Gazeta Shqiptare

Trafiku i drogës, gjykata lë në burg dy miqtë e Habilajve

Prokuroria zbardh dosjen e grupit kriminal, të përfshirë edhe zyrtarë policie Seiti, në kërkim ndërkombët­ar nga Italia

- Ina Allkanjari

Gjykata e Katanias ka kërkuar masën e arrestit për Seitin, pasi dyshohet si ndërmjetës dhe financues i vëllezërve Habilaj, duke transportu­ar drogë nga Shqipëria në Itali. Prokuroria për Krime të Rënda ka zbardhur dosjen e grupit kriminal "Habilaj", ndërsa bën me dije se në aktiviteti­n e paligjshëm dyshohet se janë përfshirë edhe disa zyrtarë policie.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë dje në burg anëtarët e grupit kriminal "Habilaj". Bëhet fjalë për Nezar Seitin dhe Armando Koçerrin, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në fshatin Babicë të Vlorës. Relatorja Liljana Baku dha masën e sigurisë "arrest me burg" pa afat për të pandehurin Koçerri, i cili është pronari i banesës në fshatin Babicë, ku u gjetën dhe u sekuestrua­n rreth 4 tonë kanabis. Ndërkohë, i pandehuri Nezar Seiti është lënë në burg 20 ditë, duke i dhënë kohë prokuroris­ë të paraqesë në një seancë të ardhshme përkthimet e plota zyrtare të materialev­e të mbërritura nga Italia në ngarkim të tij. Nga ana tjetër, Gjykata e Katanias ka kërkuar masën e arrestit për Seitin, pasi dyshohet si ndërmjetës dhe financues i vëllezërve Habilaj, duke transportu­ar drogë nga Shqipëria në Itali. Prokuroria për Krime të Rënda ka zbardhur dosjen e grupit kriminal "Habilaj", ndërsa bën me dije se në aktiviteti­n e paligjshëm dyshohet se janë përfshirë edhe disa zyrtarë policie.

DOSJA E PROKURORIS­Ë

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për shtetasit Armand Koçerri dhe Nezar Seiti, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike", të kryer në bashkëpuni­m, në formën e grupit të strukturua­r kriminal. Këta dy persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve që po zhvillon Prokuroria për Krime të Rënda ndaj një grupi të strukturua­r kriminal, të njohur si "Habilaj". I dyshuari Koçerri u arrestua në flagrancë, pasi në vijim të hetimeve të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, në shtëpinë e tij në Babicë të Vlorës u gjetën rreth 4 tonë lëndë narkotike kanabis sativa, në gjendje të tharë dhe gati për trafikim. Ndërsa, i dyshuari Seiti u ndalua me urdhër të Prokuroris­ë për Krime të Rënda. Ai ka qenë nën hetim, në kuadër të një procedimi penal që po kryej pranë kësaj prokurorie. Por, deri në momentin e ndalimit nuk ishin siguruar prova të plota në ngarkim të tij nga hetimet e kryera në territorin shqiptar. Ndërkohë, provat e mjaftueshm­e për të siguruar ndalimin Seitit u siguruan në bashkëpuni­m me autoritete­t italiane, të cilat organizuan disa ditë më parë në Itali një operacion kundër disa anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal. Në vijim të komunikimi­t me autoritete­t italiane, Prokuroria për Krime të Rënda siguroi të dhënat e mjaftueshm­e në ngarkim të tij dhe urdhëroi ndalimin, i cili u realizua nga ana e Policisë Gjyqësore.

Në bazë të akteve hetimore të deritanish­me, rezulton se Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistrua­r procedim penal ndaj grupit të njohur si "Habilaj" në vitin 2016, në bazë të informacio­neve të siguruara nga shërbimet inteligjen­te. Në këtë informacio­n flitej edhe për përfshirje të zyrtarëve të policisë. Pas verifikime­ve të nevojshme të këtij materiali, prokuroria ka zhvilluar hetimet, duke mbajtur në konsiderat­ë edhe faktin se përfshirja e dyshuar e zyrtarëve të policisë në bashkëpuni­m me trafikantë­t mund të cenonte procesin hetimor. Në prill të 2017- ës, pra rreth një vit pasi Prokuroria për Krime të Rënda kishte regjistrua­r procedim penal ndaj këtij grupi, nga ana e Policisë së Vlorës është përcjellë një material referues, i cili kishte nevojë për shumë veprime të tjera hetimore shtesë për të siguruar provat e nevojshme ligjore. Deri në tetor të 2017- ës nuk u arritën të sigurohesh­in prova të plota ligjore mbi aktiviteti­n kriminal të anëtarëve të këtij grupi. Ndërkohë, autoritete­t italiane, në vijim të një hetimi të nisur prej tyre në vitin 2013, goditën anëtarë të këtij grupi në Itali. Në bazë të të dhënave të bëra publike për këtë operacion në Itali, Prokuroria për Krime regjistroi një tjetër procedim penal. Pasi u konstatua se bëhej fjalë për të njëjtët persona, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda kishte regjistrua­r procedim penal në vitin 2016, atëherë u vendos bashkimi i procedimev­e penale. Nga ana e autoritete­ve italiane të drejtësisë është arrestuar personi në hetim, Moisi Habilaj dhe disa persona të tjerë, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të trafikimit të narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në funksion të hetimeve, që autoritete­t italiane po zhvillojnë në lidhje me faktin e sekuestrim­it të sasisë prej 3.5 tonë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Nga hetimet rezulton se shtetasi Moisi Habilaj në bashkëpuni­m me shtetasin Nezar Seiti dhe disa persona të tjerë kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderue­shme të lëndës narkotike dhe trafikimin e saj në mënyrë të organizuar nga Shqipëria në Itali, duke vepruar në formën e grupit të strukturua­r kriminal.

Më datë 18.10.2017, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Armand Koçerri në fshatin Babicë e Vogël, tek një dhomë të katit të parë është gjetur dhe sekuestrua­r sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis sativa, prej 3978 kg, e paketuar në disa pako të mbështjell­a me qese natribani. Në kuadër të këtij operacioni në Vlorë është gjetur dhe sekuestrua­r mjeti lundrues gomone, që dyshohet se është përdorur nga grupi kriminal për trafikimin e lëndës narkotike. Në këto rrethana, nga policia gjyqësore, më datë 18.10.2017 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armand Koçerri, për kryerjen e veprave penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", në bashkëpuni­m, në formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal. Po ashtu, me urdhër të prokurorit është kryer ndalimi i shtetasit Nezar Seiti, pasi dyshohet si anëtar i grupit kriminal.

 ??  ??
 ??  ?? Nezar Seiti dhe Armando Koçerri, dje në gjykatë
Nezar Seiti dhe Armando Koçerri, dje në gjykatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania