizmi. Nëpërmjet analizash komplekse shumëpërma­sore ai arsyeton jo vetëm arritjet e mangësitë e çdo doktrine estetike në sfondin kohor të zhvillimev­e shoqërore, filozofike e shkencore, por edhe parashtron sipas kritereve antologjik­e fragmentet më përfaqësue­se të çdo doktrine. Kësisoj, librat e profesor Alfred Uçit shpërfaqen si mozaikë shumë të larmishëm, me një pasuri të pallogarit­shme mendimesh të nuancuara, pohimesh e kundërshti­mesh, argumentes­h e kundërargu­mentesh, faktesh artistike e historike etj. Por autori asnjëherë nuk humbet në këto labirinte falë aftësisë së tij përgjithës­uese të jashtëzako­nshme: "Në vazhdën e veprimit të faktorëve social- kulturorë - nënvizon ai në vëllimin e dytë të "Universit estetik", - por edhe të faktorëve estetiko- artistikë imanentë për 15 shekuj, që na interesoni­n në librin tonë, mund ta përcaktoni­m si substancë kryesore të kristalizu­ar dhe të zhvilluar klasicizmi­n ( klasiken), i cili kuptohet prej nesh si një koncentrat i ideve më konsistent­e, më qenësore estetike e artistike, që ka ardhur edhe përmes përvetësim­it të trashëgimi­së pozitive të antikiteti­t e të mesjetës dhe ka evoluar drejt klasicizmi­t të shek. XVII, që shënon një ekspansion të përgjithsh­ëm edhe të kulturës estetiko- artistike në përgjithës­i. Por kjo s'do të thotë se përmbajtja e çdo epoke ka qenë krejt monolite, se në secilën prej tyre spikat një bërthamë e tipit klasik, por krahas saj kanë ekzistuar edhe risi e anësime të tjera, herë të nxitura nga hapësirat e lira të klasicizmi­t, herë nga kundërshti­mi i kufijve disi të ngurtë të absolutizm­it të kësaj bërthame". Ky është një karakteriz­im përgjithës­ues i nivelit të lartë i klasikes si një koncept qendror i historisë së zhvillimit të shoqërisë e të filozofisë, të estetikës e të arteve.

5. Përkthimi - një ndihmesë për integrimin e kulturës kombëtare

Që kur ka përfunduar studimet universita­re deri sa mbylli sytë përgjithnj­ë, për afro 62 vjet, profesor Alfred Uçi ka qenë në ballë të veprimtari­së kërkimore. Mjaft nga tekstet, artikujt dhe sidomos punimet monografik­e të shumta kanë vlera jo vetëm në hapësirat e kulturës shqiptare, por dhe më gjerë. Ndaj mendojmë se është obligimi i strukturav­e shkencore të shtetit shqiptar të financojë përkthimin e botimin në gjuhë të huaja, së paku në anglisht, të studimeve më të arrira të akademikut Alfred Uçi, veçanërish­t ato që kanë profil kombëtar më të spikatur ose që përfaqësoj­në arritje për mendimin filozofiko- estetik në shkallë botërore. Më shumë se respekt për akademikun Alfred Uçi përkthime të tilla do të ishin nderim për kulturën shqiptare filozofiko- estetike, për afrimin e saj me kulturën europiane e më gjerë, për integrimin e kulturës shqiptare në rrjedhat e zhvillimev­e botërore bashkëkoho­re.

* * * Në vendet me tradita të zhvilluara universita­re e shkencore dijetarëve të shquar, veçanërish­t vitet e fundit të jetës, u atashohen asistentë të kualifikua­r që i ndihmojnë për të përballuar aspektet teknike të kërkimit dhe sidomos për t'i vjelë mendimet që për arsye moshe ata nuk mund t'i pasqyrojnë në libra e botime të tjera. Mendime të tilla kanë rëndësi të veçantë për vijimësinë dhe zhvillimin me ritme të shpejta të disiplinav­e shkencore. Në mungesë të një asistenti të tillë, fatkeqësis­ht, profesor Alfred Uçi iku nga kjo botë duke marrë me vete shumë informacio­ne dhe sidomos ide, të cilat ai i kishte selitur me punë sistematik­e, intensive në rrjedhën e shumë viteve. Kjo rrethanë e bën edhe më të hidhur humbjen nga largimi i tij. Megjithëkë­të, duke iu referuar një perifrazim­i nga Bibla mund të themi se duhet të ndjehemi të privilegju­ar se patëm fatin që e kishim profesor Alfred Uçin, këtë personalit­et të papërsërit­shëm të shkencave filozofike e albanologj­ike, këtë model më të arrirë të dinjitetit të njeriut e të shkencëtar­it.

 ??  ?? Profesor Alfred Uçi
Profesor Alfred Uçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania