Gazeta Shqiptare

Alibeaj: Rama i dha kohë Tahirit të zhdukë provat

"Pistat ushtarake u dhanë për avionët e drogës"

-

Deputeti

demokrat, En kelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Rregullore­s akuzoi dje mazhorancë­n dhe kryeminist­rin Rama se me mbrojtjen ndaj Saimir Tahirit i dha mundësinë që të zhdukë çdo provë që e implikon atë në trafikun e drogës. Ai tha se provat e prokuroris­ë ishin bindëse, por se PS e mbrojti me urdhër të Ramës, pasi në rënien e tij do merrte edhe kryeminist­rin. Sipas Alibeajt, provat e paraqitura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit janë jo vetëm bindëse, por tronditëse. "PS në Komisionin e Mandateve me urdhër të Edi Ramës nuk e la drejtësinë të funksionoj­ë. I dha kohë Tahirit të zhdukë çdo provë, në shtëpi dhe ministri. Pakti është që Tahiri t'ia hedhë pa u lagur që të shpëtojë Rama dhe të tijtë. Tahiri në rënien e tij do të merrte me vete edhe Ramën, për shkak të dëshmive dhe fakteve të rënda që ka për të. Edhe pse drejtësia italiane solli mijëra faqe, ai u mor sërish në mbrojtje nga Edi Rama. Historia është e thjeshtë, parlamenti gjykon vetëm legjitimit­etin dhe ligjshmëri­në e kërkesës, nuk pranon dhe gjykon prova, sepse

PROVAT

Shtyrjen e heqjes së imunitetit ndaj ishministr­it Tahiri, Alibeaj e quajti si mundësi që i dha Rama atij për të zhdukur provat, ndërsa bëri thirrje: "Shqiptarët nuk kanë çfarë të presin më për të marrë në dorë fatet e tyre".

nuk është gjykatës. Në asnjë ligj nuk është thënë që duhet të paraqiten prova. Parlamenti gjykon politikish­t dhe jo si gjykatë. E vërteta e Saimir Tahirit është se në dijeninë e plotë të tij me bekimin e Edi Ramës ishte kapiteni i narkoshtet­it. Ai u bë ministër i Brendshëm nga Rama si garanci për kriminelët", deklaroi deputeti i PD- së.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania