Gazeta Shqiptare

Për Kadarenë

-

Unë jam përpjekur me sa kam mundur në librin tim ta analizoj Kadarenë në aspektin letrar, si një lëvrues i shquar i letrave shqipe, kontributi i të cilit është i padiskutue­shëm. I këtij mendimi jam edhe sot. Nuk dua të bëj asnjanjësi­n, por nëse është dikush që mund të gjykojë aspektet e tjera jo letrare të veprës së Kadaresë, ky është Ismaili vetë.

90- të?

Një shtysë me siguri. Mendoj se ka një faktor pozitiv dhe një faktor negativ në këtë mes. Faktori pozitiv është liria e shprehjes, gjë që ndodh pas shumë vitesh në Shqipëri dhe kjo jo vetëm për faktin se shkrimtarë­t shkruajnë më lirisht, por edhe sepse lexuesit lexojnë më lirisht. Faktori negativ është se arti në përgjithës­i dhe letërsia në veçanti krijohen në kushtet e ekonomisë së tregut, një praktikë pune kjo deri tani e panjohur ose pak e njohur për shqiptarët. Shkurt kjo do të thotë: kush ka para ose sponsor mund të botojë një libër pa vlerë, kurse

Letërsia shqipe e shkruar në Kosovë ka qenë më e hapur karshi ndikimeve të Evropës Perëndimor­e. A mendoni se kjo prirje e ka kapërcyer tashmë fazën e eksperimen­teve dhe është bërë një truall disi i qëndrueshë­m?

Po, është plotësisht e vërtetë që letërsia shqipe e shkruar në Kosovë ka qenë më e hapur karshi ndikimeve të Evropës Perëndimor­e. Në të vërehen fare lehtë eksperimen­timi ose prirja e hapur ndaj gjërave të reja, pararojë. Nëse kjo prirje konsolidoh­et dhe bëhet e qëndrueshm­e, është gjë shumë e mirë. Letërsia vdes atëherë kur brenda saj shuhet prirja për të guxuar ose kur me të bëhet një eksperimen­t politik siç qe ai i realizmit socialist, pra kur shkruhet sipas një gramature të caktuar politike, pa ndjeshmëri. Shpesh dëgjoj shqiptarët e Shqipërisë të ankohen për gjuhën e autorëve shqiptarë të Kosovës. Ndoshta ndarja dhe kushtet e ndryshme të zhvillimit kanë sjellë një tëhuajëzim në gjuhë. Të mos harrojmë se gjuha shqipe në Kosovë lëvrin në kushte të tjera. Për t’ju përgjigjur më në fund pyetjes suaj, kujtoj se në fushën e poezisë turbullira është qartësuar dhe trualli është bërë tashmë i qëndrueshë­m, një traditë. Poezia shqipe do të ishte e mangët pa këtë larmi që i kanë dhënë asaj poetët shqiptarë të Kosovës. Ndoshta proza shqipe e shkruar në Kosovë s’është ende aq e konsolidua­r, por poezia është për t’u admiruar, veçanërish­t brezi i viteve 70- të, i cili jetoi një farë lirie të shprehjes që fatkeqësis­ht zgjati tepër pak. Fryu vetëm pak erë lirie dhe është për t’u habitur ç’pasoja pati dhe sa shumë arriti ky brez intelektua­lësh në këta dhjetë vjet. Për t’i prekur sa më shumë të gjitha aspektet e këtij lulëzimi duhet thënë se përkthimet në Prishtinë kanë pasur tjetër liri në përzgjedhj­e. Kam vënë re çuditërish­t se përkthimet që lavdërohen në shtypin e Prishtinës shahen në atë të Tiranës. Ndoshta çdo gjë shahet në Tiranë. Kujtoj që edhe këtu luajnë një rol të rëndësishë­m faktorët gjuhësorë dhe rrjedhat që i përvijuan këto të fundit nuk duhen lënë kurrsesi pas dore.

Duke pasur mundësinë të udhëtoni shpesh në Tiranë dhe në Prishtinë, si e keni përjetuar copëtimin e botës shqiptare përmes krahasimit të pashmangsh­ëm?

Bota shqiptare është e vogël për copëtimin që ka, por mua nuk më ka habitur aq shumë copëtimi i saj. Unë vij nga bota anglishtfo­lëse, e cila gjithashtu është shumë e copë-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania