Gazeta Shqiptare

Nënë Tereza më ndihmoi të gjej Shqipërinë dhe parajsën

- Nga Jose Pinto *

Këta janë njerëzit e tokës shqiptare, të bekuar nga Nënë Tereza. Nuk ka faqe mjaftueshë­m për të shkruar për këta njerëz dhe për ikonën e tyre ndërkombët­are - Nënë Tereza.

Si Hoze, unë kam një filozofi, e fituar nga kjo Zonjë e Pavdekshme, të cilën e përdor në jetën dhe punën time të përditshme. Jeta është një rrugë, e cila hapet si me magji nga çdo njeri, i cili ka një pastërti shpirtëror­e dhe karakteriz­ohet nga integritet­i dhe vlerat. Për njerëz të tillë, kjo rrugë zgjero- het, pengesat gjatë saj zhduken, ndërsa pemët në dyja anët e saj të buzëqeshin. Përse kështu, do të mendoni ju?

Sepse të nxjerrësh në pah njeriun, i cili ka kontribuar për njerëzimin është diçka që edhe vetë Perëndia e miraton dhe e ndihmon. Dhe ky njeri, i njohur nga njerëzimi dhe Perëndia nuk njeh moshë.

Disa mund të thonë se njerëz të tillë jo gjithnjë fitojnë. Përsëri më vjen në mendje shprehja e Nënë Terezës "Vazhdo të bësh mirë edhe nëse të kanë lënduar" dhe "Nëse je i sinqertë dhe i ndershëm, njerëzit mund të mashtrojnë. Pavarësish­t nga kjo, vazhdo të jesh i sinqertë dhe i ndershëm".

Ashtu si shumë vargje janë shkruar në muret e shtëpive të fëmijëve të Nënë Terezës në Kalkuta në Indi. Apo shumë shprehjeje të tjera, që më bëjnë të mendoj çdo ditë si "Mos u shqetëso kurrë nga mendimet e të tjerëve, mendo se të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha" apo "Ne mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri".

* J. P Hospitalit­y Co.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania