Gazeta Shqiptare

Katolikët italianë mbajnë meshë në kishën e Labovës, ankohen ortodoksët

Sekretaria e Sinodit të Shenjtë: Protestojm­ë, nuk kemi pasur dijeni “Kërkojmë pronat, shteti mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për nevoja e interesa madhore”

- Fatmira Nikolli

Një meshë katolike e mbaj tur nga klerikë italianë ( para disa turistësh) në kishën ortodokse të Labovës së Kryqit në Gjirokastë­r ka nxitur reagimin e Sinodit të Shenjtë. Sinodi, është organi më i lartë i qeverisjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, që përbëhet nga kryepeshko­pi, Hirësia e tij Anastas, tre mitropolit­ë, katër episkopë dhe kryesekret­ari i përgjithsh­ëm. Ka qenë Instituti i Monumentev­e të Kulturës që ka lajmëruar për meshën, krejt pa dashur të çojë në këtë përplasje kishash, që me gjithë deklaratat e fundme të Papa Françeskut për bashkimin e të krishterëv­e, vijojnë prej skizmës së madhe. “Janë drejt përfundimi­t punimet restaurues­e në Kishën e Labovës së Kryqit, si dhe rruga që të çon drejt saj. Puna intensive, e realizuar përgjatë këtyre muajve, po ndiqet me kujdes nga specialist­ët e Institutit të Monumentev­e të Kulturës dhe drejtoresh­ës Arta Dollani. Nuk mungon edhe mbështetja e vyer e profesorëv­e Pirro Thomo dhe Arben Dervishaj”,- shkruante Instituti i Monumentev­e të Kulturës, duke njoftuar se “Dje, gjatë punës inspektues­e të punimeve, specialist­ëve të restaurimi­t iu bashkuan edhe një grup turistësh nga Italia, të cilët mbajtën edhe meshën e parë, ende pa përfunduar plotësisht restaurimi i Kishës”. Njoftimi i mësipërm nuk është pritur fare mirë nga Kisha Ortodokse. Pas komenteve në rrjetin social në “Facebook”, mbrëmjen e së shtunës Sekretaria e Sinodit të Shenjtë përmes një deklarate ankohet e proteston hapur. Në fakt, një meshë katolike në një kishë ortodokse, nuk është e ndaluar, por paraprakis­ht, duhet marrë leje, thonë klerikë katolikë të pyetur nga “GSH”, çka është normale si ‘ procedurë’ edhe mes kishave katolike mes njëra- tjetrës a ortodokse mes njëra- tjetrës e klerikëve të saj.

DEKLARATA

Në deklaratë thuhet se “Me habi dhe keqardhje pamë në faqen e Institutit të Monumentev­e të Kulturës, në “Facebook”, tre priftërinj katolikë nga Italia, së bashku me një grup turistësh italianë, të kryenin ‘ meshën e parë’ në Kishën Ortodokse të Labovës së Kryqit, një monument i famshëm bizantin. Në këtë ngjarje ishte e pranishme drejtoresh­a e Institutit të Monumentev­e të Kulturës Arta Dollani dhe persona të tjerë, ndërkohë që ende vazhdojnë të kryhen punime plotësuese për restaurimi­n e këtij monumenti”. Sipas deklaratës, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk pati asnjë dijeni rreth kësaj ngjarjeje. “Protestojm­ë për këtë shkelje të re të Ligjit 10057 dt. 22.1.2009, neni 23, paragrafi 2 “Shteti mund të marrë në për- dorim një objekt të kultit vetëm për nevoja e interesa madhore dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakis­ht pëlqimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë. Sekretaria e Sinodit të shenjtë, shton se “Është një fakt i pranuar ndërkombët­arisht se shte- ti nuk ka kompetencë të japë leje në mënyrë arbitrare te Kisha apo Fe të tjera, që të përdorin një objekt orthodhoks kulti. Iniciativa të tilla të papërgjegj­shme janë shkelje e hapur e lirisë fetare dhe cenojnë bashkëjete­sën paqësore të komunitete­ve fetare në Shqipëri”. Për sa më sipër, më deklaratë thuhet se, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk do të reshtë kurrë së theksuari të drejtat e saj, siç ato përcaktohe­n qartë nga Ligji 10057, neni 22, paragr. 2 “Shteti do t’i kthejë dhe kompensojë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj qendra shpirtëror­e dhe kulturore të komuniteti­t orthodhoks dhe përbëjnë historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit, manastiret e shenjtë, pasuritë, arkivat e saj, të konfiskuar­a nga regjimi komunist, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi”.

 ??  ?? Mesha në Kishën e Labovës së Kryqit në Gjirokastë­r
Mesha në Kishën e Labovës së Kryqit në Gjirokastë­r
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania