Gazeta Shqiptare

Dosja në prokurori, në 4 vjet Habilajt trafikuan 30 tonë kanabis drejt Italisë

Droga është transportu­ar me mjete lundruese, por edhe në rrugë ajrore Aktiviteti kriminal është kryer gjatë viteve 2013- 2017

-

Grupi kriminal i drej tuar dhe i organizuar nga vëllezërit Habilaj dyshohet se ka trafikuar nga brigjet shqiptare drejt atyre italiane rreth 30 tonë kanabis sativa. "ABC News" ka mësuar nga dosja sekrete e mbërritur në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda se këtë sasi të madhe droge, grupi kriminal i Moisi Habilajt e ka trafikuar në brigjet e vendit fqinj gjatë viteve 20132017. Në këtë konkluzion kanë dalë hetuesit italianë, ku ky aktivitet kriminal ishte kryer në harkun e katër viteve. Gjatë bisedave të përgjuara dhe të bëra publike tashmë nga gjykata e Katanias, anëtarë të këtij grupi shqetësohe­n për sigurimin e mjeteve të shpejta lundruese me tre motorë, të cilat konsideroh­en edhe si gomone oqeanike. Vetëm në dy aksionet e fundit të kryera në Itali e në Shqipëri, grupit që udhëhiqej nga Moisi Habilaj e Florian Habilaj dhe anëtareve të tjerë Nezar Seiti, Meridian Sulaj e Armando Sulaj iu sekuestrua­n në total rreth 8 tonë drogë. Fillimisht, në zonën e Brindisit u kapën rreth 3.5 tonë kanabis dhe ishte dërguar nga banda "Habilaj" me mjete lundrues gjatë muajit shtator. Por, vijimi i aksionit edhe në territorin shqiptar çoi në zbulimin edhe të 4 tonëve të tjera drogë të magazinuar­a dhe të gatshme për transport detar në zonën e Babicës së Vogël në rrethin e Vlorës. Por, ky aksion diskret solli edhe përplasjen ndërmjet policisë dhe Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, ku deri në momentin e kryerjes së operacioni­t, uniformat blu u mbajtën larg nga frika e dekonspiri­mit. Gjithashtu, "ABC News" ka mësuar në dosjen e cila mbahet sekret nga organi qendror i akuzës se gjatë vitit 2014- 2015, grupi kriminal i Habilajve ka dërguar në Itali ngarkesa me drogë edhe në rrugë ajrore, konkretish­t në zonën e Akrenisë, po në Vlorë. Për

këtë aktivitet kriminal, homologët e Katanias kanë kryer përgjime edhe në territorin shqiptar. Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon prangosjen e deputetit Saimir Tahiri. Kjo për faktin se emri i ish- min-

istrit të Brendshëm ka dalë gjatë bisedave me anëtarët grupit, si edhe i ka ndihmuar këta të fundit të jenë të paprekshëm në qarkun e Vlorës. Aktualisht fati i deputetit Tahiri mbetet në dorën e ligjvënësv­e, nëse do Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon prangosjen e deputetit Saimir Tahiri, pasi emri i ish- ministrit të Brendshëm ka dalë gjatë bisedave me anëtarët grupit, ndërsa dyshohet se i ka ndihmuar këta të fundit të jenë të paprekshëm në qarkun e Vlorës. Aktualisht fati i deputetit Tahiri mbetet në dorën e ligjvënësv­e nëse do t'ia heqin apo jo mandatin.

t'ia heqin apo jo mandatin e deputetit. Prokuroria kërkon burgosjen e Tahirit, pasi ai akuzohet për "trafik të narkotikëv­e e kryer në grupin e strukturua­r kriminal" dhe "korrupsion­i pasiv i zyrtarëve të lartë".

 ??  ?? Moisi Habilaj
Moisi Habilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania