Gazeta Shqiptare

Dëshmia e oficeres së policisë "rrezikon" ish- ministrin Tahiri

Prokuroria: Mikeshë e Habilajt

-

TIRANE - Dëshmia e një oficereje policie të Vlorës është kthyer në provën e fortë të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për të kërkuar heqjen e imunitetit të ish- ministrit Saimir Tahiri dhe arrestimin e tij për akuzën e "Trafikut të drogës" dhe "Korrupsion­it pasiv". Dy ditë më parë, në seancën me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, prokurorët deklaruan se disponojnë dëshminë e një efektiveje policie, e cila ka pranuar të bashkëpuno­jë. Kjo e fundit thuhet se ka pasur njohje me Moisi Habilajn, trafikanti­n që përmend në bisedat e tij ish- ministrin. Mësohet se ajo ka folur dhe ka dhënë dëshminë e saj para prokuroris­ë kundër Saimir Tahirit. Frika më e madhe e prokuroris­ë në rast se ishministr­i i Brendshëm nuk arrestohet me autorizimi­n e Kuvendit është pikërisht intimidimi i saj. Gjatë hetimeve të kryera, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mësuar në përgjimet e bisedave të anëtarëve të grupit se kjo oficere ka qenë mike e kreut të grupit kriminal, Moisi Habilaj, i arrestuar pak ditë më parë nga prokuroria e Katanias. Nisur nga këto të dhëna, prokuroria ka shoqëruar pak ditë më parë këtë punonjëse police, duke i administru­ar dëshminë e saj në dosje. Mësohet se oficerja ka treguar miqësinë që ka pasur me Moisi Habiljan, duke shtuar se ky i fundit i ka thënë se është kushëri i Saimir Tahirit, ish- ministrit të Brendshëm. Ajo ka dëshmuar se kjo bisedë është bërë në një bar- kafe në qytetin e Vlorës. Sipas kësaj oficereje, Moisi Habilaj i ka pohuar se kishte siguri në këtë punë, pasi ishte kushëri i Tahirit. Madje, ajo pretendon se Habilaj i ka premtuar se do ndërhynte lart për ta ngritur në gradë dhe për ta emëruar në një pozicion më të mirë punë në polici. Oficerja, e cila ishte kthyer në informator­e të Habilajve, ka pranuar të bashkëpuno­jë me prokurorin­ë, por nisur nga situata ka kërkuar garantimin e mbrojtjes fizike dhe jetës së familjarëv­e të saj. Shkak për këtë lëvizje të saj duket se ka qenë frika e arrestimit nga policia, duke pranuar të rrëfejë gjithçka di rreth lëvizjeve të grupit që drejtohej nga Habilaj.

 ??  ?? Personat e arrestuar në Itali
Personat e arrestuar në Itali
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania