Gazeta Shqiptare

Tahiri: Pranoj hetim, por jo pranga politike

Ish- ministri shpërthen në Këshill. Avokati: Nuk ka asnjë implikim të drejtpërdr­ejtë të deputetit Akuza ndaj Alibeajt: Familjari yt ka bërë vrasje, do bëje ti burg?

- Darina Tanushi

Ish- ministri i Brendshëm, deputeti i PS- së, Saimir Tahiri u shpreh qartë dje se do të pranojë të hetohet, por jo të bëjë burg politik. Në seancën e djeshme të Këshillit të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullore­s, Tahiri "shpërtheu" ndaj deputetit të PD- së, Enkelejd Alibeaj, duke i kujtuar atij se një nga familjarët e afërt kishte vrarë një person. "Nëse s'ka prova, pse nuk shkon në gjykatë?", iu drejtua Alibeaj, Tahirit. Por i menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i Tahirit. "Një familjar i yti ka vrarë një njeri, do pranoje ti të shkoje në burg? Jam gati të hetohem, të kontrollon­i banesën time, por pranga politike në duart e mia nuk pranoj. Dhe kjo për standardin tim me ligjin, se po të jetë për t'u krahasuar unë me ju të gjithë bashkë, unë si ty që të rri në një parti me kriminelë, nuk rri. Që të rri krah për krah me hajdutë, që shpëtojnë me raporte mjekësore si nxënës të klasës së parë, unë nuk rri me njerëz që kanë vrarë 26 veta në Gërdec",- iu drejtua Tahiri, deputetit të PD Enkelejd Alibeaj. Më pas, Tahiri foli edhe jashtë sallës së mbledhjes, ku u prit me entuziazëm dhe duartrokit­je nga mbështetës të tij, që e kanë pritur për dy ditë me radhë jashtë kryesisë së Ku- vendit. Ai e cilësoi mbledhjen e djeshme si "akti i dytë i një estrade të paralajmër­uar". "Jam i vendosur për të mos u dorëzuar asnjë sekondë, do i shkoj deri në fund rrugës për drejtësi. Vështirësi­të janë të mëdha, por s'do dorëzohem. Nëse Një ngjarje e shëmtuar u shënua dje jashtë Kryesisë së Kuvendit. Gjatë kohës që gazetarët intervisto­nin ishministr­in Sajmir Tahiri, një grup militantës­h, kryesisht gra në moshë, lëshuan fyerje ndaj gazetarëve. Fyerjet dhe sharjet e rënda që dëgjohen lehtësisht, i adresohesh­in mbi të gjitha gazetares së "News 24", Klodiana Lala për pyetjet që po i bënte Tahirit. Ra në sy edhe qëndrimi i këtij të fundit pas përfundimi­t të deklaratav­e, i cili shkoi dhe përqafoi pikërisht gratë që ndodheshin në vendin nga vinin të sharat. nuk sjellin një provë të vetme, të sjellin dëshmitarë Saliun. Ai s'ka shkuar kurrë as në gjykatë, as në prokurori për të gjitha krimet. Nëse nuk vjen Saliu, le të vijë djali i tij, që la të vdekur 26 njerëz në Gërdec. Të vijnë dhe të bëhen dësh-

mitarë. Le të vijë Ilir Meta, Monika, le të vijë Lulzim Basha",- tha Tahiri. "Ajo që patë sot ishte në kufijtë e skandaloze­s, për të qeshur dhe qarë. Kjo që ndodhi sot dhe që ka ndodhur dje s'ka ndodhur as në komunizëm, as fashistët s'e kanë bërë që të të thonë që shko në burg dhe pastaj na provo që s'ke marrë 5 mnl euro në muaj. Kjo është estradë. Shko në burg dhe provo që s'i ke dhënë kamionit, është sërish estradë!",- theksoi Tahiri. "Jam i pari që do vihem në dispozicio­n të kujtdo institucio­ni çdo ditë të jetës sime. Nuk hezitoj të kontrol- lohem apo hetohem për ata që kërkojnë një të vërtetë. Ama unë dua dhe as e pranoj dot të vijën të më thonë që futu në burg dhe pastaj provo pafajësinë. Pranoj çdo lloj hetimi, por jo gjyq politik. Ata që e dinë shumë mirë çdo të thotë ky proces, e dinë që do kalojnë të gjitha hallkat",- u shpreh deputeti i PS- së.

AVOKATI

Avokati i Saimir Tahirit, Artan Hajdari u shpreh se prokuroria nuk ka prova kundër klientit të tij, duke iu referuar dosjes së parë hetimore të mbërritur nga prokuroria italiane. Sipas tij, "Kërkesa e prokuroris­ë për heqjen e imunitetit është e pabazuar në ligj, pasi mungojnë provat. Këto prova nuk duhet të merren në konsiderat­ë se nuk plotësojnë atë karakter të dyshimit të arsyeshëm që jepet nga prokuroria që kërkon arrestimin". "Nuk ka asnjë implikim të drejtpërdr­ejtë të deputetit Tahiri qoftë direkte, indirekte, periferike apo aksidental­e që mund të krijojnë dyshimin e organit të hetimit që kërkon arrestimin e tij",tha Hajdari.

 ??  ?? Seanca e djeshme e Këshillit të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullore­s
Seanca e djeshme e Këshillit të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullore­s
 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, deputeti i PS- së, Saimir Tahiri
Ish- ministri i Brendshëm, deputeti i PS- së, Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania