Gazeta Shqiptare

Opozita gati për protesta, Basha: Rama u dha garanci kriminelëv­e

Mbrojtja për Tahirin, kreu i PD: Kryeminist­ri po sakrifikon integrimin "A do ketë çmim për vëllain e Xhafajt?'

-

Opozita është gati të mbushë sheshet e Shqipërisë në rast se mazhoranca qeverisëse ditën e mërkurë do të shpëtojë nga prangat ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Të mërkurën parlamenti do të shqyrtojë dy raportet e Këshillit të Mandateve në lidhje me kërkesën e prokuroris­ë për të autorizuar arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mazhoranca ka autorizuar hetimin dhe kontrollin e banesës, por jo arrestimin. Ndërsa, opozita kërkon arrestimin e tij sipas kërkesës së Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Parlamenti do të duhet të shprehet me shumicë votash se cilin nga raportet do të mbështesë. Nisur nga ky vendim, burime brenda PDsë konfirmojn­ë se opozita do të nisë protestat pas së mërkurës, nëse lihet i pandëshkua­r Saimir Tahiri. Fillimin e protestave e paralajmër­oi edhe nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka sipas të cilit, "' rilindasit' kanë marrë urdhër të mbrojnë jo Tahirin, por Ramën. Ky është akti i fundit. Po u lejua, do të jetë edhe akti i fundit i drejtësisë dhe demokracis­ë në Shqipëri. Kjo nuk do të lejohet. Rama të bëhet gati për përballje. Përballja do të jetë pa asnjë kompromis dhe do të ketë vetëm një fund, atë të Ramës dhe klikës kriminale".

AKUZAT

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e akuzon kryeminist­rin Rama se në takimin me krerët e policisë i dha garanci publike krimit, duke sakrifikua­r integrimin e shqiptarëv­e. Sipas Bashës, qëllimi i daljes së Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë kishte për qëllim t'u jepte garanci publike kriminelëv­e se pavarësish­t ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt dhe interesat e krimit janë të mbrojtura. "De fakto - tha ai - qeveria ka rënë". Sipas Bashës, gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e Antimafies italiane. Basha akuzoi se Edi Rama ka rrëzuar policinë e vendit dhe po sakrifikon integrimin europian të Shqipërisë. "Qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t'u jepte garanci publike kriminelëv­e se pavarësish­t ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken. Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikoj­ë qeverisjen e vendit, integrimin europian, të ardh-

men e vendit, për të mbrojtur krimin", deklaroi z. Basha. Ai akuzoi më tej: "Në krah të Fatmir Xhafajt sot ( dje) Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëv­e në kërkim. Sa do t'ia vërë çmimin kokës së vëllait të minis-

trit të Brendshëm, që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine? Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund". Kreu i PD- së përmendi se: "Nuk ka tregues më të "Gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e Antimafias italiane. Atje do të gjeni të vërtetën e pacensurua­r dhe të patransfor­muar nga propaganda e Edi Ramës, e cila financohet nga paratë e drogës", tha z. Basha.

dhimbshëm se sa poshtë ka rënë policia e një vendi, se sa të shohësh drejtuesit më të lartë të policisë, të detyruar të dëgjojnë e mbajnë shënim me kokën ulur si memecë, çoroditjet e një njeriu që ka humbur çdo sens të realitetit dhe çdo kontroll të vetes".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje me drejtuesit e Policisë së Shtetit
Kryeminist­ri Edi Rama, dje me drejtuesit e Policisë së Shtetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania