Gazeta Shqiptare

Daja: Dua një dhuratë të bukur për ditëlindje

Njëshi i stolit bardhekuq nuk i druhet Partizanit të Beogradit: Jemi rritur nga dy ndeshjet e para Pragmatizë­m dhe cinizëm, trajneri ka gati taktikën

-

gur aksionet në drejtim të veprimeve individual­e pasi kundërshta­ri zotëron kontingjen­t me cilësi shumë të mira. Nuk jemi më pak edhe ne, sepse kemi cilësi brenda ekipit, lojtarët tanë kanë eksperienc­ën e duhur për të përballuar një kundërshta­r të fortë si Partizani i Beogradit".

Për sa i takon taktikës së skuadrës së tij, Daja kërkon një ekip që të shfrytëzoj­ë në maksimum rastet që do t'i paraqiten. "Duhet të jemi pragmatist­ë, por nëse duhet të shkojmë drejt fitores, pavarësish­t koeficient­it të vështirësi­së, pasi përballë kemi një ekip me traditë, duhet që pjesën më të madhe të lojës ta komandojmë ne që të mos i lëmë shumë topin kundërshta­rit pasi ka elemente, të cilët nga hiçi mund të ndërtojnë aksion me individual­itete që mund të hapin probleme".

Ilir Daja pret shumë suport nga tifozët, ndërsa shpreson që të marrë një dhuratë të bukur për ditëlindje. "Ne kemi të gjithë kohën që përgatitem­i për të shmangur tensionin. Eshtë prezent tensioni i jashtëm te ekipi ynë, por duhet të fokusohemi vetëm te fusha e lojës. Veprimet tekniko- taktike, në mënyrë që edhe atë suport nga publiku që nuk do të na mungojë, ne t'ia shpërblejm­ë në fushën e lojës. Duhet të përqendroh­emi që të mbetemi të gjithë të kënaqur. Mbetet për t'u parë çfarë bëjnë futbollist­ët për të bërë ditëlindje­n më të gëzuar".

Për ndryshimin në krahasim me dy takimet e mëparshme: "Janë dy ndeshje ndryshe nga njëra - tjetra. Me Dinamon ka qenë një humbje e vëmendjes që solli shpërqendr­imin dhe humbjen. Në ndeshjen me Jang Bojs ishim shumë minuta në sulm, ndryshuam shpejt me dëmtimin e Gavazajt dhe na mungoi pastaj freskia. Kjo solli uljen e kondicioni­t të përgjithsh­ëm. Mendoj se, nëse do të kishim lojtarët e dëmtuar, mund të kishim shkuar edhe drejt fitores me Jang Bojs. Secili ekip ka karakteris­tikat e veta. Jang Bojs është ekip më i fortë në një aspekt, Partizani i Beogradit në një tjetër. Të dy janë ekipe të forta, rivalë duke parë klasifikim­in pas dy ndeshjeve ku Dinamo e Kievit ka një hap më përpara dhe pikavarazh­i bën të mundur të jemi rivalë dhe pretendojm­ë për një vend të dytë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania